Mesdheu, paradë folklorike në skenën e Vlorës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një anije me vela simbolizon komunikimin. Ajo udhëton ujërave të Mesdheut, duke përçuar e duke marrë me vete këngë, valle, ritme dhe shumë dashuri. Ka hapur siparin në qytetin bregdetar të Vlorës, Festivali Folklorik Mesdhetar, "Vlora 2009". Për të pestin vit radhazi ky aktivitet, vijon traditën e festivaleve, ideuar dhe realizuar nga ana e Qendrës Kulturore e qytetit dhe financuar totalisht nga ana e Bashkisë së Vlorës dhe bizneseve vlonjate. Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij festivali është promovimi i pasurive turistike të Vlorës, argëtimit të qytetarëve të saj dhe turistëve të shumtë që mbushin qytetin në këtë periudhë të vitit. Po më së shumti promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e folklorike shqiptare. Simbol i festivalit do të jetë një anije me vela që shërben si urë e komunikimit dhe e bashkëpunimit midis popujve të Mesdheut
Festivali, nisi mbrëmjen e së shtunës dhe do të zgjasë deri në datën 5 gusht. Artistët nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në këto pesë net do të performojnë në 3 skena të stacionuara në zona të ndryshme të qytetit, e konkretisht në Sheshin "Pavarësia", Sheshin e Flamurit, si dhe te këndi i lojnave "Aulona". Organizatorët, të cilët janë Bashkia Vlorë, Qendra Kulturore Vlorë dhe Shoqata "Alb-Mediterraneo", kanë ftuar 14 grupe folklorike, nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, dy grupe nga Maqedonia, dy grupe folklorike nga Turqia, 2 nga Italia dhe grupi shqiptar folklorik "Labëria". Gjatë dy netëve të para grupet folklorike që kanë performuar, kanë sjelle një program të pasur me këngë e valle nga vendet e tyre. Kanë sjellë ritme gazmore dhe shumë ngjyra përmes kostumeve popullore. Mirëseardhjen festivalistëve në natën e parë të kësaj ngjarjeje kulturore të rëndësishme, ua dha drejtori i Festivalit Istref Dobi e më tej, çeljen zyrtare të tij e konfirmoi në fjalën e tij përshëndetëse, nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Halim Dervishi.
*panorama*
6._TURQIA.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top