Meshe në Toronto me rastin e pesëvjetorit të shugurimit të Nënë Terezes

BeniT

Donatorë
"Mesha tregoi në sy të kanadezve se jemi kombi më i mirë - jemi bërë shembull në botë, i bashkëjetes fetare duke qënë se jemi i vetmi komb ku bashkohen të tëra fetë"...

TORNTO - ONTARIO CA: Nën përkujdesin e ambasadorit shqiptar ne Kanada, ekselencës së Tij z.Besnik Konçi, në Meshën që u mbajt në Katedralen e Torontos me rastin e pesëvjetorit të shugurimit të Nënë Terezes, morën pjesë qindra besimtarë, shumica emigrantë shqiptarë të te gjitha besimeve . Njoftime shqiptare nga Tornotoja, ku u mabjtë Mesha, bëjnë me dije se numëri bashkëatedhetarve në Meshë, ka qënë i madh. Madje, thuhet se ata që kishin ardhur me gëzim se po marrnin pjesë në përkujtimin e shqiptares së madhe Nënë Terezes. Pjesmarrësit kishin udhëtuar edhe nga disa qytete te Kanadasë, dhe kishte edhe grupe shqiptarë që kishin ardhë nga SHBA-së, Detroiti e اikago e Nju Jorku.
Në Meshën e cila u mbajtë të djelën në mesdite në Katedralen e Torontos me rastin e pesëvjetorit të shugurimit të Nënë Terezes, një pjesmarrëse thotë që mesha ishte shumë dinjitoze, dhe u përcoll me emocione të thella nga pjesmarrësit, të cilët shumica ishin shqiptarë të të tria besimeve. Pjesmarrja e entuziasmuar ka thënë "Mesha tregoi në sy të kanadezve se jemi kombi më i mirë - jemi bërë shembull në botë, i bashkëjetes fetare duke qënë se jemi i vetmi komb ku bashkohen të tëra fetë"... Kjo rrefehet nga pjesmarrsja, "se në Katedralen e Torontos pjesmarrës në Meshë, ishin shumica shqiptarët të cilët u përkisinin të tera besimeve që kanë shqiptarët, katolikë, ortodokse, muslimane dhe bektashlinjë." tha ajo pa dëshiruar të jap emrin e saj.
Prifti, që udhëhoqi Mëshën gjatë ritit u dëgjua të citoi fjalët e Nënë Tereses, që "jam shqiptare nga gjaku, indiane nga qytetaria dhe me zemër e Zotit". Gjithashtu Prifit tha, që Papa kur vizitoi Shqipërinë, u ul dhe puthi tokën shqiptare, për hir the kësaj bije që ka nxjerrë kombi ynë. Shqiptarët janë kampiontë, shembulli i pa arritëshëm në botë, i bashkëjetesesës, tolerancës, dhe respektit fetar të çdo besimi që kanë" ka thënë Papa Gjon Pali II, kur pati vizituar Shqipërinë i shoqëruar nga Nënë Tereza dhe Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha.
__________________
i poshter SINA, New York
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top