Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Merkel: Viti i ardhshëm edhe më i vështirë, por të mos dorëzohemi

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


BERLIN-Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se klima ekonomike gjermane në vitin 2013 do të jetë "edhe më e vështirë." Në mesazhin e saj për Vitin e Ri, ajo tha se kriza e borxhit e eurozonës ende nuk kishte mbaruar, bën të ditur agjencia e lajmeve BBC. Ndërkaq, Merkel u shpreh se reformat e projektuar për t’i dhënë zgjidhje problemit kanë filluar të japin fryte.

Komentet e kancelares bien në kundërshtim me ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble, i cili tha javën e kaluar se pjesa më e vështirë e krizës tashmë ishte kaluar. Në një intervistë të regjistruar për t’u transmetuar të hënën, Merkel u bëri thirrje gjermanëve të jenë më të durueshëm. “Unë e di se shumë njerëz janë të shqetësuar vetvetiu, ndërsa ndërron viti”, tha ajo. “Vitin e ardhshëm situata ekonomike nuk do të jetë më e lehtë, por edhe më e vështirë. Kjo nuk duhet të na dëshpërojë, por duhet të na nxisë të ecim përpara”.

/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top