Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mendimi i çastit.

Per gjyshin

Gjyshi im,sot nje vit pa ty dhe zemra ime akoma nuk e pranon humbjen tende.
Pamja jote e fundit me esht ngulitur ne mendje,kur ishe duke dhene frymen e fundit para nesh.
Ishte dhe eshte nje dhimbje qe nuk e pershkruaj dot,nje ndjenje boshlleku qe shpoi zemren time.
Lotet rridhnin ndersa shifja nje pjese te jetes time te largohej pergjithmone.
Por,pertej humbjes dhe dhimbjes,kujtimet e tua me ngushellojne
Kujtoj ende puthjen e fundit perpara se te perkeqesoheshe,dhe me mungon shume.
Perqafimet e tua,buzeqeshjet e ngrohta, te gjitha jane ne memorien time.
Per me teper,karamelet
Nje dite dikush kishte sjelle karamele sikur mi sjellje ti cdo dite,dhe nuk doja te qaja por nuk e mbajta veten.
E di qe ti nuk do te na shohesh keq,por jemi mire.
Gjyshi im,mungesa jote eshte nje peshe e rende per mua,por dashuria jote jeton brenda meje.
Cdo here qe buzeqesh,te ndjej afer,
Cdo here qe ndjej mall,e di qe po me shikon nga larg

Do te dua gjithmone,do te mbaj perjete ne zemer.
Me mungon pafundesisht,Gjyshi im!
Shiko fotografinë 2226295
Zoti e meshirofte Babyboo. Sikur me solle gjyshin tim m'u duk. Une s'pata mundesi t'a shoh gjalle per here te fundit. Edhe pse erdha nga jashte vetem per te, doktoret s'me lane te hy ne reanimacion. Ndoshta edhe une nuk insistova me idene se do behet mire. Diten e fundit qe me premtuan te hy, dha shpirt. Kader. Kjo eshte jeta. Kujtoje gjyshin duke dhene sadaka dhe duke u lutur per te. 😇
 
Dhe kur heshtja bëhet fjalë
Dhe kur fjalët s'bëjn hiç zë
Malli shpirtin e ka marrë
Shpirti mall ndjen për të
Por çdo gjë tani kaloj
Lotët syve jan tharë
Zemra shpirtin e shëroj
Kujtimet na mbajnë gjallë

Mendim çasti për krijimet e mija në WattPad 😁🥂🤍
 
Do doja me tere qenien time te isha para teje sonte, te te perqafoja e puthja duart, te te shtrengoja fort e te mbaja ashtu shtrenguar e ti qe duke qeshur do me thoje-
Ik mor se me mbyte!
Te dua pafundesisht ma, te dua sa adriatiku dhe joni bashke, sic te thoja kur isha i vogel.
Me mungon shume!
 
A e dini cili eshte dallimi mes njerezve me shpirtin plot dhe atyre me shpirtin bosh?
Njerezit me shpirtin plot kane ç'te japin, shfaqen ashtu si jane, me te mirat e te keqiat e tyre, i dedikojne kohe dhe vemendje te tjereve dhe gjithckaje i rrethon ndersa ata me shpirtin bosh nuk japin asgje nga vetja e tyre, nuk shfaqen dhe nuk tregojne emocionet, perjetimet sepse thjeshte....NUK KANE, as ne realitet, as ne virtualitet, as ne qiell, as ne toke, askund ne univers NUK KANE ç'te japin!
E vetmja menyre qe te bien ne sy eshte te merren me te tjeret, te gjykojne e paragjykojne ata me shpirtin plot pa te cilet nuk e konceptojne dot ekzistencen e tyre.
Keta te dytet quhen ne zhargonin popullor edhe GORE, ne gjuhen letrare quhen te mjere....shpirterisht sepse buken e gojes ndoshta e kane 😁

Lev Ndoka nen efektin e kafeines pasi ka pire kafen e pare nderkohe qe po pi te dyten.
 
Eh cte ka frymzu keq ky ciftim ty 😝🤣

Mgjesi 😇
 
Këtu në itali gjithmon më kanë thën që vlersojn shum faktin që ne shqipëtarët duke qënë me fe të ndryshme jetojnë dhe urojnë në harmoni me njëri tjetrin paçka besimit diferent, kjo i jep vlerë të lartë shqiptarit dhe Shqipëris.
 
Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top