Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje që të sigurohet kufiri i Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë për të parandaluar kalimin ilegal të refugjatëve.
Deklarata e saj u bë gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, ku në fokus të bisedimeve ishte menaxhimi i krizës së refugjatëve.
Merkel theksoi se për të tejkaluar krizën është shumë e nevojshme që të ketë bashkëpunim midis Turqisë dhe vendeve evropiane.
“Kemi vërtet nevojë që të sigurojmë kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me ata të Greqisë. Duhet gjithashtu që të mundësojmë strehim për të gjithë azilkërkuesit.
Zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me Turqinë. Kooperimi mund të rivendosë stabilitet në Greqi”, tha kancelaria gjermane në fjalën e saj.
Merkel bëri thirrje që të ndalet kalimi ilegal i refugjatëve përgjatë rrugës së tyre ballkanike.
Aktualisht ndodhen në Greqi afro 33.000 refugjatë, të cilët pritet të kthehen mbrapsht në Turqi në raste se marrëveshja e arritur paraprakisht me qeverinë e Ankarasë, do të miratohet plotësisht në samitin e radhës që do të mbahet përgjatë datave 17 dhe 18 mars.
Me mijëra refugjatë kanë mbetur të bllokuar prej javësh në kufirin e Greqisë me Maqedoninë.
TEMAT:ANGELA MERKELKRIZA E REFUGJATEVEgazetaexpress.com