Mediat e huaja: Vrasja e kryekomisarit Lamaj, e stilit mafioz

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
dritan-lamaj-portret-510x322.jpg


timthumb.php


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Vrasjes së kryekomisarit, Dritan Lamaj në Tiranë, i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat e huaja.

Agjencia “BalkanInsight” shkruan se Lamaj u godit me armë “AK-47” sapo ishte duke parkuar automjetin e tij afër banesës. “اështja është duke u hetuar nga prokuroria e krimeve të rënda sepse ne besojmë se motivi i kësaj ngjarjeje lidhet me punën e tij”, u shpreh Albi Serani, zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërkaq, gjatë 18 viteve karrierë, Lamaj ka mbajtur shumë poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Deri vitin e fundit ai ishte shef i Komisariatit nr.6 në Tiranë përpara se të transferohej në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

“BalkanInsight” shkruan se Lamaj është kryepolici i rradhës që vritet ndërsa më herët u vra në Shijak Adem Tahiri dhe pas tij edhe komisari i Matit, Musa Skura. Në një prononcim për “BalkanInsight”, Sadetin Fishta, kreu i sindikatës së policisë thotë se vrasjet po krijojnë një situatë të rrezikshme për punonjësit e policisë.

TGCOM shkruan se Dritan Lamaj u vra në një ndër zonat më të populluara në kryeqytetit të Shqipërisë nga dy persona që zbritën nga një motorr dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mediat e huaja: Vrasja e kryekomisarit Lamaj, e stilit mafioz

Durrës, konfirmohet një makinë e vjedhur, dyshohet ta kenë atentatorët e kryekomisarit Lamaj

timthumb.php


Policia e Durrësit bën me dije se kanë nisur hetimet pas një denoncimi për një automjet të vjedhur të tipit BMW, në këtë qytet.

Sipas policisë automjeti i vjedhur është në pronësi të shtetasit, Fatmir Lila, me targa "DR 1944 F".

Nuk ka ende detaje rreth denoncimit, ndërkohë që burime të policisë sqarojnë vetëm se hetimet për këtë i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila është duke hetuar edhe për vrasjen e ish-shefit të komisariatit nr.6 në Tiranë, Dritan Lamaj.

Fill pas ngjarjes së mbrëmshme policia ka njoftuar se është në kërkim një automjet tip BMW me targa të Durrësit, e cila mendohet se ka ndihmuar autorët e krimit të largohen.

Ndërkaq mësohet se denoncimi në Durrës është bërë gjatë mbrëmjes së të shtunës nga i zoti i automjetit, i cili pretendon se një person i maskuar ka përfituar nga momenti që automjeti ka qenë i ndezur dhe e ka grabitur.

/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./
 
Back
Top