Mëlmesat i ngrohin duart dhe e forcojnë trupin

Kresha

A pretty face can never trick me
Nëse në të ftohtë ndjeni dridhje të dhimbshme në gishtat e duarve dhe këmbëve, shpëtimin mund ta kërkoni në bimë mjekësore që nxisin qarkullimin.



Studimet mjekësore kanë treguar se edhe disa ushqime të përditshme, siç janë specat e djegës ‘chilli’ e përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kështu e zvogëlojnë ndjenjën e të ftohtit dhe të mërdhiturit.

Qarkullimi i mirë i gjakut është i rëndësisë jetike jo vetëm për ngrohtësi, por edhe për furnizim të indeve me oksigjen, glukozë dhe vitamina.

Për fat të keq, në temperaturat e ftohta enët e gjakut tkurren, kështu që edhe qarkullimi dobësohet, ndërsa gishtat mund të bëhen të dhimbshëm dhe të shtangur”, sqaron dr. Sara Brever, autore e librit për të ushqyerit e shëndetshëm.

Posaçërisht sugjerohen specat ‘chilli’ që përmbajnë kapsicinë, që zgjeron enët e gjakut dhe nxit nervat që të krijojnë ndjenjë të ngrohtësisë. Përveç ‘chillit’, mund të shërbejë edhe ushqimi tjetër i djegës.

Rozmarinë
Rozmarina vepron njëjtë sikurse ginko – forcon qarkullimin e gjakut dhe pastaj çliron materie mbrojtëse, që e ngadalësojnë plakjen.
Rozmarina mund të shtohet në ushqim, të pihet si çaj bimësh apo në përzierje çaji. ثshtë i dobishëm nëse vendoset si krem nga jashtë – kremi dhe vaji që përmban vaji eterik i rozmarinës nxisin qarkullimin e gjakut në atë mënyrë që qetësojnë dhimbjet në muskuj.

Xhenxhefili
Rrënja djegëse me prejardhje nga India shpesh është përbërës i çajrave kundër ftohjes dhe të vjellit.
Materiet nga xhenxhefili i zgjerojnë arteriet dhe e përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Zieni 30 gr xhenxhefil dhjetë minuta në ujë dhe pastaj e pini.

Ginko
Ky preparat e forcon qarkullimin e gjakut në duar, shputa të këmbës dhe në tru. Po ashtu, është i pasur me materie që mbrojnë enët e gjakut dhe e përmirësojnë kujtesën. Përdoret edhe si preparat për forcimin e potencës.

Hudhra
Hudhra është aq i suksesshëm në nxitjen e qarkullimit të gjakut, sa mund të kurojë edhe impotencën. Mjafton të hani katër flegra gjatë tre muajve. Hudhra hollon gjakun, ruan elasticitetin e arterieve dhe kapilarëve dhe nxit mikro-qarkullimin për 47.6 për qind, thonë studiuesit.

‘Chilli’Feferonat dhe specat e djegës chilli janë më të djegës varësisht se sa kapsicinë përmbajnë. Ngrënia e ushqimit të tillë jo vetëm që nxit qarkullimin e gjakut, por edhe qetëson dhimbjet kronike.//keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top