Meta: Bashkëpunues me Ramën, përplasjet ia kam lënë së shkuarës

Guest2

Antarë i Respektuar
Meta-ne?-Kuvend-jpg-701x421-701x421-701x421.jpg


Ilir Meta u rrëfye në Top Story, fill pas ceremonisë së inaugurimit të tij si president.


Për një nga detajet që la përshtypje, siç ishte mungesa e bashkëshortes së tij edhe në foton e parë zyrtare të familjes presidenciale, Ilir Meta tha se është një qëndrim personal, që tregon edhe pozicionin e ardhshëm të institucionit që ai do të drejtojë.

“Monika ka bërë zgjedhjen e saj publike. Kur unë jam zgjedhur president, ajo është zgjedhur nënkryetare e LSI, për të qenë një politikane aktive. Ndaj unë besoj se pozicioni i saj dhe paraqitja e sotme, janë një mesazh i qartë se presidenti dhe presidenca nuk mund të përfitohen nga askush, përfshirë për qëllime të caktuara politike”, u shpreh Meta.

Marrëdhënia e acaruar e Ilir Metës dhe Edi Ramës, gjatë fushatës elektorale, tashmë sipas presidentit të ri, i takon së shkuarës. Ai zotohet se do të bashkëpunojë me çdo aktor politik, përfshirë edhe Ramën.

“Ato kanë qenë raporte që i takojnë së kaluarës, tani unë jam i hapur për raporte të reja, institucionale, bashkëpunimi, pa asnjë lloj paragjykimi. Mund të them që bashkëpunimi im si kryeministër, me presidentin e atëhershëm Rexhep Meidani, ka qenë i shkëlqyer. Së dyti, unë jam bashkëpunues me të gjithë dhe padyshim që do të jem me kryeministrin Rama, çdo qeveri e çdo parti të opozitës. Kjo është detyra kryesore e presidentit, të punojë për unitet, në interes të vendit dhe qytetarëve”, deklaroi Meta.

Ai thotë se tashmë si president, edhe LSI do ta shikojë si çdo forcë tjetër politike. I pyetur nga Sokol Balla për bllokime të mundshme të ambasadorëve në të ardhmen, apo mos dekretim të ministrave të caktuar, në shtator, ai tha se do të veprojë sipas kushtetutës, ndërsa theksoi se as nuk do t’i bëjë fresk qeverisë dhe as do e bllokojë atë.

“Do të përmbush gjithë detyrimet e mia kushtetuese, në mënyrën më korrekte dhe sigurisht që duhet të presim konstituimin e parlamentit të ri”, tha Meta.
Top-Channel
 
Back
Top