Mendoni se çfarë mund të bënit nëse nuk do të kishit frikë?

1-31.jpg

Kam frikë nga dashuria, sepse dikur më lënduan, kështu që tani kam frikë se, duke u dashuruar përsëri, do të ndodhë përsëri i njëjti zhgënim. Kam frikë të lë një punë që nuk më pëlqen, sepse nuk e di nëse do të jem në gjendje të gjej një tjetër që do të më lejojë të paguaj faturat. Kam frikë të them atë që mendoj, kështu që hesht, për të shmangur refuzimin dhe sepse kam frikë nga reagimi i të tjerëve. Kam frikë nga udhëtimet, sepse ndoshta diçka më ndodh.

Dashuria është gjithmonë një rrezik, ndryshimi është gjithmonë një rrezik dhe të jesh vetvetja është një domosdoshmëri. Pse kemi kaq frikë nga marrja e këtij rreziku? Meqenëse kemi një sistem besimi të rrënjosur thellë, ne priremi të përgjithësojmë atë që mund të japë lumturi, pa menduar se ajo që e bën të lumtur një person nuk e bën domosdoshmërisht të lumtur një tjetër.

“Disa prindër janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre, përveçse t’i lejojnë ata të jenë vetvetja.”

Nga çfarë frikësohesh?

Kur jemi të rinj, kemi frikë nga disa gjëra, por me kalimin e kohës fillojmë të fusim modele në trurin tonë që krijojnë frikë bazuar në përvojën tonë. Disa shembuj janë: “Kam frikë të lë partnerin tim pavarësisht se jam i pakënaqur, sepse nuk di të jetoj vetëm”, “Kam frikë nga ndryshimi i punës, edhe nëse kjo aktuale nuk më kënaq aspak”.

Imagjinoni për një moment si do të ishte jeta juaj në pesë vjet nëse nuk do të ndryshonit asgjë. A nuk është më e frikshme kështu e ardhmja?

“Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë”.

(Mahatma Gandhi)

Fakti i kufizimit të vetvetes dhe mosdashja për të ndryshuar ndodh për shkak të frikës, e cila, si një emocion, mund të menaxhohet dhe transformohet.

Kur njerëzit e lënë mënjanë frikën, ata fillojnë të bëjnë atë që duan me jetën e tyre, dhe jo ajo që të tjerët do të donin të bënin. Gjëja e parë që duhet të bëni, është të identifikoni origjinën e frikës suaj, dhe pastaj t’i përballoni ato.

Frika nga ndryshimi

Shpesh, gjatë jetës, ankohemi për shumë gjëra që bezdisin, zemërojnë, na bëjnë të palumtur, të pakëndshëm, etj. Por a keni menduar nëse keni bërë ndonjëherë diçka për të ndryshuar këtë situatë kaq të pakëndshme për ju?

Ajo që të frikëson vërtet është dështimi. Sidoqoftë, duhet të mbani mend gjithmonë se pasiguria është pjesë e jetës dhe se kurrë nuk do ta dini saktësisht se çfarë do të ndodhë; këtë do ta mësoni përmes dështimit.

Frika nga liria

Liria nënkupton një përgjegjësi, pasi ne nuk varemi nga të tjerët, por nga vetja jonë. Është koha të mos presim që vepra e jetës sonë të bjerë nga qielli, që partneri i ëndrrave tona të shfaqet para nesh si me magji. Çdo ëndërr kërkon guximin për të marrë përgjegjësi për lirinë që dëshirojmë. Gjithmonë mbani mend se liria është për njerëzit trima.


Frika për të marrë përsipër frenat e jetës sonë

Kemi frikë të marrim në dorë frenat e jetës sonë dhe i admirojmë ata që e bëjnë: ata që lënë gjithçka për të bërë një udhëtim nëpër botë, ata që lënë një punë për t’iu kushtuar pasioneve të tyre, etj. Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është: a jemi vërtet njerëzit që duam të jemi?

Të marrësh frenat e jetës sonë në dorë do të thotë të marrësh vendime, vendime që do të na drejtojnë në rrugën e zgjedhur nga ne, pa marrë parasysh atë që të tjerët besojnë se është e drejtë për ne. Çfarë na pëlqen vërtet? Çfarë na dikton zemra? Zemra gjithmonë duhet të dëgjohet, nuk mund të gabojë.

A jeni mjaft i guximshëm për të ndryshuar?

Marrja në dorë e jetës, lënia e frikës, marrja e rrezikut për të qenë i lirë, të qenit përgjegjës për veten tuaj … Të gjitha këto janë veprime të guximshme. Secili prej nesh është i aftë të tejkalojë vetveten dhe të jetojë jetën që dëshiron; për ta bërë këtë, do t’ju duhet një guxim i madh.

Pasi të keni kapërcyer frikën në një fazë të caktuar të jetës tuaj, aftësia për të ndërmarrë rreziqe do të rritet, pasi do të jeni të vetëdijshëm për faktin që vazhdimisht po mësoni, dhe se dështimi është pjesë e ekzistencës. Sa herë që ushtroni lirinë tuaj, do të jeni më afër arritjes së ëndrrave tuaja.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La luce nel buio- Revista Psikologjia
 
Ne nje nga momentet e mia interdimensionale realitet/bota endrrave me sy hap, po mendoja a kam frik une?!

Dhe fillova te psikoanalizoj veten:
- erresira, kur my dark side s'eshte me mu
- rruget, tashme bej kujdes dhe nuk kaloj me me te kuqe qe kur linda cunin
- te lendoj njerzit qe dua

Per te tjerat, as qe sme bie menja fare.
Rreziku me pelqen
FB_IMG_1622495116221.jpg
 
Ne kete bote kam frike vetem nga deshtimi, dhe kjo me step per te marre sipermarrje te medha ne bizness. Per tjeter gje, asgje! Madje kur mendoj shume gjera qe jane bere tashne, as vete s'e di si i jam fut detit me kembe gjithmone ?
Por, e vetmja gje qe ma ka larguar friken ka qene te ruaja qellimin. Ne cdooo vendim kam menduar se po e nis "xy" gje per hir te Zotit, ndaj Ai nuk do me braktise. Dhe ashtu ka ndodhur vertet! Pa e kuptuar me jane hapur dyer nga te 4-terta anet.

p.s. "per hir te Zotit" nenkuptoj per te realizuar dicka ne sherbim te shoqerise apo familjes. Zoti na ka urdheruar te jemi te dobishem, keshtu qe cdo veprim i cili ne te ka miresi, i bie qe e ben per hir te Tij. Se kushedi e mendon ndonje si pune abstrakte apo besim ne ajer ?
 
Nuk e di a quhet frike apo konshtience, por cfare do kisha bere do ishte shpejtesia... me motor, me vapor, me cdogje te mundur :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: por duke e njoftur veten, i rrij larg kesaj fushe.
Per te tjerat, nuk i kam vene asnje limit vetes, por objektive.
Frika ste con asku....
 
Nëse sdo kishim frik do ishim të gjith te vdekur. Frika na mban gjall , do u hillnim nga dritaret, urat, do kalonim autostradat, do fusnim duret ne korent , do i venim flaken shpis . Thyuj shyqyr qe.na mban frika , se dhe duke pasur frik prap po e bejm ndonje gje qe.sduhet .
 
Nëse sdo kishim frik do ishim të gjith te vdekur. Frika na mban gjall , do u hillnim nga dritaret, urat, do kalonim autostradat, do fusnim duret ne korent , do i venim flaken shpis . Thyuj shyqyr qe.na mban frika , se dhe duke pasur frik prap po e bejm ndonje gje qe.sduhet .
Ktu ke fol tamom!
 
Nuk e lexova fare se nuk ja vlen
Une se kuptoj se si kta derdimen marrin para me kto lloj studimesh
Po normale qe cdo kush ka frike. Dhe jo vetem njerezit por dhe kafshet
 
Me than tdrejtën kisha fjet edhe nvarreza,per se gjalli flas.
Se për së vdekuri,tgjith do flejm 1 dit.
Po kshu me vepra nuk ma mban😋😋.
 
Kjo ka qene nje nder pyetjet qe na eshte bere ne nje trajnim..dhe isha ne fillimet e zhvillimit personal.
Po mendohesha,kisha kaq shume gjera nga te cilat kisha frikë,dhe rezultoi se shumicën e tyre e kisha zmadhuar une,mendja ime,
Sot me vjen per te qeshur..
Dhe i pergjigjem: s'ka asgje qe kam frikë,me zotin para jam perhere e sigurt dhe e mbrojtur,dhe kam perhere guxim dhe fuqi brenda vetes per te jetuar gjithcka dua,si njeri i lire..
 
Pasiguritë dhe frikërat na shoqërojnë gjithë jetën.
Paranojakë , frikacakë jo vetëm në dashuri, mirëpo ca dyer duhet ti hapim dhe të jetojmë në mënyrë spontane si të na vijë
 
Asgje ndryshe me sot .
 
Frike?
Nga se?Nga te jetuarit?
Jo,asnjehere skam menduar per friken dhe ndoshta kjo me ka bere te jetoj ne paqe me veten.Kam jetuar cdo moment ashtu si ka ardh ,pa pishmanlliqe.E rendesishme eshte te ndihesh e plotesuar.se kush ta jep kete plotesi,pak rendesi ka.
Di qe asgje ska kuptim perpara familjes.As profesioni e karriera,as leket dhe te mirat materiale dhe asgje....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top