Ado
FISEBILIL-LAH
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër-Bajramit, e cila ka ardhur si rezultat i agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, me dëshirën që të ketë gëzim, harmoni, paqe dhe lumturi në familjet tona.
Në një mesazh drejtuar të shtunën besimtarëve myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, myftiu Tërnava tha se Fitër-Bajrami është festë e paqes, solidaritetit dhe harmonisë për të gjithë besimtarët myslimanë.
“Këtë festë të Fitër-Bajramit e presim edhe më të organizuar edhe më të fort, kur vendi ynë po ecën me hapa të sigurt kah ardhmëria e sigurt e saj dhe anëtarësimit në të gjitha mekanizimet ndërkombëtarë. Ky është kontribut i vazhdueshëm i popullit mbarë, ndaj duke ruajtur identitetin tonë fetar e kombëtar të arsyetojmë jetën tonë në këtë botë si krijesë më e përsosur e cila me atributet dhe veçorit e saja i takon edhe mëkëmbësia mbi sipërfaqen e tokës”, tha ai.
Me rastin e festës së Bajramit, myftiun Naim Tërnava dhe qytetarët e besimit islam të Kosovës i kanë uruar krerët e institucioneve të vendit, liderët e partive politike, prijësit fetarë...
Në mesazhin e presidentit Sejdiu ndër të tjera thuhet: “Në vigjilje të festës së Bajramit të Madh, dua t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, me dëshirën që në vatrat tuaja të mbretërojë paqja, harmonia dhe dashuria”.
Ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi ka uruar myftiun Tërnava dhe qytetarët myslimanë, duke vlerësuar se, Festa e Fitër Bajramit kremtohet në vitin e dytë të pavarësisë së Kosovës, në shtetin tonë të ri, që gjithnjë e më shumë po shënon të arritura si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë, me dëshirën që në Kosovë përjetësisht të mbretërojë paqja, respekti dhe mirëkuptimi. "... Uniteti dhe toleranca ndërfetare janë pasuritë më të çmuara të popullit tonë, si të tilla ato përbëjnë një garanci të sigurt për të ardhmen tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh", thekson ndër të tjera Krasniqi.
Me rastin e festës së Fitër-Bajramit, subjektet politike, AAK, LPK, PD, ADK... kanë përgëzuar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë, me dëshirën që kjo festë të përshkojë frymën e dashurisë dhe respektit në mesin e të gjithë qytetarëve.
Në urimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thuhet se kjo festë vjen pas shumë ditësh të agjërimit, përkushtimit dhe falënderimit të besimtarëve ndaj Krijuesit, duke ngjallë midis njerëzve, ndjenjën fisnike të mbështetjes dhe solidaritetit midis tyre. /Telegrafi/