Merret nën hetim Ferdinand Poni

cent

...Lontano
Krimi Ekonomik i Tiranës ka nisur një hetim ndaj Ferdinand Ponit. Ai është marrë në pyetje nga policia pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Aktualisht, Poni mban gjithashtu detyrën e kreu të Këshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës.
2qvcnia.jpg
Ende nuk bëhen të ditura rastet konkrete të shpërdorimit të detyrës nga ana e Ponit, por paraprakisht njoftohet se ai akuzohet për dy raste korrupsioni.

Ndërkohë dhe vetë Poni ka pranuar se është marrë në pyetje nga Policia e Tiranës. "Jam marrë në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes", ka shpjeguar ai për "A1 Report". Por më tej nuk ka pranuar të japë detaje rreth çështjes për të cilën është pyetur.

Poni, ka mbajtur detyrën e zv.ministrit të Brendshëm gjatë periudhës 2005-2007. Ai akuzohet se është i përfshirë në dy afera korruptive. Ai është marrë në pyetje rreth orës 16:00 nga Policia e Tiranës.

Prej vitit 1999 e në vazhdim, ai është funksionar pranë Partisë Demokratike dhe ka mbajtur një sërë funksionesh. Në periudhën 1993-95 ka qenë ndihmës i Kryeministrit për pushtetin lokal. 1995-1997, Drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Lokal në Ministrinë e Brendshme.
/Shekulli
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top