Mercedes-Benz CLS-Class i ridizajnuar

Arfenilla

Themelues i Forumit
Mercedes-Benz CLS-Class mund të thuhet se e ka zbuluar kupenë me katër dyer kur paraqiti gjeneratën e tij të parë më 2004. Megjithëse ishte më pak praktik se kupeja tradicionale, ai erdhi paksa më me stil.
foto.php

Gjenerata e dytë vazhdoi këtë linjë më 2010, edhe pse me formë më të ndryshme se origjinali. Ndërsa, freskimi i gjeneratës së dytë të klasit CLS para pak kohe është parë fshehurazi nga portalet botërore të makinave, ku veç tjerash, bien në sy përmirësimet në enterier por edhe në sistemin e dritave, transmeton Koha.net.

Fotografitë e ‘vjedhura’ paraqesin një pamje të ridizajnuar të pjesës së përparme të makinës me grila një-shtyllëshe dhe me dritat e reja Active Multibeam LED. Sistemi monitoron se çfarë ndodhë në pjesën e përparme të makinës 100 herë në sekondë dhe rregullon ndriçimin varësisht prej situatës duke manipuluar me LED-at individualisht. Edhe dritat anësore kanë pësuar përmirësim.

Si debutues në pjesën e brendshme të Mercedesit është ekrani më i madh informativ COMAND, ekran i cili sistemin e vjetër e bën të duket i vogël. Gjithashtu, edhe në timon janë shtuar funksione të reja për t’ju ndihmuar në komandim.

Marshi automatik me nëntë-shpejtësi thuhet se do të jetë pjesë e CLS të ri, por Mercedes nuk ka treguar se kur do të debutojë ky version i përmirësuar.
 
Titulli: Mercedes-Benz CLS-Class i ridizajnuar

Eh kot si thon benz .. :) Nje nga markat me te preferuarat te mijat :)
 
Back
Top