“MERR E ZGJIDH”

! - !

Once upon a time...
“MERR E ZGJIDH”

A të duhen luftëtarë?
Dhe arratinë armiku të marrë?
A do botës t’i vësh zjarrë?
Merr nja dhjetë kosovarë.

A do male me dëborë
Trima të fortë e malësorë
Fort bujarë e burrërorë
Shko në Kukës i ke në dorë.

A të duhen sharlatanë
Që lëpihen në çdo sahanë
Që të përçajnë vatanë
Ke sa të duash tropojanë.

A do njerëz për aheng
Për tryeza e për kuvend
Burra e gra kërcejnë me lodër
Këta i gjen veç në Shkodër

Njerëz të zgjuar me lezet
Që i gjen në çdo anë
Që të bëjnë muhabet
Këta janë mjeshtrit dibranë.

A të duhen budallenj
Ca gomerë e ca kopukë
Hajdut, kaçak e batakçinj
Shko e merri mu në Pukë.

A do trima sejmenë?
Kapardisur kudo venë
Gjumi pa i zënë t’mos flenë
Për tre mirditorë bëj benë.

Këta matjanë burra të zotë
Që dikur kanë bërë barot
Se i njeh gjithë vendi mbarë
Nuk bëjnë tjetër veç për xhandarë.

A të duhen gënjeshtarë?
Matrapazë e kokëtharë?
Kripën ta shesin për farë
Merr krutanë dhe je i larë.

Do dembelë për Stamboll?
Mos u lodh e mos hiq hall
Të rreshtosh nja tri taborë
Tiranasit t’i zgjedhësh me dorë.

Po qejflinj a të duhen
Që me jevga dinë të kruhen
Zonja që pjellin çdo vit
Veç Elbasani i rrit.

Në do burra llafazanë,
Që çudisin gjithë dynjanë
Që rrinë tërë ditën rrugës
Nga këta gjen plot në Durrës.

Po kërkove kokë palarë
Kryengritës dhe gomarë
Që punët të shkojnë vaj
Shko e merri në Kavajë.

Kërkon hoxhë e kërkon prift
Mos bridh e mos u ngjit
Se si këta që bëjnë mëkat
I gjen vetëm në Berat.

A do urtë njerëzit të rrinë
Nën komandë të kesh ushtrinë
Në tabjate të kesh njerëzinë
Merre të gjithë Labërinë.

Do për punë një korçar?
I ke bujq e ustallarë
Me gra bashkë e hapin varrë
Krah e kokë s’u ka të sharë.

Do budallenj që veç hanë?
Me dy këmbë do hajvanë?
Pasuri që s’dinë të venë
Merr shëtit gjithë Myzeqenë.

A do të ruash florinj?
Katandinë e shtëpinë?
Me dy qofte mbush sininë
Ec e merr gjirokastrinë.

A do të hash e të bësh qejf?
Sofra e shtruar si për mbret
Pastërti e për hyzmet
Të tillë gjen veç në Përmet.

Do ministra kolonjarë?
Se mbahen burra për mend
Duan kudo të jenë të parë,
Në mexhlis e në kuvend.

Hall i madh me skraparllinj
Ka rrezik të hash dhe dru
Dy ministra le të rrinë
Se na duhen dhe pa tre.

Ore të gjorë harruam Vlorën
Se kjo punë lahet me gjak,
Dy shirit e një medalje
Kësaj pune i vënë kapak.




I ka shkruar vërtet Noli këto vargje?​



IMG-20201113-WA0016-905x395.jpg


Prof. Nasho Jorgaqi

Ekskluzive DITA



Zbulimi pas vitesh të tëra hulumtimi nëpër arkiva. A i ka shkruar Fan Noli vargjet për “sharlatanët tropojanë, skraparllinjtë që të japin dru, lebërit që shtrojnë njerëzinë, shkodranët e ahengut, tiranasit dembelë Stambolli, durrsakët llafazanë, kavajasit kokëpalarë…”?

Ka vite që qarkullon dorazi në rrethe të ndryshme publike një vjershë nën titullin e sajuar “Merr e zgjidh” ose pa titull fare, e cila i atribuohet Fan Nolit. Ajo është një vjershë strofike, shkruar në vargje tetërrokëshe, por numri i strofave nuk është i qëndrueshëm, ato lëvizin nga 5-6 deri në 22 strofa, për aq sa më kanë rënë mua në dorë.

Por mund të qarkullojë dhe në variante numerike të ndryshme, fakt që flet për një lojë djallëzore dhe dëshmon qartazi se kemi të bëjmë me një vjershë apokrife. Vjersha të tilla njihen si thurje vjershërore, të hartuara nga autorët, që duke ndjekur formalisht modele të poetëve të njohur, krijojnë vjersha që imitojnë në frymë, në mjete shprehëse, gjuhë e stil poetin model. Në rastin tonë modeli është Noli.

Në kujtesën time kjo vjershë lidhet me një ngjarje konkrete të rastësishme, që padashur më bën mua dëshmitar. Kanë qenë vitet 80-të, kur punoja si pedagog në Fakultetin e histori-filologjisë dhe një ditë, ndërsa ndodhesha në katedër me kolegun tim Vehbi Bala, trokiti dera dhe hyn një mesoburrë. Si prezantohet, më zgjat një letër me një vjershë të daktilografuar dhe dëshiron të bisedojë me ne.

Nuk dua t’i përmend emrin, as punën që bënte, por dua të tregoj gjithë sa ndodhi me të. Pra, pse trokiti në katedrën tonë dhe çfarë kërkonte prej nesh kur mori vesh se ne ishim titullarë të lëndëve të letërsisë shqipe në fakultet. Ai na tregoi se vinte me porosi të të jatit, i cili tashmë kish ndërruar jetë, por pak kohë para se të ndahej i kish diktuar një vjershë të Fan Nolit, që sipas tij nuk e kish të shkruar, por e dinte përmendësh dhe nuk desh ta merrte me vete.

Dëshira e tij ishte që këtë vjershë i biri ta çonte e t’ia dorëzonte atyre që merren me studimin e Fan Nolit. Dhe ishte një koincidencë e rastit që dy njerëzit që ai takonte ishin studiues të poetit. E morëm vjershën dhe e lexuam veç e veç, njëri pas tjetrit. Kur u njohëm me tekstin, i cili doli se ishte krejt i panjohur për ne, vështruam njëri-tjetrin në sy dhe në heshtje ngritëm supet. I ardhuri na ndiqte me vëmendje dhe priste përgjigjen tonë.

Vjersha nuk ishte më shumë se dhjetë strofa, e thurur me vargje humoristike e herë-herë sarkastike, ku viheshin në lojë bashkatdhetarët e tij sipas krahinave, duke i përfolur dhe tallur dobësitë dhe veset e tyre. Autori ishte tepër kritik dhe i prerë, i pakursyer në epitete negative, me fjalë deri dhe të rënda e të pamëshirshme. Kështu i quante shqiptarët sipas krahinave mercenarë, sharlatanë, budallenj, gënjeshtarë, dembelë, llafazanë, gomerë e kokëpalarë, hajvanë, koprracë, karrieristë etj.

Por në pak strofa thoshte dhe fjalë të mira si trima, të fortë, gazmorë, njerëz të zgjuar, komandantë të zotë, të pastër e nikoqirë, patriotë. (Kurse në variantin e fundit që më ka rënë në dorë, vjersha ka 22 strofa, nga të cilat shumica janë me ngarkesë negative dhe vetëm 7 pozitive)

Më në fund i dhamë përgjigje të ardhurit që priste me padurim. I thamë se kemi të bëjmë me një vjershë të panjohur, interesante nga ndonjë pikëpamje, por në themel është e diskutueshme, sepse nuk i bën nder shqiptarëve. Për aq sa e njohim ne Nolin, ai s’ka pas mendime negative deri në këtë shkallë që dalin në këtë vjershë. Megjithatë, ne ju falënderojmë për mirësinë që patët të na e besonit.

Ne do ta studiojmë e, ç’është më e rëndësishme, do ta verifikojmë. Duhet patjetër të kërkojmë origjinalin në arkiv, ndryshe nuk mund të japim një gjykim shkencor. Por i ardhuri, para se të largohej, na tha se “Të keni besim te im atë. Ai ka qenë aktivist i Vatrës dhe i afërt me Nolin.”

“Dakord, i thamë ne, por jemi para një problemi që duhet studiuar dhe studimi bëhet mbi bazën e dokumentit origjinal, përndryshe nuk mund të quhet i vërtetë.”

Pas këtij debati të shkurtër, ne u ndamë dhe pas asaj dite nuk u takuam më. Dhe s’kishim pse ta takonim. Kjo ishte një punë që tani na takonte ne si specialistë.

Ç’është e vërteta, Vehbiu dhe unë ishim njohur me arkivin e Nolit që gjendet në Arkivin e Shtetit, por vjersha që na solli i panjohuri na bëri që t’i rikthehemi dhe një herë fondit të dorëshkrimeve të poezive të Nolit dhe kështu bëmë. Shkuam, gjurmuam, verifikuam dhe nuk gjetëm gjë, qoftë dhe ndonjë gjurmë. Kështu bëmë dhe me fondin e Faik Konicës, pasi dyshuam se vetëm ai mund të tregohej aq kritik dhe i pamëshirshëm ndaj bashkatdhetarëve të tij. Por më kot, përsëri nuk gjetëm gjë. Sa për problemin e vjershës që na solli burri i panjohur, ishim të një mendje që të mos e botonim për problematikën delikate dhe qëndrimin negativ që mbahej nga autori anonim.

Ndërkaq, Vehbiu u nda nga jeta. Iku me pengun e vjershës, megjithëse kishte shumë dyshime për vërtetësinë e saj. Në këto pozita isha dhe unë, por prapë kisha një merak dhe kur rifillova punën për të hartuar biografinë e Nolit pas viteve 90 dhe m’u dha rasti të shkoja disa herë në SHBA, nuk harrova fatin e vjershës enigmatike.

Kështu bëra disa përpjekje në arkivin e Nolit të Kishës së Shën Gjergjit, të Vatrës, shfletova shtypin e viteve 20-30, bisedova me miq të Nolit, bashkëkohës të tij, fola me At Liolinin dhe studiuesin P. Prifti dhe përsëri nuk doli gjë në dritë. Bile kur u a jepja vjershën për ta lexuar jo vetëm nuk e njihnin, por nervozoheshin dhe refuzonin ta zgjasnin bisedën. Megjithatë, unë do të vijoja punën time për biografinë dhe do të njihesha me burime nga më të ndryshmet, por prapë kurrkund nuk dilte një vjershë e tillë.

Në arkivin e Nolit dhe veçanërisht atë të poezive, rezultonte se poeti gjatë gjithë jetës, pavarësisht nga detyrat dhe rrethanat e rënda, ishte kujdesur për dorëshkrimet e vjershave të veta. Jo vetëm që i kishte ruajtur dorëshkrimet, bile dhe variantet, por bashkë me to mbante dhe kypyrat e gazetave me vjershat e tij. Por ç’ishte më e rëndësishme, poeti mendonte dhe punonte për t’i botuar vjershat origjinale dhe përkthimet poetike në vëllime të veçanta.

Për këtë rezultojnë dy plane të hartuara prej tij, një në vitet 20 e tjetri në vitin 1964, pak para se të ndahej nga jeta. Është interesante që në këto plane gjejmë jo vetëm titujt e vjershave të botuara, por dhe atyre të pabotuara ose atyre që do të shkruante në të ardhmen. Kështu shohim tituj si “Vajtimet e grave”, “Vizionet”, “Darka mistike”, “Juda” etj. Por nga një vështrim serioz e i hollësishëm, duke iu përmbajtur kritereve shkencore, nuk rezultonte ndonjë vjershë, qoftë si titull, me temë si vjersha apokrife që qarkullonte në publikun shqiptar.

Nga ana tjetër, kërkimet tona në letërkëmbimin e Nolit, në shtypin letrar-kulturor të diasporës në SHBA, në kujtimet e tij, të bashkëpunëtorëve dhe miqve, nuk gjejmë të flitet për këtë vjershë jo të zakonshme e jo normale, qoftë dhe tërthorazi. E them këtë se tema e kësaj vjershe, me tërë ato kritika dhe etiketime të rënda, me theks tallës e poshtërues për bashkatdhetarët e tij, në qoftë se do të ishte krijim i Nolit nuk do të kalonte pa u vënë re, pa jehonë, pa kritika apo gjykime të kundërta në shtyp e në biseda apo debate midis shqiptarëve pro dhe kundër Nolit, veçanërisht në diasporën e tyre në SHBA.

Po kështu, armiqtë dhe kundërshtarët e tij politikë do ta kishin përdorur kundër poetit. E pra, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe ky është një argument tjetër që tregon se Noli nuk ka shkruar një vjershë të tillë. Është e vërtetë se ai ka shkruar vjersha humoristike e sarkastike, të suksesshme, për armiqtë e kundërshtarët politikë që janë dhe figura historike.

E tillë është dhe figura e Ahmet Zogut që paraqitet në qendër të disa prej vjershave më të njohura, si “Marshi Barabajt”, “Kënga e Salep Sulltanit”, “Sulltani dhe Kabineti” etj., por në asnjë rast nuk gjejmë epitete banale, fyese, përkundrazi qëndrimin e tij e paraqet përmes paralelizmave që bën me figura mitologjike dhe historike. Ishte kjo poezia e tij politike që e përdorte si mjet efikas në luftën ndaj kundërshtarëve politikë.

Ai i drejtohet lexuesit nga pozita e poetit dhe intelektualit atdhetar dhe demokrat. Ndërsa kur është fjala për popullin, Fan Noli shkruan me dashuri, venerim e dhimbje, ku lartëson e himnizon virtytet dhe vlerat historike, bëhet zëdhënës këngëtar i aspiratave kombëtare dhe i progresit shoqëror të shqiptarëve. Mjafton të kujtojmë poezitë “Anës lumenjve”, “Rent or maratonamak”, Himni i flamurit” etj.

Jam i bindur se vjersha apokrife që qarkullon prej vitesh dorazi dhe i atribuohet F. Nolit jo vetëm nuk i takon atij dhe e përbalt figurën prej korifeu, por shtrembëron dhe falsifikon realitetin shqiptar. Ajo ngjall përçarje dhe tenton të hedhë farën e grindjeve mes krahinave të vendit.

S’ka dyshim se një vjershë e tillë nën emrin e Nolit është shkruar me qëllim keqdashës dhe të mbrapshtë në dëm të bashkimit dhe mirëkuptimit kombëtar të popullit shqiptar.
 
Po nxjerr e une ato qe me pelqejne se te tjerat me rrotulluan mendte kur e pashe kaq te gjAte ....
Shkrimin???


Kërkon hoxhë e kërkon prift
Mos bridh e mos u ngjit
Se si këta që bëjnë mëkat
I gjen vetëm në Berat.
 
Po nxjerr e une ato qe me pelqejne se te tjerat me rrotulluan mendte kur e pashe kaq te gjAte ....
Shkrimin???


Kërkon hoxhë e kërkon prift
Mos bridh e mos u ngjit
Se si këta që bëjnë mëkat
I gjen vetëm në Berat.
Pse, nga berati ti? :O
 
Ku ta marr te jem pe puke o ti .. faqet kuq Belin e holle si sorkalle .. jo na eshte ber surrati si vendalive ktu bardh ?
O endrra prej puke
Me shami te kuqe
Belin e holle
Faqen porsi molle
Fustanin e gjate
Kryt i mban larte
Me kercim sorkadhe
Ne gisht nje mehalle :P


Ore eeeeeeeeeeë hahahahah
 
Ku e ka shpin qjo ? Ta marrim partizane ?
Partizane o trimereshe
Gjermanin e bene persheshe lool lool
Me revole ne breze
trimat i hodhe ne shesh
Te priste nena me mall
Ti ia numerove gjermanit ne ball-ë
Enderra trimeresha
I la disa gjermane murgesha
Me pushken ne krah
Vendin e vete ajo perkrah :p
 
nuk besoj te ket ren Noli aq poshte me bo kte lloj shkrimi ..Nese e kuptova mire se po mvje gjumi e skam nerva me lexu ate carcaf pa lidhje...... ama lexova ate qe me interesoi.

E then ndryshe : na morrsh pleshtat ne Durrsakeve ( qe skemi hic )! ???
 
nuk besoj te ket ren Noli aq poshte me bo kte lloj shkrimi ..Nese e kuptova mire se po mvje gjumi e skam nerva me lexu ate carcaf pa lidhje...... ama lexova ate qe me interesoi.

E then ndryshe : na morrsh pleshtat ne Durrsakeve ( qe skemi hic )! ???
E lexova une.
Nuk ka prova qe poezia eshte e Nolit. Pra nuk eshte e tij sipas ketij shkrimi.


Kte poezine tja lexoj vjerres se e kam krutane ??

Ndersa ne tironsve na eshte bere lekura sholle duke na thene te gjithe dembel. Nuk na behet shume vone! ?
 
Po zgjedh Tiranasin që të mposhti këtë paragjykim Nolian ?
Me të dëgjuar e kam se janë e kundërta e dembelëve në ******* ?

Më ndihmon kush ta zbërthejmë këtë sfidë?
??
 
E lexova une.
Nuk ka prova qe poezia eshte e Nolit. Pra nuk eshte e tij sipas ketij shkrimi.


Kte poezine tja lexoj vjerres se e kam krutane ??

Ndersa ne tironsve na eshte bere lekura sholle duke na thene te gjithe dembel. Nuk na behet shume vone! ?
Jo vetem qe nuk ka prova se eshte Noli autori por bazuar ne metrike dhe ndertimin e vargut perjashtohet mundesia te jete Noli autori.
Kjo sipas prof. Fuges.
 
nuk besoj te ket ren Noli aq poshte me bo kte lloj shkrimi ..Nese e kuptova mire se po mvje gjumi e skam nerva me lexu ate carcaf pa lidhje...... ama lexova ate qe me interesoi.

E then ndryshe : na morrsh pleshtat ne Durrsakeve ( qe skemi hic )! ???

Se ishte ora 1 e nates mbrme. Cercaf pa lidhje nuk ishte me thene drejten. Ja vlente. Mua me erdhi keq qe s'e paskam ditur me perpara. Ndonese me dukej e pakapshme per nje shkrimtar te madh te shkruante ashtu, por helbete thash; kushedi ca ka dash me thene. E kam perdor dhe si reference me 1 artikull timin. Me erdhi te plas mbreme. Lol
 
Se ishte ora 1 e nates mbrme. Cercaf pa lidhje nuk ishte me thene drejten. Ja vlente. Mua me erdhi keq qe s'e paskam ditur me perpara. Ndonese me dukej e pakapshme per nje shkrimtar te madh te shkruante ashtu, por helbete thash; kushedi ca ka dash me thene. E kam perdor dhe si reference me 1 artikull timin. Me erdhi te plas mbreme. Lol
Soul per ca ja vlente aman ? Se ishte tregu egoist, rrasict, thashathemaxhi, smirosh etj etj .Gjith te zezat kish thén per mu ndac vendlindje e ndac origjine??lool

qe nuk ishte Noli as vihej ne dyshim .:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top