Ado
FISEBILIL-LAH
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike në Kosovë, Ministria Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë ka marrë vendim që mësimi për gjysmëvjetorin e dytë të shtyhet deri me datën 19 janar 2009.
Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit – siç bëhet e ditur në vendimin MASHT-it të nënshkruar nga ministri Enver Hoxhaj - është marrë në bazë të kërkesave të drejtorive komunale të arsimit nga qendra të ndryshme të Kosovës, pasi që këto ditë në tërë territorin e Kosovës po mbretëron mot i ftohët dhe kushtet atmosferike nuk janë të favorshme.
Vendimi vlen për të gjitha shkollat e arsimit para-universitarë të Republikës së Kosovës, ndërsa plotësimi i orëve të humbura gjatë kësaj kohe do të bëhet në fund të vitit shkollor 2008-2009.
Siç dihet, sipas kalendarit shkollor, mësimi është dashur të fillonte me datë 12 janar 2009. /Telegrafi/