Medlin Ollbrajt: Krimea nuk është Kosovë

Arfenilla

Themelues i Forumit
MEDLIN_OLBRAJT.jpg[Ish Sekretarja e SHBA-së, Medlin Ollbrajt është shprehur se Kosova është në një situatë krejtësisht tjetër nga kjo në Krime. Ish Jugosllavia është shkatërruar për shkak të veprimeve të Millosheviqit të cilat zgjatën me vite.



"Nga ish Jugosllavia u ndanë edhe Sllovenia, Kroacia e Bosnjë e Hercegovina. Ajo çfarë ndodhi aty ishte rezultat e zhvillimeve të brendshme. Ndërsa Rusia kurrë nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte në Kosovë, dhe është përpjekur që të bllokojë vazhdimisht faktin se njerëzit aty dëshironin ta kenë pavarësi”, shprehet Ollbrajt.

"E rëndësishme është se Rusët, duket se po ‘blejnë’ në mënyra të ndryshme diçka që mund t'u shkaktojë probleme të brendshme shumë të mëdha, sidomos kur kemi grupet të shumta etnike si në Krime, Dagestan e në disa vende të tjera", shprehet Ollbrajt, njofton RTK.

Ajo ka theksuar se Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka gabuar në kalkulimin e gjendjea në Ukrainë. /albeu
 
Titulli: Medlin Ollbrajt: Krimea nuk është Kosovë

Krimea banohet ne pjesen derrmuese nga ruse etnike dhe i ka takuar Rusise deri ne vitet '50, ku kaloi nen Republiken Sovjetike te Ukraines, asokohe ne kuader te Bashkimit Sovjetik, me teper si nje riorganizim administrativ, e si e tille doli nga rrenojat sovjetive ne fillim te viteve '90. Kjo situate nuk eshte si Afganistani apo Gjeorgjia pasi kemi te bejme me territore historikisht te banuara nga ruse etnike, e jo politika satelitore, e mbi te gjitha kur vihet ne loje baza ushtarake ruse e Detit te Zi.

Perendimi dhe Amerikanet me teper, dolen bllof me politiken e kercenimeve (Gjerogjise) pa e marre parasysh agresivitetin dhe vendosshmerine e politikes se jashtme ruse kur behet fjale per interesa jetike. Ndaj dhe hasem bllofin me te madh te periudhes post Luftes se Ftohte, e te gjitha meritat i mban Obama dhe politika "demokratizuese", kesaj rradhe tek strofulla ariut.
 
Titulli: Medlin Ollbrajt: Krimea nuk është Kosovë

 
Back
Top