Mesila Doda: Dikush i thotأ« Maqedoni, dikush FYROM, unأ« i them ILIRIDA

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Deputetja e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet në Kuvendin e Shqipërisë Mesila Doda sot ka goditur nga Dibra - ajo Maqedonisë i thotë ILIRIDA.

“Do të them dy fjalë për një krahinë që më rrinë fort në zemër, është vëndi karshi, Ilirida, krahinë e moçme shqiptare, që edhe emrin sot ia kemi harruar. Dikush i thotë Maqedoni dikush i thotë FYROM ne e ripërsërisim: ILIRIDA” u shpreh sot Mesila Doda në Peshkopi.

Deputetja e porositi presidentin maqedonas Gjorge Ivanov që të mos i kërcënojë shqiptarët e Maqedonisë me ushtri, ngase edhe ata kanë bij që do të kapin armët për të mbrojtur vëllezërit në Iliridë, duke përmendur ushtarët e UاK-së në Sharr dhe mesazhin e tyre të djeshëm se janë të gatshëm të mbrojnë bashkëkombasit në rast të rrezikimit të sigurisë së tyre.

"Ne sot u themi: Nuk jeni vetëm, Shqipëria është me ju! Shteti amë do t'ju përkrahë pa asnjë dyshim", porositi Doda.

Në vazhdim videoja e plotë e fjalimit të Dodës në Dibër të Vogël kushtuar Maqedonisë.Lajmi i Fundit - GazetaExpress
mesila-doda_1489322897-4404665.jpg
 
Back
Top