Meshkujt dhe femrat, të fshehtat e joshjes

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dihet se meshkujt janë parimisht tipa vizual, prandaj mund të paramendohet se do t’i vlerësojnë femrat sipas vetive të tyre fizike dhe jo sipas personalitetit. Ndërkaq, femrat kanë kritere krejtësisht tjera për meshkujt. Ndërsa pyetja shekullore është: اfarë në të vërtetë shikojnë femrat dhe çfarë shikojnë meshkujt? Portalet e ndryshme kanë hulumtuar mbi 20 mijë njerëz, për të zbuluar përgjigjen në këtë pyetje të ‘nxehtë’. Shpeshherë është thënë se përshtypja e parë është e rëndësishme, mirëpo sipas rezultateve nga këto anketime, në radhë të parë meshkujt joshen nga afria seksuale dhe buzëqeshja, ndërsa femrat në radhë të parë shikojnë karakterin dhe sensin e humorit.

Top-dhjetë gjërat që joshin meshkujt:
1. Afria seksuale
2. Buzëqeshja
3. Karakteri
4. Sensi i humorit
5. Forma trupore
6. Sytë
7. Inteligjenca
8. Aftësitë komunikuese
9. Dhëmbët dhe buzët
10. Flokët

Top-dhjetë gjërat që joshin femrat:
1. Karakteri
2. Sensi i humorit
3. Aftësitë komunikuese
4. Kuraja seksuale
5. Inteligjenca
6. Buzëqeshja
7. Aftësia për të dëgjuar
8. Paratë dhe fuqia
9. Forma e trupit dhe muskujt
10. Sytë

ثshtë interesante se edhe te meshkujt edhe te femrat, buzëqeshja, karakteri dhe sensi i humorit gjenden në maje të listës, ndërsa elementet fizike janë më pak të rëndësishme, gjë që sjell njohuri të reja në botën e joshjes, flirtit dhe përvetësimit.

B:femra.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top