Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

MESONJETORJA E PARE,aty ku nisi te mesohej shqipja.

korca%20abc.jpg

Nje shekull e dy dekada udhe e gjate per shkronjat qe i japin fytyren kombit.


REPORTAZH

Ne Korce, aty ku u themelua shkolla e pare e shqiptareve. Veshtrim ne objektin historik, tashme germadhe, qe perballe kujteses se forte kombetare, sfidohet me shkaterrimin e kohes, shperfillur ca me fort nga autoritetet. Sepse ciceronet se paku duhet te jene krenare teksa u flasin turisteve nga vendi dhe bota, per perpjekjet e paepura atdhetare, “per pakez drite”

KORCE - Plot 120 vjet udhe te gjate dhe histori, duket se nuk jane pak per nje komb, i cili ka luftuar per germat e tij te dashura, per gjuhen pa te cilen nuk do te kishte as identitet, e thene ndryshe nuk do te ekzistonte. Dhe kete mundesi shqiptareve dhe kombit te vogel ne zemer te Evropes ia kane dhene patriotet e shquar korcare, por edhe nje qytet pa te cilin dhe vete Shqiperia do te humbte dimensionin e saj. Korca, qyteti qe shtrihet ne skajin me juglindor te Shqiperise, nuk mund te kishte kuptim pa Mesonjetoren e Pare Shqipe. E ndodhur si per rastesi apo kushedi se cfare ne qender te Korces, kjo ndertese dykateshe e mbushur me shume histori, ka me shume se nje shekull qe flet. Ajo pershendet banoret e qytetit te saj, por dhe eshte kujtesa e tyre me e forte. E gjendur mes nje triptiku qe duket se tashme eshte prishur, perballe shtepise se patriotit Themistokli Germenji dhe shtepise se Mihal Gramenos, qe duket se ka ndryshuar format, kjo mbretereshe e vetedijes sone ka kaluar permasat e nje muzeu me te cilin identifikohet nga ciceroni.

Muzeu... muzè

Muzeu Kombetar i Arsimit ka nje histori te gjate te mbushur me perpjekje, madje dhe me gjak nga patriotet e njohur te ketij qyteti, te cilet e kthyen ate ne nje qender ku do te mesohej, kendohej dhe lexohej vetem shqip. Ne te kundert, edhe keto rreshta qe ne i shkruajme per te, nuk do te ishin nese nuk do te ishte kjo shkolle, por dhe ata njerez qe bene gjithcka per te na dhuruar gjuhen tone. E keshtu pra, nese te bie rasti te vish ne Korce, nuk mund te rrish indiferent pa vizituar Mesonjetoren e Pare Shqipe, pasi ajo te ndjell vete dhe te fton ta shohesh dhe te prekesh ate histori te ngjizur me sakrifica dhe me gjak, me te cilen u blatuan germat prej tunxhi te shqipes sone. Nje ciceron gjendet shpeshhere aty, ndonese jo me kete deshire dhe pasion qe te zgjojne ditet e marsit, qe duket se i dedikohen me shume madheshti kesaj historie te madhe jo vetem te Korces. Korca e agimeve te medha, me 7 mars te ketij viti ka nje jubile te madh, perkujton 120-vjetorin e celjes se shkolles se pare shqipe.

Pak histori per shkronjat…

Edhe shkronjat kane pasur fatin e tyre, sidomos shkronjesit e tyre. Shpesh keto shkronja kane ndjere ngrohtesine e gjakut te atyre qe i krijuan ose hidherimin e helmit qe ka marre jeten e atdhetareve te medhenj. Nje nga monumentet e gjuhes se pavdekshme shqipe eshte dhe i madhi Petro Nini Luarasi, i cili ka qene dhe drejtori i pare i shkolles shqipe ne Korce, pasi u mesoi gjuhen kolonjareve. Lindi ne fshatin Luaras te Kolonjes, dhe ishte biri i nje muratori. Ishte nxenes ne shkollen e Qestoriatit te Koto Hoxhit. Punoi si mesues ne fshatrat e Kolonjes, ku u mesonte femijeve fshehurazi gjuhen shqipe. Me 1887 hapi ne Erseke shkollen e pare shqipe dhe me pas, ne 1892-1893 shkollat shqipe ne krahinat e Kolonjes e te Vakefeve. Punoi si drejtori i Mesonjetores se Pare Shqipe ne Korce dhe me vone ne shkollen e Negovanit, 1909-1911 ne emigracion ne Amerike. Mori pjese aktive ne levizjen kombetare. Ishte nismetari i shoqerive patriotike “Mall i memedheut” dhe “Pellazgut”, i krijimeve te fshehta te komiteteve per lirine e Shqiperise. Per veprimtarine e tij politike, vdiq i helmuar nga xhonturqit dhe patriarkana e Stambollit. Ne te gjithe vepren e tij trumbetohej ideja e bashkimit per lirine e Shqiperise, pavaresisht nga besimi fetar.

Muzeu dhe vizitoret

Shkolla e Pare Shqipe terheq gjithmone vizitore ne cdo stine te vitit. Vitin e kaluar u kthye ne nje mode per shqiptaret pertej kufijve nga Maqedonia dhe Kosova, te cilet jane mrekulluar me dokumentet historike dhe gjithcka kane gjetur ne kete ndertese, sot 120-vjecare. Nga 1 marsi, duket se vizitat ne kete muze kane shperthyer, duke pasur nje “bum” te vertete. Te gjitha shkollat e qytetit jane angazhuar te sjellin nxenesit e tyre per t’u njohur me kete pjese te cmuar te historise qe merr permasa te medha jo vetem per Korcen. Nderkaq, dy shkolla te njohura nga kryeqyteti do te jene dhe mysafiret e vegjel mes te shumteve, qe do te jene prezente ne Korce per te festuar me madheshti nje feste te jashtezakonshme.

Irena Vreto


n55805011_30218637_3960.jpg
 
Hmmm me vure ne mendime Bledi ;)
 
Jo more te dal nje xhiro po pata kohe :D
 
ja dhe disa foto te tjera nga brenda muzeut bere diten e festimit te 121 vjetorit te krijimit te shkolles se pare shqipe ne shqiperi.

posteri i ekspozites:
121 vjet mesonjetore.jpg
dhe foto nga nxenesit e pare,mesuesit e asaj kohe dhe abetaret e para shqip

dsc02857rr3.jpg

dsc02852br1.jpg

mesonjetorja.jpg

dsc02860wv2.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back