Mediat: Mbi 30 mijë shqiptarë me pasaporta serbe...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
61679.jpg

PRISHTINE- Më shumë se 33 mijë qytetarë të Kosovës, nga viti 2009 e deri në dhjetor të vitit 2012, janë pajisur me pasaporta të shtetit të Serbisë. Këto janë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilat ka arritur t’i sigurojë gazeta kosovare “Zëri”.

Sipas këtyre të dhënave, thuajse të gjithë aplikuesit për pasaporta serbe janë të nacionalitetit shqiptar.

“Kjo llogaritje përfshin kohën prej nga Serbia ka përfituar liberalizmin e vizave nga Bashkimi Evropian, e deri më sot, pa llogaritur periudhën e mëparshme”, ka thënë për gazetën, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme në Beograd.

Megjithatë, qëllimi i kosovarëve që me pasaporta serbe do të udhëtojnë pa viza, nuk mund të arrihet. Kjo për faktin se të gjithë ata që marrin pasaporta serbe, e në të cilat shkruhet adresa e ndonjë vendbanimi jashtë territorit të saj, në këtë rast adresa e ndonjë vendbanimi në Kosovë, nuk përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave.

Fillimi i lëshimit të pasaportave biometrike serbe ka bërë që të ndryshohet edhe mënyra e dhënies së pasaportave për qytetarët e Kosovës.

“Derisa më herët Serbia për secilin qytet të Kosovës, ka pasur një degë nëpër qytetet e Serbisë, nga viti 2009, të gjithë ata që duan të marrin pasaporta serbe, duhet të shkojnë direkt në Beograd, ku edhe është një ndërtesë e veçantë e cila gjendet në rrugën “Ljermontova”, bën të ditur ky zyrtar.
(m.a/BalkanWeb)
 
Back
Top