Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Meshkujt dëshirojnë që minifundet, xhinset me shtrat të ulët, dekoltetë dhe pantallonat e shkurtra të ndalohen nëpër zyra pasi janë tepër shpërqendruese.

woman-mini-skirt-office-horiz.jpg

Ky ishte përfundimi i një studimi të bazuar mbi anketimin e një kampioni meshkujsh, rezultatet e të cilit u publikuan të hënën në të përditshmen britanike “Daily Mail”.

Sipas studimit, të paktën një e treta e meshkujve dëshirojnë që këto veshje të eliminohen, pasi e kanë të vështirë të punojnë pranë një kolegeje të veshur në mënyrë të tillë provokuese.

Në vendin e parë në listën e veshjeve që të anketuarit renditën si të papranueshme jane pantallonat e shkurtra, për të cilat vendosin “veton” 32%, ndjekur nga veshjet e leopardit, me 30%.

Dekolteja, gjithashtu rezulton shpërqendruese dhe e papranueshme për 27% të meshkujve, ndjekur nga minifundi, problematik për 24%.

I njëjti studim, i realizuar tek femrat, dha rezultate edhe më të thella. 52% e punonjëseve në Britaninë e Madhe mendojnë se mbajtja e minifundeve nga ato vetë është joprofesionale, ndërsa dy në tre femra vihet kundër kolegëve meshkujt që paraqiten në vendin e punës me pantallona të shkurtra në verë.
topchanel

C'mendoni te nderuar antar/e..:)) ne lidhje me kete ceshtje,,diskriminim ndaj femres,,paragjykim,,apo moralizem pune dhe normalitet..?
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Mendoj se kane marre nje vendim shume te drejte :D
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Te shkretet sa vuajne....eshte kaq veshtire te mbajne veten nenkontroll!
 
Te shkretet ? E ke provur ti ndonjehere ? Ke qene mashkull perpara ?
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Une ju qava hallin, apo s'ju pelqen kjo gje?

Qaja hallin vetvetes, sepse i din meta punet e veta, thote populli. Mjafton t'ja dini hallin vetes tuaj, dhe t'ja qani vetes hallin, te tjereve nuk eshte nevoje, kur nuk mundeni hallin tuaj ta qani :D
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

C'mendoni te nderuar antar/e..:)) ne lidhje me kete ceshtje,,diskriminim ndaj femres,,paragjykim,,apo moralizem pune dhe normalitet..?

Kjo ceshtje eshte diskriminim ndaj meshkujeve se ! Sepse meshkujt jane ata te cilet po pesojn dhe sprovohen . Kurse sa i perket punes se morales , dhe normalitetit , veshja e motrave te nderit dhe veshjave Islame jane te kunderta me kete veshje . Ajo cka quhet morale dhe normale eshte ajo veshje natyrisht e ketyre moterave , kurse veshja me minifunde e te ngjasheme me to , kuptohet po eshte e kundert me veshjen e tyre .
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Qaja hallin vetvetes, sepse i din meta punet e veta, thote populli. Mjafton t'ja dini hallin vetes tuaj, dhe t'ja qani vetes hallin, te tjereve nuk eshte nevoje, kur nuk mundeni hallin tuaj ta qani :D

Une s'kam pse ti qaj hallin vetes, kur nuk me prek personalisht kjo problem as nga ana qe vuaj kur shoh femra me mini, e as nga ana ti perdor vete te provokoj njerzit me zemer te dobet e shikim te mpreht.
Keshtu qe, ja lejoj vetes, t'ju qaj juve hallin, qe jeni ne nje vuajtje pa limit.
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Diskriminimi ndaj meshkujve rezulton nga fakti qe ata smund te veshin mini ( dmthn pantallona te shkurtra ne pune/zyra oficiale gjate orarit punes?!)?
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Une mendova se ishte gje e mire, nga 8 ore pune pak clodhje syri duhet l-ol
Justifikime koti... te vishen si te duan : )
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Une s'kam pse ti qaj hallin vetes, kur nuk me prek personalisht kjo problem as nga ana qe vuaj kur shoh femra me mini, e as nga ana ti perdor vete te provokoj njerzit me zemer te dobet e shikim te mpreht.
Keshtu qe, ja lejoj vetes, t'ju qaj juve hallin, qe jeni ne nje vuajtje pa limit.

lollollol sa kame qesh me kete me te kuqe zina hahahah vuajtje pa limit....... aman moj ku ta marr te jete vuajtja e tille:p:p...................

tani sa i perket temes eshte preference e secilit e atij qe vesh minifund dhe ''spektatorit'' qe sheh ne menyre apo ne nje tjeter .......
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Kush qe ky qe tha kte gje , un them ti heqin fare , po ku ka me bukur se te shijosh shalen e bukur dhe te lemuar te femres , per mu ai cast me shplodh mendjen dhe me frymezon per pune .Jo po ikni e pini kafe me u relaksu pfff shifni mer shal e e ngopni synin , se do plakeni e keni me u bo manjak se skeni pa .
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Po te ishte motra e dikujt objekt qe te tjeret t'i shfryejne epshet e tyre duke shiquar ate, ndryshe do ishte muhabeti.
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Jam shumë dakort mos të lejohen në vende pune.. dhe pajtohem plotësisht me këtë..

Vendi i punës nuk është as disko, as paradë mode, dhe as vend ku të shprehin bukurinë e shalëve të tyre femrat ..

اdo gjë kërkon vendin e vet..
 
Nje mik i imi ishte ne Paris, atje jeton. Erdhi gjate veres ne Prishtine. Kur pa ca goca se si vishen edhe ne pune, me tha: Ketu, nqfs te shohin keshtu te veshur, te pyesin vetem per cmim, sa e ke "sahatin" !
 
Keto femra te veshura ne kete menyre , shkojn ne pune per te punuar 8 ore ! apo per ta siguruar edhe ndonje ore pune pas orarit ?
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Nje mik i imi ishte ne Paris, atje jeton. Erdhi gjate veres ne Prishtine. Kur pa ca goca se si vishen edhe ne pune, me tha: Ketu, nqfs te shohin keshtu te veshur, te pyesin vetem per cmim, sa e ke "sahatin" !

Shiko se di ku i ka parë apo cfarë zanati kanë patur.. por të flas psh për punën time nuk do mundesha kurrë të vishja një minifund, apo gjokset jashtë, sepse të tillë pune kam që kam kontakt të madh me klientelën dhe smë lejohet të jem provokative .. shumica këtu, edhe pse i tolerojnë se mohoj, nuk e këshillojnë veshjen provokative në punë.. dhe ka ndodhur biles raste që kanë punësuar një femër pa ditur sesi ajo do të vishej dhe cfarë dëme do i sillte firmës .. duke parë që ne kasën e saj dmth shitëse, kalonin cunat veç për të parë gjokset e saj, nga sipër kasës, dhe duke arritur dhe në sherre e sipër.. e kanë pushuar nga puna duke u bazuar, në dy mujorshin e provës në punë pasi të bënin kontratën, në mënyrë që mos të kishin probleme më vonë për diskriminim veshjeje ..

Në përgjithësi nuk është e këshillueshme në asnjë vend dhe shumica që unë kam parë kanë veshje korrekte në punë ashtu si dhe disa firma kanë dhe uniforma për evitimesh problemesh të tilla...
 
Redaktimi i fundit:

Po ketu e kane diskriminuar ate, pikerisht per punen e veshjes.
Nqs vendi i punes nuk ka imponuar nje uniform, nuk ka faj e punesuara.
Jo te gjitha femrat e kane nocionin e minifundit apo dekoltese njesoj. Nqs disave ju duket mese normale te kene dekolte apo mini ( 15 cm fund), per te tjerat mini mund te jete fund mbi gju.
Por vendi i punes, kur ben kontraten duhet te nenvizoj qe veshja/uniforma eshte e detyrueshme.
Kur i jep dore te lire njeriut, pritu ne cdo gje...
Nqs i ve "dress code" atehere ke te drejte ta heqesh nga puna nqs e shkel vendimin tend.
 
Absolutisht jo përderisa ishte bërë e ditur në intervistën e punës veshja korrekte .. të cilën disa nuk munden ta mbajnë dot..

Në kontrata nuk mund të bëhet dot sepse del diskriminim ndaj femrës.. dhe do ketë shumë greva apo manifestime për këtë.. ndaj mënyra që zgjidhet është gjatë intervistës së punës ku bëhen të qarta disa pika rregullash .. dhe dy muaj provë kot nuk janë vendosur në ligjin e punës.. për të parë punën dhe cdo gjë që drejtorit të një firme i duhen ..
Askush nuk do në punë dikë që i sjell humbje apo probleme me klientelën kjo është e qartë..

Unë personalisht sdo pranoja në punë një femër me dekolte apo ti duken të gjitha pjesët e trupit jashtë ..

Jam antifeministe? Jam diskriminuese? Jam xheloze?
Aspak shikoj të mirën e firmës, që më ka dhënë atë vend që kam.. Shikohet cdo gjë me llogjikë cfarë të mire dhe të keqe i sjell kjo cështje firmës etj etj..
Nëse nesër do të ndodhin sherre apo diçka kush e mban përgjegjësinë?
Sigurisht ne përgjegjësit ;)..

Më quani ctë doni, por se shikoj korrekte një veshje të tillë në punë .. puna është punë, si e kam thënë dhe më sipër, nuk është vend për të bërë njohje për takime apo se.ks.. nuk është vendi qejfi por pune ..
 
Sa delikat keta meshkuj :D (te studimit e kam fjalen), me pak fappp iku kokrra e grurit :p
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Sipas studimit, të paktën një e treta e meshkujve dëshirojnë që këto veshje të eliminohen, pasi e kanë të vështirë të punojnë pranë një kolegeje të veshur në mënyrë të tillë provokuese.

Kjo tregon se meshkujt nuk kan mendjen te puna kur ka femra aty te punsuara..
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Absolutisht jo përderisa ishte bërë e ditur në intervistën e punës veshja korrekte .. të cilën disa nuk munden ta mbajnë dot..

Në kontrata nuk mund të bëhet dot sepse del diskriminim ndaj femrës.. dhe do ketë shumë greva apo manifestime për këtë.. ndaj mënyra që zgjidhet është gjatë intervistës së punës ku bëhen të qarta disa pika rregullash .. dhe dy muaj provë kot nuk janë vendosur në ligjin e punës.. për të parë punën dhe cdo gjë që drejtorit të një firme i duhen ..
Askush nuk do në punë dikë që i sjell humbje apo probleme me klientelën kjo është e qartë..

Unë personalisht sdo pranoja në punë një femër me dekolte apo ti duken të gjitha pjesët e trupit jashtë ..

Jam antifeministe? Jam diskriminuese? Jam xheloze?
Aspak shikoj të mirën e firmës, që më ka dhënë atë vend që kam.. Shikohet cdo gjë me llogjikë cfarë të mire dhe të keqe i sjell kjo cështje firmës etj etj..
Nëse nesër do të ndodhin sherre apo diçka kush e mban përgjegjësinë?
Sigurisht ne përgjegjësit ;)..

Më quani ctë doni, por se shikoj korrekte një veshje të tillë në punë .. puna është punë, si e kam thënë dhe më sipër, nuk është vend për të bërë njohje për takime apo se.ks.. nuk është vendi qejfi por pune ..

Nqs i eshte bere e qart ne momentin kur u punesua, qe veshja serioze ( pra kostum, apo dicka e vendosur nga ju kemishe me pantallona, apo fund nen gju psh) jam dakord, kjo eshte puna, do pershtatu, nuk do...gjej tjeter.
Por kjo vlen nqs e punesuara eshte e njoftuar per regullat.

Veshja duhet ti pershtatet vendit dhe momentit te dites ( sic dhe linjave qe ke...).
Por skane pse te dalin sherre aq kohe sa ju keni uniforma.... E ky nuk mund te quhet diskrimin nqs jane te njoftuara qe ne momentin qe nis punen ( pra ne momentin qe ti firmos, pranon automatikisht dhe regullat e firmes/kontrates)
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Eshte me gallat femra me tesha pune ;)
 
Pe: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Mua sme duket dicka gabim,pasi vendi i punes eshte institucion qe duhet te kete nje kod etik ne veshje dhe mirembajtje...Edhe ne punen time kemi uniforme,kemi rregulla te caktuara ku nuk lejohet tualeti i teper,unaza te medha,vathe te medhenj,floke ekstravagante e shume te tjera...Kjo eshte dhe edukate e njeriut dhe vete respekt i punes dhe kompanise ku punon...Tani nese meshkujt e kane nxjerr kete gje se tundohen,e jo se i duket dicka e duhur per nje institucion atehere ti bijne vetes mrapa...
 
Pe: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Zakonisht un jam e para qe i shof... po ishin te bukura, me zor qe i heq syt ahhahahaha
rendesi ka mos te jen shum vulgare... nuk e shoh si nje problem kaq te madh.
Nje gje vetem... mos ti dalin breket kur ulen sepse nuk egziston dicka qe me acaron me shume nervat.
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Sipas mendimit tim, femra ne pune duhet te vishet me stil, dhe te jete sa me e qete. Eshte e vertete se meshkujt nuk rrine ne nje vend, nese femra vishet ne ate menyre. Por nese ne vendin e punes, kerkohet te jete atmosfere serioze, atehere femres, mund t'i jepen udhezime si t'i pershtatet asaj situate. Kjo varet prej femres, dhe rreth pyetjes;- sa serioz eshte per te vendi i punes??. Ne te kundert ajo s'ka faj. Kjo ka lidhje me vendin ku punojne, ne zyre ose diku tjeter. Por edhe meshkujt nga ana e tyre s'rrine rehat.

Njerezit jane te ndryshem, secili ka interesa te ndryshme, nese duan ta ruajne vendin e punes, qofshin femra ose meshkuj, le te jene korrekte.
 
Pe: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Varet nga profesioni i femres,tjeter te jesh ne nje zyre si sekretareshe qe do e njefare pamje apo veshje me stil e tjeter te jesh pastruese,per meshkujt qe s'munden te rezistojne problemi i tyre...Te mos i hedhin syckat shume :p
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Te mos i hedhin syckat shume

Kudra qe qon bisht, i shkon qeni permas, perndryshe kurr si shkon
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

une them se te gjitha keto femra duhen denuar nga 1 deri ne 10 vjet burg per joshje te meshkujve ,sepse meshkujt jane shume delikate dhe mund tu shkaktohet atak ne zemer ,tension si dhe ndonje fenomen tjeter i papelqyeshem .Po sikur te dilnin meshkujt me provokime si femrat cfare do behesh??Direkt ne burg do na fusnin.E shikoni ca diskriminimi !!!Vetem femra nuk demton gje por duhen meshkujt te jene edhe pak te permbajtur .O Zot i madh rrofsh qe i krijove per ne keto krijesa kaq te bukura se ndryshe do ishte jeta kot!!!
 
Titulli: Meshkujt, kundër minifundit e dekoltesë në punë

Une jam kundra ketyre veshjeve,jo vetem ne pune se terheq vemendjen e bossit edhe te tjereve perreth :p Por jam i mendimit qe edhe ne rruge te ndalohen keto lloj veshjesh,sepse kam qen prezent ne dy ngjarje akisdentesh me makine i pari duke i folur nje femre nga xhami e ja plas makines perpara.Ndersa rasti dyte ketu ne usa u habit apo u eksitua robi nga rrobat e banjes se asaj femres,sa harroi fare se kishte makine perpara lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top