legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Njerëz të paqës si Gjergj Meta, Kosovës i duhen më shumë se kurrë në këtë kohë. Në një mesazh në rrjetin social Facebook, Gjergj Meta ka shkruar se edhe po të vritej ai një ditë nga ndonjë sulm terrorist, ka kërkuar që mos të shihen me sy të keq dhe të mos paragjykohen miqët e tij musliman njofton Gazeta NewBorn.net.
Ja postimi i tij:
Nëse një ditë do të jem viktimë e një akti terrorist dhe do të thuhet që ky ishte mysliman, dua të mos flisni në emrin tim dhe sidomos nuk dua në emrin tim t’i shihni miqtë e mi myslimanë me sytë e paragjykimit dhe të urrejtjes. Miqtë e mi nuk janë terroristë. Nëse një ditë kjo mund të ndodhë dua që miqtë e mi mos të ndihen keq, por përkundrazi të dinë se do të kenë një mik më shumë pranë Zotit që lutet për ta. Do të doja të njëjtën gjë të bënin edhe ata nëse vdesin nga dora e një të krishteri. Bota nuk ka nevojë për urrejtje e hakmarrje. Bota ka nevojë për dashuri dhe për falje. Nuk jam i autorizuar të fal në emër të asnjë viktime të terrorizmit, por në emrin tim nuk dua të ndjej urrejtje, nuk dua….!
Të ndihmojmë njëri-tjerin në dashuri!
P.S. komentet fyese dhe paragjykuese do te fshihen.