Mercedes thyen rekordin e shitjeve

Arfenilla

Themelues i Forumit
Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes Benz njoftoi sot se në vitin e kaluar ka realizuar shitje rekorde, në saje të kërkesave të mëdha në Azi, SHBA dhe në vendet e Lindjes së Afërt.


Shiko fotografinë 1730499

Shitja e Mercedesit vitin e shkuar është rritur për 4.5 për qind në krahasim me vitin 2011, përkatësisht janë shitur 1 423 000 automjete, që është shitje rekorde për këtë markë të automjeteve, transmeton lajmin e agjencisë së lajmeve AP portali autolajme.

“Megjithë ambientin e vështirë në tregun e Evropës jugore, kemi arritur të tejkalojmë shitjen rekorde të vitit 2011”, publikoi prodhuesi gjerman.

Shitja e automjeteve Mercedes në SHBA është shtuar për 11.8 për qind dhe në këtë mënyrë tregu amerikan u bë më i madh sesa ai vendës. Në Kinë shitja është shtuar për 1.5, në Lindjen e Afërt për 16.8 dhe në Japoni për 24.9 për qind.alb
 
Titulli: Mercedes thyen rekordin e shitjeve

Nuk them se kam vozit shum marka te ndryshem te makinave, po sikur se ne mercedes askun nuk ndihem komod.
 
Titulli: Mercedes thyen rekordin e shitjeve

Nuk them se kam vozit shum marka te ndryshem te makinave, po sikur se ne mercedes askun nuk ndihem komod.

E c'rendesi ka marka e makines per komoditet?
Makine te jete, te eci mire e te mbaroj pune.
Makinat e shtrejnta jane leke te hedhura ne dritare.
 
Titulli: Mercedes thyen rekordin e shitjeve

Ska si te jet ndryshe!

SLK250WEB.jpg



Un preferoj kete qe kam dhe esht komode,meqe po flisnit per komoditetin.

Shiko fotografinë 1407345
 
Titulli: Mercedes thyen rekordin e shitjeve

Une si besoj shume ketyre lajmeve.Ketu ne usa thuhet ka me shume shitje Toyota,ne evrope thone Mercedes.
 
Titulli: Mercedes thyen rekordin e shitjeve

E-Class
Combined fuel consumption: 10.3-4.5 l/100km
CO2 emission: 242-119 g/km*

© 2013


408374_10151370121201670_1006389361_n.jpg


582604_10151370121171670_1496062104_n.jpg


E-Class i prezantuar pak dit me pare ne Detroit.
 
Titulli: Mercedes thyen rekordin e shitjeve

Jo keq, per sektorin e makinave qe ishte ne krize.....ketu ne europe duket sikur vetem gjermania punon, shet e blen mallra te tjeret ankohen per krizen!
 
Titulli: Mercedes thyen rekordin e shitjeve





Mercedes GLC

Mercedes në kuadër të gjeneratës së re të modelit GLK, mund të ofroj edhe versionin Coupe të këtij Crossover-i. Nëse kjo realizohet, GLC, siç do të quhet ky model, do të paraqitet në treg më 2016.


mercedes.jpg


Ky model do të ketë dy dyer dhe dizajn plotësisht ndryshe nga modeli aktual Mercedes GLK. Mercedes GLC do të jetë edhe modeli i parë i prodhuesit gjerman me platformën e re MRA me tërheqje me rrotat prapa, ndërsa si opsion do të paraqitej edhe versioni 4MATIC me tërheqje me 4 rrota.

Sa i përket motorëve, ata do të përbëhen nga motorët me naftë dhe benzinë 2.0 dhe 2.2 litërsh.
 
Pe: Mercedes thyen rekordin e shitjeve

Mua me pelqejne ato modelet e mercedesave qe jane edhe te bukur nga jashte....tek makina dua kualitet dhe bukuri, te dyja. Per shembull, kjo e kuqja siper s'me pelqen hic.
 
Back
Top