Mendimi i çastit.

Nganjehere kam mall te jem nje 'lule' ne nje mal te vetmuar,ku adhuron diellin e paster.
 
IMG-5187.jpg
 
Liria personale ka kosto,kostoja eshte te llogarisesh me shume veten,se sa c'mendon tjetri.
E lehte ne te thene e rend ne praktik per shumicen e njerzve.
 
IMG-5201.jpg
 
Bie shi. Sa bukur! Të dua.
Në shtëpi bashkë do të rrimë.
Asgjë nuk na pëlqen më fort ty e mua
Tani që po ikën kjo stinë.

Bie shi. Taksitë vijnë e venë
Dhe autobusët rendin plot.
Rimorkiatorët nëpër Senë
zhurmojnë… sa një fjalë nuk kupton dot!

Sa bukur: Bie shi. Mbaj vesh
Pikat e shiut që verbërisht
Godasin e kërcasin mbi qelq…
Ti më buzëqesh dhembshurisht.

Të dua. Oh, zhurmë e shiut vjeshtak
Që dënesë si një ndarje diku.
Ti do të ikësh prej meje pas pak.
Thua se bie shi në sytë e tu.

Francis Carco
 
Ngadalë vdes
kush nuk udhëton,
kush nuk lexon,
kush nuk dëgjoj muzik,
kush nuk gjen paqe në vetvete.

Ode jetes
M.M
 
IMG-5238.jpg
 
Shume cka,por qe ti hedh ketu as s'kupohen,as skane te bejne me ambjentin ketu.
 
Sfida me e veshtir qe mund te ket njeriu esht me veten e ti dhe me askend tjeter.....
 
M’u shtir vjeshta me qelqet dritëpakë,
Ti me miq në hoka e kuvende,
Dhe si fajkua, që qiejsh gjuan gjak –
Zbriti zemra në pëllëmbën tënde.

Por kalon koha, tek plaket dhe tretet,
Serm të zi korniza shtron prej zorit,
Agu që nga kopshti zbulon qelqet
Me lotët e përgjakur të shtatorit.

Por iku ajo kohë, u plak. Si akull
Mëndafsh’ i kolltukëve u brejt anash
Dhe ty, zëri t’u bor e befas heshte,
U mek ëndrra ime si jeh kambanash.

U zgjova. Ag’ i errët, si ditë vjeshte,
Dhe era merr në karro me gjithsej
Shiun ikanak prej fijesh kashte –
Kreshtat e mështeknave nëpër qiej.

Boris Pasternak
 
A bon mos me mendu nje shekull na shqiptaret😛
Jo perkundrazi neve unfortunately na duhet qe te mendojme akoma edhe shume … qe edhe te mbijetojme .. se ne anet e tjera jemi akoma goxha dobet .😜
 
Ra nje gur permbi shkemb
dhe per pak toka u shemb.
Dridhej, lekundej gjjthandej
deti nder dallge nise te kridhej.

Gjame e piskame qielli leshoi
nje vetetime udhen ndriçoi.
Udha e pare e fares se diturise
mjere kush mendjen s’dit ta leçise.
 
Mbi Harunas ra nje vese
Kusho mbaji mende e krese
Vesa iken do dal dielli
Ne Harunas do kerrcas helli

Shelegun ne do ta pjekim
Icik Raki ne do ta hekim
Icik kulac e djathe stopan
Si Skenderbegasit me taban

Balle Tomorrit hije rende
Kenges do ja marre me ende
Derisa vesa te bjere prape
Kushon e mua t'na gjej tape.
 
I bere gjithe sharllatane
Shave Noli tere dynjan
Ku te shkojme or ku te vemë
Desha te marr Myzeqene!

E pashe veten me pahir
Pa mekate me meshire
Sdoja hoxhe e sdoja Ate
Doja jeten ne Berat!

Thash do ik Durres, ne pushim
Atje gjeje binjakun tim
Pyeta Nolin e krejt dynjan
Me than Jo, jane llafazane!

Ne Kavaje sot do te shkoje
Djale qibar do kerkoje
Kur u ndala sec me thane
Gjene gomare e koke palame!

Ah bre Noli me kete mendim
Te ishe sot ne vendin tim
Sdo kishte meshire aspak
Ta bonin jeten farmak!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top