Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Menaxhimi i Stresit

Një psikolog po shpjegonte se si mund të përballojmë * sa më mirë stresin. Kur ngriti lart një gotë me ujë i gjithë publiku mendoi se do të bënte pyetjen e zakonshme ; “ Gota gjysëm plot , apo gjysëm bosh !? “

Por ajo që në të vërtetë pyeti ishte : “ Sa mendoni se peshon kjo gotë me ujë ?” Përgjigjet varjuan nga 250 në 400 gram.

“Pesha absolute nuk ka rëndësi , – replikoi psikologu. Varet nga koha që e mbaj lart. Në qoftë se e mbaj ngritur lart për një minut, nuk ka asnjë problem. Nëse do ta mbaj lart për një orë, krahu do fillojë të më dhemb. Nëse do e mbaj gjatë gjithë ditës , krahu do më mpihet dhe ” paralizohet “.. Në të gjitha rastet pesha e gotës nuk ndryshon, por sa më gjatë ta mbaj, aq më e rëndë bëhet.” … dhe vazhdoi: “Stresi dhe preokupimet e jetës janë si kjo gotë me ujë. Nëse mendoni vetëm një moment , nuk ndodh asgjë. Mendohuni pak më gjatë dhe do të filloni të ndiheni jo mirë. E nëse do të mendoni gjithë kohës , do të ndjeheni të “ ngrirë ” në vend dhe të pa zotët të bëni as edhe gjënë më të vogël “.

(* në gjuhën e psikologjisë përdoret fjala “ menaxhimi i stresit “ (këtu është zëvëndësuar me përballimi i stresit ) .“Në të vërtetë stresi nuk vjen nga shefi yt, nga fëmijët, bashkshorti, trafiku, sëmundjet apo rrethana të tjera . Vjen nga mënyra se si ti mendon për të gjitha këto rrethana “ (Andrew Bernstein )
deal-with-stress.jpg


Burimi: EA
 
Redaktimi i fundit:
Se lexova artikullin mësipër por di të them që unë stresin di ta menaxhojë mjaft mirë
1. Dëgjojë muzikë
2.Kërcejë me muzikë latine
3. Më kryesorja,shkruaj
4. Kalojë kohë me persona që më bëjnë të ndihem sa më mirë 🤍🤍🤍🤍🤍
5.Lexoj libra etj
 
Redaktimi i fundit:
1. Më qetson ecja
2. Kur është vonë, muzika dhe leximi
 
Flas me dike qe e di se mund te me kuptoje! Gjate kohes qe une tregoj arsyen e acarimit, cuditerisht ai fillon e largohet pak nga pak. Ne fund te bisedes e gjej veten super ne humor!
Keto ecje e muzikera, e shkrime me ndihmojne per lodhjen, apo per trishtimin, ama per acarimin kur me vjen nga njerez te tjere???-FARE. O do e flas o s'ka!😁
Shyqyr Zotit s'me ka lene ndonjehere vetem pa njerez rreth e rrotull!😇😊😁
 
Flas me dike qe e di se mund te me kuptoje! Gjate kohes qe une tregoj arsyen e acarimit, cuditerisht ai fillon e largohet pak nga pak. Ne fund te bisedes e gjej veten super ne humor!
Keto ecje e muzikera, e shkrime me ndihmojne per lodhjen, apo per trishtimin, ama per acarimin kur me vjen nga njerez te tjere???-FARE. O do e flas o s'ka!😁
Shyqyr Zotit s'me ka lene ndonjehere vetem pa njerez rreth e rrotull!😇😊😁

Ulu 10 😁
 
Tani ne disa situata me qeteson shoku qe kaloj jeten me te. Flas mbare sprapthi sic me vjen. Pergjethsisht ka formen e qetesis stabel qe mua me ndihmon shume.
Disa situata tjera ,varet, i kaloj vetem me veten dhe duke ecur ne natyre.
Per mua sidomos nje dite me diell,dhe e shoqeruar ecja nga jeshilleku me qeteson shume.
Per shume kend mund te duket e cuditshme,por une marre nje kafe ulem ne nje tavoline ku ka lule peme afer ,prandaj kafet e mia pergjethsisht jane gjithnje ne parke,dhe mrekullia e nje bime,lulje,peme, lulzimi,petalet hollsit e saj ,me mbushin shpirtin. Duke me de- toksinuar nga cdo energji apo mendim stresues dhe negativ.
Pa le me deti,pafundesia e shpirtit ,per mua.
 
Se lexova artikullin mësipër por di të them që unë stresin di ta menaxhojë mjaft mirë
1. Dëgjojë muzikë
2.Kërcejë me muzikë latine
3. Më kryesorja,shkruaj
4. Kalojë kohë me persona që më bëjnë të ndihem sa më mirë 🤍🤍🤍🤍🤍
5.Lexoj libra etj
Opo futi ndonji tas fasule per darke e te ikrn stresi megjithe noizin bashke
 
  • Haha
Reactions: Sol
Opo futi ndonji tas fasule per darke e te ikrn stresi megjithe noizin bashke
Ashtu më kap stresi më keq se jam nuse me namuz unë 🤣
 
E rëndsishme është të kontrollojmë zërin e mendjes.
E keni parasysh atë momentin ku je e djersitur,në gjendje ankthi e nuk din sesi reagon.
Përplas telefonin ose qan,a si reagon njeriu në ato çaste.
Merrni 3 herë frym thellë,lani fytyrën me ujë të ftohtë.
Mund të pish 1 kafe apo të hash diçka të ëmbël në ato çaste.
Mua prsh me ëmbëlsira më hiqet stresi.
Mund të dalësh për ecje.
Të shohësh 1 komedi.
E rëndsishme është të ruash qetsinë në ato 5 minuta.
Se pastaj qetsohesh e vet,thua qyqa si u katandisa kshu.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back