Bankat janë objektivi kryesor për t’u vjedhur nga kriminelët, duke qenë se kanë shumë para. Por, një grup gangësterësh në Hadleigh të Suffolkut kanë gjetur mënyrën më të thjeshtë për të grabitur një bankomat. Ata kanë përdorur një buldozer për ta shkulur atë nga vendi, duke mundur që të grabisin dhjetra mijëra paund. Një metodë paksa e zhurmshme kjo për një vjedhje, por që për këta persona ka rezultuar e suksesshme, duke qenë se policia nuk ka mundur dot t’i identifikojë dhe arrestojë./g/tema/