Mësoni domethënien e datës kur keni lindur

Për të lindurit në datën 7 të cilitdo muaj

Keni natyrë të qetë dhe jo të imponueshme, përgjithmonë të interesuar për përmbajtje më të thella dhe më të fshehta të jetës sesa për manifestimet e saj sipërfaqësore. Me të gjitha, lini përshtypjen e personalitetit kreativ serioz dhe studimor. Pak njerëz ju njohin në të vërtetë, se ju nuk e tregoni zemrën tuaj dhe ndjenjat. Jeni të prirë ndaj misticizmit dhe ndaj mësimeve të Lindjes, si dhe ndaj arteve të bukura.

E injoroni botën materiale, fizike, dhe besoni se shpirti dhe shpirtërorja janë mbi të gjitha. Jeni ëndërrimtar të mëdhenj dhe poetë të jetës. Shtatë është numër i mistikëve dhe okultistëve
 
Për të lindurit në datën 6 të cilitdo muaj

E tërë jeta juaj është vargan hapash progresivë, meqë nga çdo përvojë nxirrni mësime të dobishme. Ju mësoni në çdo hap dhe me secilin hap arrini kokërr të re urtie, duke përforcuar karakterin tuaj e duke fuqizuar individualitetin tuaj. Jeni shumë të dhënë pas familjes dhe shtëpisë, dhe njëra nga ëndrrat tuaja më të dashura është që t’i lumturoni ata që i doni.

Keni dëshirë t’i pranoni detyrimet që priten nga ju, të cilat vërtet janë të shumta. Puna dhe harmonia në jetë për ju janë shumë të rëndësishme, dhe ju e gjakoni rivënien dhe mbajtjen e tyre.


Besoni se dashuria mund të dominojë mbi të gjitha, se me dashuri ngadhënjehet mbi të gjitha, dhe ky besim tërësisht ju shpërblen dhe ju udhëheqë në jetë.
Pasqyrohem tek ky përshkrim 10000%
 
Për të lindurit në datën 15 të cilitdo muaj

Shtëpia, familja, miqtë nga rrethi i atyre që i doni, ju pengojnë në njëfarë mënyre, por në instancën e fundit kjo nuk ju pengon. Problemet e natyrës juridike dhe të arsimimit ju interesojnë posaçërisht. Mund të jeni orator i shkëlqyeshëm, ligjërues, shkrimtar apo spiker. Idetë tuaja origjinale mund të ju sjellin sukses në punë, sepse jeni si rrallë kush të durueshëm, rezistentë, të qëndrueshëm. Bukuria në trajta të ndryshme është shumë e rëndësishme në jetën tuaj, prandaj edhe keni vënë ekuilibrin në mes të shqisores dhe shpirtërores, konkretes dhe abstraktes.

Ndjenja fort e shprehur e detyrimit mund të ju pengojë në gjetjen e lumturisë suaj personale. Ju më me dëshirë iu ndihmoni të tjerëve, por ruajuni që joegoizmi juaj të mos e kufizojë dhe pengojë zhvillimin e potencialeve tuaja intelektuale dhe shpirtërore. Jini të dashur dhe joegoistë, por jo përtej kufijve të cilët mund t’i përballoni



Pajtohem plotsisht😝
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top