Një femër 36 vjeçare nga Mitrovica është arrestuar pasi i ka treguar armën një mashkulli, i cili kërkonte nga ajo t’i lironte banesën. Pas arrestimit, ajo është liruar në procedurë të rregullt nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. E dyshuara është mësuese e gjuhës angleze dhe jep mësim privat
Askund nuk shkon pa revole. As kur jep mësim për nxënësit që duan ta mësojnë anglishten. Revolen “Ekol” mësuesja Valbona Peci e kishte me vete edhe të mërkurën kur kishte përfunduar mësimin privat me nxënësit. Sikur ta dinte se 34 vjeçari do t’i hynte në zyrë ku edhe do të kërkonte nga ajo që t’ia lirojë banesën në të cilën banonte. “Ashtu ishim marrë vesh”,i kishte thënë personi mësueses Valbona.
Duke mos duruar presionin e tij, mësuesja e anglishtes e hapi çantën dhe revolen e nxori mbi tavolinë. “Unë kam revole, ki kujdes çka po flet. Fol tash nëse guxon me fol. Pa këtë unë nuk shkoj kërrkund”,ishin fjalët që Valbona ia kishte thënë personit. Ky i fundit, tejet i frikësuar, menjëherë e ka lajmëruar policinë duke e paraqitur rastin si kanosje ndaj tij. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar mësuesen dhe e kanë dërguar në stacionin policor për t’i marrë deklaratën.
“Sipas deklaratës së ankuesit, e dyshuara thuhet ta ketë kanosur me armë, pasi të njëjtit kishin filluar një zënkë verbale për shkak të mospërmbushjes së një marrëveshjeje në mes tyre rreth një çështje pronësore”, thuhet në komunikatën zyrtare të Policisë nga rajoni i Mitrovicës./EXPRESS