Mesoterpia(është teknikë mjëksore që përdoret kryesisht në dermatologjin estetike,,)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mesoterapia është një teknikë mjëksore, shume e përhapur kohët e fundit që përdoret kryesisht në dermatologjinë estetike

Shiko fotografinë 1729175
Përdor inxheksione të cilat futin brënda lëkurës ilacë të ndryshme, në zonat lokalizohet problemi.

Qëllimet e saj janë rinovimi i lëkurës (fytyrë dhe trup) korrigjimi I lipodistrofisë dhe celulitit, mjekimin e alopecisë (rënies së flokëve), keloideve dhe cikatriceve hipertrofike. Megjithëse mesoterapia përdoret për mjekimin e disa sëmundjeve dermatologjike, ortopedike, neurologjike, vaskulare etj, aplikimi me I madh I saj mbetet dermatologjia estetike për shka të rezultateve të besueshme në këtë fushë.

Sot mesoterapia është e përhaur në të gjithë botën.
Pak nga historia e mesoterapise.

Megjithëse Dr. Mishel Pistor filloi të përdorte mesoterapinë në Francë në vitin 1952, ishte Antua Fransua në vitin 1973 që vuri re veprimit terapeutik të një ilaci I cili injektohet ne lëkurë. Në vitin 1964 Dr. Pistor themeloi Shoqatën Franceze të Mesoterapisë e cila u njoh nga Akademia mjeksore Kombëtare e Francës në vitin 1987. dhe për 4 vjet arrit 1600 antare në 1991.
Përdorimi i mesoterapisë në dermatologjinë kozmetike.

Në fillim mesoterapia përdorej në dermatologji për të injektuar kortizon në lëkurë në sëmundje të ndryshme. Kështu në krahasim me kremrat dhe pomadat e përdorura lokalisht me mesoterapinë kemi veprim më të mirë sepse ilaçi vendoset shumë saktë ne vendin e sëmundjes, vendoset sasi e vogel e tij, pakësojmë kështu efektet anësore dhe kemi një veprim më të gjatë sepse mbetet në lakurë për një kohë më të gjatë. Parimi I mesoterapisë është “pak, rrallë dhe në vendin e duhur”

Përdorimi i saj u rrit shumë me futjen e saj në kozmetikën dermatologjike. E mbështëtur në të njëjtat parime rezultatet e sja janë më të mira se kremrat kozmetikë. Lëkura është një barrierë gjysëm e përshkueshme. Kështu që nuk lejon sasinë e kremit të përdorur në të të arrijë në thellësinë e duhur të lëkurës dhe të arrijë përqëndrimin e novojshëm të saj për të dhënë rezultain e kërkuar. Kështu nëpërmjet inxheksioneve ne shmangim të gjitha këto vështirësi duke marrë rezultatin që deshirojmë.

Për këto arsye ne e përdorim në alopecitë (jo në ato cikatricialet), në keloidet dhe cikatricet, në rinovimin e fytyrës, në rrënien e lëkurës, të fytyrës dhe trupit, në celulit dhe ne lipodistrofitë etj.

Në varësi të problemit ilacet që përdoren janë të ndryshëm. Zakonisht përdoren përzjerje vitaminash, acidit hialluronik, aminoacide, enzima që nxisin metabolizmin e lëkurës etj.


Përdorimi në fytyrë.

Në rinovimin e fytyrës perdoret në rastin e lëkurave të plakura në shkallët e vogla dhe të mesme të fotoplakjes, në lëkurën pa shkëlqim, varjen e hkallës së parë dhe ne fytyrat e dehidruara. Pë rte kupruar se si veprojnë ilacet e meoterapisë ne po ndalemi tek acidi hialluronik. Acidi hialluronik është në përqëndrime te ulta jo sin ë rastin e Fillers (mbushësve). Një molekulë e acidid hialluronik tërheq dhe mba 1000 molekula uji. Futja e acidit hialluronik në lëkurë me inxheksione dhe qëndrimi I gjatë I tij në lëkurë tërheq dhe mban një sasi uji 1000 herë më të madhe se sasia e tij duke hidratuar lekurën ne mënyrë fisiologjike dhe shumë herë më tepër se të gjithe kremrat hidratantë që mund tq vendosim në lëkurë.E njëjta gjë ndodh edhe me përbërësit e tjerë të cilët mund të jenë edhe tek kremrat. Përbërësit e mesoterapisë mund të jenë në shishe të gatëshme ose mund të kombinohen nga mjeku në varësi të nevojave të lëkurës sezonit dhe dëshirave për rinovim. Rezultati do të jetë shkëlqimi, tonizimi I indeve, hidratimi I lëkurës dhe lëkura funksionon si me moshë më të re.


Si realizohet mesoterpia dhe a ka efekte anësore ?

Mesoterpia realizohet me dorë duke bërë inxheksioni ose me mekanizëm në të cilin vendoset shiringa. Mekanizmi bën të mundur bërjen më të shpejtë të mesoterapisë. Aget që përdoren janë të trashësisë dhe gjatësisë së ndryhmë sipas indikacionit. Kështu kur bëjmë rinovim aget mund të jenë më të shkurtëra se sa në mjekimin e celulitit etj.

Kuptohet se duhet të dihet në qoftë se personi merr ilace si për shembull aspirinë e cila mund të ndikojë në mosmpiksjen e kollajtë të gjakut dhe mbetjen e shenjave për disa ditë. Kur lëkura ka probleme ose sëmundje lëkure duhet të diskutohen më pare me mjekun deramtolog.

Efektet anësore janë të pakta dhe më të shumtat kalojnë shpejt. Mund të kemi një ënjtje të lehtë, kruarje, të cilat kalojnë brënda pak minutash. Mund të ndodhë sidomos në fytyrat e bardha të kemi ekimoza të lehta ose në raste të rralla alergji nga ndonjë lëndë që përdoret. Megjithkëto kur bëhet nga mjekë specialistë dhe kur ruhen rregullat e aplikimit të metodës është një metodë shumë e sigurt dhe rezultative.


ا’farë kujdesi duhet të tregojmë mbas saj ?

Personi që I është nënshtruar terapisë është mirë të mos qëndrojën ne diell, të mos bëjë banjo të nxehtë, të mos veshë rroba të ngushta mbas mesoterapisë për celulitin, dhe të mos bëjnë fizikoterapi dhe ionismo deri në 24 orë pas aplikimit.
B.ikub.al
 
Back
Top