Memorizon Kur'anin para se t'i mbush pesë vjet!

Kresha

A pretty face can never trick me
"Me mirësinë e Allahut, Mubareku memorizoi Kur'anin komplet"-këto ishin fjalët e para që doktori Kamil Lubudij, u shpreh para gazetarëve të gazetës prestigjioze saudite, Sharkul Aësat, për djalin e tij, që ka vetëm katër vjet e gjysmë, e që këto ditë ka mbaruar memorizimin e tërë Kur'anit.




Mubareku është një djalë shumë i ri, që për 1 vit e gjysmë arriti ta memorizoj Kur'anin komplet, dhe me këtë u bë njëherit hafizi më i ri në botë.

Emri i djaloshit 'Mubarek' që në shqip donë të thotë 'I bekuar', nuk është një koincidencë, babai i tij rrëfen se përse një emër i tillë erdhi në konsideratë: "Kur gruaja ime ishte shtatzënë, një natë pashë në ëndërr fjalën e Allahut duke ardhur: "I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar." [Kaptina Err-Rrahman: 78]. Kështu që vendosa ta emëroj fëmiun që do të lind me atë emër, por edhe nëse do të lindte vajzë do ta emëroja me atë emër për shkak të ëndrrës së tillë"-thotë babai i Mubarekut.

Kur Mubareku ishte në moshën dy vjeçare kishte mësuar kaptinën Ihlas, Felek e Nas, pastaj babai i tij ia kishte kënduar shpeshherë kaptinën Et-tinë, derisa vogëlushi e kishte mësuar atë. Ai nuk kishte interesim për të shikuar as televizionin e as programet për fëmijë. "Nuk dua ti shoh as filmat e animuar për shkak se kjo i bën fëmijët të rrahën e grinden në mes vete, dhe kjo sjell edukatë të egër në shpirt, ngase fëmiu imiton tërë atë që sheh para vetit"-shprehet kështu i bekumi Mubarek.

Këto fjalë janë të një vogëlushi që ende s'i ka plotësuar të pestat nga jeta e tij. Nëna e tij thotë se ne kemi zbuluar talentin e tij memorizues kur ai ishte në moshën dy vjeçare e gjysmë, e ne prezantuam në një tubim te njëri nga shokët tonë, e Mubareku refuzoi t'i bashkëngjitet fëmijëve për të kënduar këngë të ndryshme, mirëpo ajo që na çuditi neve ishte ajo se pas gjashtë muajve pas atij tubimi ne e dëgjuam Mubarekun duke përsëritur ato këngë. Nëna e tij kishte filluar ta memorizoj Kur'anin para se te lindte Mubareku, por shtatzënia dhe periudha pas lindjes së vogëlushit e kishin ndërprerë nënën e tij ta memorizonte Kur'anin, por me ndihmën e Allahut, ajo përfundoi memorizimin e Kur'anit së bashku me djalin e saj.

Mubareku, përveç që ka mësuar tërë Kur'anin komplet, ai ka mësuar të shtatë llojet e leximit të Kur'anit, ka mësuar rregullat e leximit (texhvidit), të cilat së bashku përmbajnë më tepër se 230 strofe poezie.
Ajeti i borxhit, më i vështiri për vogëlushin.

Gjatë memorizimit të Kur'anit, padyshim se duhet kaluar në shumë vështirësi e sprova të ndryshme, edhe Mubareku, kaloi në shumë vështirësi, sipas nënës së tij, Mubareku më së vështiri i kishte ardhur memorizimi i ajetit të borxhit, e që njëherit është ajeti më i gjatë në Kur'an. Pengesa e vështirësi, i riu, kishte hasur edhe në ajetet që flasin për trashëgimi.
Gjithashtu ai vazhdimisht pyet për kuptimin e ajeteve kur'anore, në mënyrë që të mundohet ta kuptojë Kur'anin.


Qumësht dhe hurma

Babai i Mubarekut, ishte kujdesur për të që nga vegjëlia, edhe kur kishte filluar biri i tij ta memorizojë Kur'anin ai ishte përkujdesur edhe për shokët e tij që mësonin me të.
Një gjë që babai i Mubarekut e kishte vepruar përherë me të birin e tij, ishte ushqimi i të birit me qumësht dhe hurma, duke ringjallur një traditë të Profetit Muhammed, ai këtë e kishte vepruar që nga koha kur vogëlushi kishte filluar të memorizoj Kur'anin.

Allahu e ruajt Mubarekun, -hafizin më të ri në botë-, i dhuroftë të gjitha të mirat, dhe e bëftë njërin prej dijetarëve më të mëdhenj të këtij ummeti, amin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top