Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mesapët

Mesapët janë fis Ilir i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.r. në Italin e jugut dhe i vendosur në Apolia dhe Kalabrinë antike. Njoftimet e para historike të sigurta për ta lidhen me luftërat e zhvilluara prej tyre kundër tarentasve nga fillimi i shek. V deri më 335 p.e.r., kur pas ndërhyrjes së Alaksadër Molosit që ishte thirrur për ndihmë nga tarentasit , i lanë më njëanë grindjet me këta të fundit për të përballuar gjendjen e krijuar nga rreziku samnit. Në luftën I e II samnite mesapët u renditën në anën e romakëve, ndërsa gjat luftës së III më 299 p.e.r. të shqetësuar nga forca gjithnjë në rritje e Romës, u ndanë nga romakët e u hodhën kundër tyre. Në luftë kundër romës ata, së bashku me lukanët, samnitët e tarentasit, iu drejtuan për ndihmë Pirros dhe qenë të parët që pritën dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan në brigjet e Italisë në vitin 280 p.e.r. Edhe pse të mundur më vonë nga Roma dhe të detyruar të merrnin pjesë në konfederatën e kryesuar prej saj, mesapët shpeshherë ngrinin krye duke e kundërshtuar me forcë procesin e romanizmit që filloi të thellohej sidomos në fillim të shek. I p.e.r. Gjuha e mesapëve ishte mesaoishtja. Ata kanë lënë një numër mbishkrimesh, studimi i të cilave ka rëndësi për njohjen e ilirishtes
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back