Arfenilla
Themelues i Forumit
Paraliza njëkohësisht njihet dhe si infarkti i trurit sepse ashtu siç bllokohen enët e gjakut të cilat lidhen me zemrën (gjatë infarktit të zemrës) ashtu bllokohen dhe enët gjakut të lidhura me trurin (gjatë paralizës) duke shkaktuar mpiksjen e gjakut. Me bllokimin e enëve pengohet dhe kalimi i oksigjenit në pjesët e tjera të trurit. Si rezultat i këtij bllokimi, vdesin qelizat dhe fijet nervore në zonën e dëmtuar, citon “Ehow”.
A është paraliza rrezik vetëm për të moshuarit?
Jo. Me kalimin e viteve rritet dhe risku i prekjes nga ajo por mesatarja e moshës së prekur nga paraliza sa vjen e ulet... edhe fëmijët madje janë të rrezikuar nga kjo sëmundje.
Cilat janë shenjat e paralizës?
Shenjat e para janë humbja e papritur e ndjeshmërisë në një pjesë të trupit. Bashkë me këtë shfaqen dhe çrregullime në shikim, të folur, marrje mendsh dhe dhimbje e forte koke. Në këtë rast çdo çast është i rëndësishëm për shpëtimin e të sëmurit. Sa më gjatë që të zgjasë hemorragjia në tru aq më shumë do të pësojë dëmtime të pariparueshme personi dhe kjo mund të përfundojë edhe me vdekje. Prandaj sugjerohet komunikimi me doktorin dhe dërgimi menjëherë në spital i të sëmurit.
A ka ndonjë ilaç gjenetik për hapjen e enëve të bllokuara të gjakut?
Po. Me ndihmën e teknologjisë gjenetike përdoren ilaçe gjenetike në formën rt-PA. Ky ilaç mundëson prodhimin e një enzime në trup dhe me ndihmën e kësaj enzime çlirohen dhe enët e bllokuara të gjakut. Por ky ilaç mund të merret vetëm 3 orë pas infarktit. Efekti anësor është mundësia e krijimit të hemorragjive të trup. Prandaj nuk mund të themi se ky ilaç është i përshtatshëm për të gjithë.
Cilat janë efektet anësore të shfaqura pas paralizës?
Personat e prekur nga paraliza mund të përjetojnë çrregullime në shikim, të folur. Tek disa të sëmurë këta çrregullime riparohen me kalimin e kohës kurse tek disa të tjerë nuk kalojnë.
Bllokimi i enëve të gjakut është shkaku i vetëm i paralizës?
Jo. Ju mund të kaloni paralizë si rezultat i një hemorragjie cerebrale në tru. Presioni i gjakut dhe hemorragjia prishin strukturën e enëve dhe në këtë mënyrë enët nuk funksionojnë siç duhet. Hemorragjia duhet ndalur menjëherë.
Si krijohet bllokimi në enët e gjakut?
Shkaku kryesor i bllokimit të enëve të gjakut është presioni i lartë i gjakut dhe një jetë jo e shëndetshme. Ushqyerja e shëndetshme ul ndjeshëm riskun e prekjes nga paraliza.
Si mund të parandalojmë ngritjen e presionit të gjakut?
Presioni i lartë i gjakut gjithnjë rrit rrezikun e prekjes nga paraliza. Mateni rregullisht presionin e gjakut ose vizitohuni tek mjeku.
Disa këshilla për të ekuilibruar presionin e lartë të gjakut:
1. Luftoni stresin duke përdorur metoda të ndryshme meditimi.
2. Niveli i lartë i yndyrave i gjendur në gjak bëhet shkak i ngushtimit të enëve të gjakut dhe ngritjes së presionit të tij. Niveli i kolesterolit në gjak duhet të jetë medoemos nën 130. Nëse nuk mund të ulni kolesterolin me ndihmën e një ushqyerjeje të ekuilibruar atëherë merrni ilaçe për këtë.
3. Lëreni cigaren sepse nikotina ndikon në ngushtimin e enëve të gjakut.
/Start