Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mëkati në shëndetësinë kosovare

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Ass.prof.dr. Antoneta Marku


Ka vite qysh se në Kosovë nuk kemi mundur që të trajtohemi siç duhet në spitalet tona. Ka vite qysh se në Kosovë, mjekësia ka hyrë në një vorbull katastrofik i cili po ia dergj shpirtin shërbimit mjekësor. Ka vite që qeveritë tona vazhdojnë ta përbuzin dhe ta injorojnë mjekësinë thuajse te ishte një leckë e dëmshme për tu flakur.

Por partitë politike të Kosovës, vazhdojnë të gabojnë ashtu siç kanë bërë deri tani, mbase nga mungesa e përvojës në politikëbërje, sepse sistemi shëndetësor, bashkë me atë arsimorë, janë shtyllat e mbajtjes së shtetit, respektivisht ato institucione ku njeriu thjeshte e ndjen dorën e shtetit drejtpërsëdrejti.

Vendimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë që për qëndrim në spitalet tona te paguhen goxha para, ku ushqimi është terbues, barnat mungojnë deri në pafundësi dhe trajtimi higjenik-sanitar është katastrofik, jo vetëm që është qesharak, por është edhe i pamoralshëm. Të kërkosh para në Kosovë për trajtimet spitalore ku varfëria është shumë e lartë dhe papunësia edhe më e lartë, është politikisht ti biesh këmbës me sëpatë në mes të ditës.

Të kërkosh para në Kosovë për trajtimet spitalore ku spitali nuk të ofron as edhe kushtet elementare të trajtimit mjekësor, është edhe më qesharake. Me plot të drejtë një mikeshë e imja këtë vendim absurd të profesor Gashit e krahasoi me një artikull në një gazetë amerikane ku gazetari gjatë qëndrimit të tij në Kabul të Afganistanit, pasi që kishte prenotuar hotelin, ishte bërë pishman, sepse hoteli nuk i ofronte gati aspak siguri, por megjithatë gazetari amerikan kishte qëndruar në hotel nga domosdoshmëria. Ai thjesht nuk kishte pasur ku tjetër të vënte.

Shqetësuese është poashtu fakti se pse askush nga anëtaret e tjerë të qeverisë së Republikës së Kosovës nuk po reagon. A kanë dalë ata jashtë flluskës së tyre të rehatshme në zyrat në qendër të Prishtinës për të parë pak situatën në vend. Rreth kësaj çështjeje edhe unë i bashkohem një komenti në një nga gazetat tona të para do ditësh, “Alush Gashi e humbi vendin e deputetit për vehte në zgjedhjet e tjera”.

Kam përshtypjen se dufi i popullit do tua humb edhe disa të tjerëve vendin e deputetit, ministrit apo edhe kryeministrit nëse ky absurditet nuk ndreqet. Shëndetësia duhet të jetë në dispozicion për të gjithë falas atëherë kur kanë nevojë për të. Së paku ky është parimi i shtetit të mirëqenies të cilin qeveria me aq zell e propagandon. Apo mos ndoshta ky nuk është fare qëllimi i qeverisë? Ndoshta qeveria po mundohet të ngrejë një shtet ku qytetarët nuk bëjnë pjesë? Sepse ky veprim i ministrit Gashi dëshmon pikërisht një gjë të tillë.
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back