Media italiane jep alarmin: 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme “u zhdukën” në Shqipëri. Antimafia italiane nis hetimin
Në një kohë që e gjithë vëmendja në Shqipëri është e fokusuar te protesta e opozitës, mediat italiane rikthejnë edhe një herë alarmin e plehrave.
Gazeta pianetaitalianews.it jep shifra dhe fakte të frikshme që tregojnë rrezikun që i kanoset shqiptarëve.
Dokumentet që posedon media italiane tregojnë se në vitin 2016 të paktën 1300 kontejnerë, 22 ton secili, që ishin të destinuara zyrtarisht për tu dërguar në Dresla, Maqedoni, pika më e madhe e grumbullimit në Europënuk e kanë kaluar kufirin. por janë shkarkuar në portin e Durrësit në Shqipëri, me anijet tregtare të kompanive të mëdha nga Kalabria, Gioia Tauro etj.
Plehrat vijnë nga Napoli dhe provinca e saj, nga Campania, nga Bari dhe komunat përreth.
Sipas gazetës në fjalës, mes tyre mund të ketë edhe helme industriale dhe të rrezikshme.
Më poshtë keni edhe artikullin e medias italiane ‘Pianeta Italia’:
“Bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është në një pikë kthese… Ura e gjyqësorit mes vendeve tona do të sjellin një evolucion në bashkëpunimin ndërkufitar për krimin. Me pak fjalë, mafiet e reja do të gjejnë bukë për dhëmbët e tyre”!
Tonet e konferencës për shtyp janë me shenja optimizmi. Adriatik Llalla, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, ka pritur në Tiranë prokurorin e Antimafies italiane Franco Roberti. Një debat i gjatë për trafikun e drogës dhe armëve, luftën kundër riciklimeve të bërë nga mafia dhe shkëmbimeve të numrave e të dhënave për të hetuar më thellë…
“Hetimet kofidenciale do të vijnë shumë shpejt në rezultate vendimtare”, thuhet në korridoret e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, por askush në konferencën për shtyp nuk guxon të ngrejë hipoteza lidhur me interesat e përbashkëta hetimore. Asnjë indice, pra me përjashtim të një pyetjeje të ‘pacipë’ lidhur me trafikun e paligjshëm të mbetjeve nga Italia, shpesh ilegal, në territoret e Gadishullit Ballkanik.
“Prokuror, mijëra kontenierë të nisur nga porti “Gioia Tauro” në Kalabri drejt Maqedonisë kanë zbarkuar në Durrës dhe janë zhdukur gjatë rrugës. Dukej se përmbanin mbetje urbane dhe industriale. Shqipëria është kthyer në kazanin e plehrave të Europës?”, pyeti një gazetar.
Ai bën një shenjë me sy dhe ngre supet. I shmanget pyetjes, por e bën vetëm për sa i përket sekretit institucional që është i nevojshëm për të mbajtur në vazhdim procesin.
ثshtë e vërtetë, Italia dhe Shqipëria hetojnë “mbeturinat e zhdukur” në rrugën drejt Ballkanit.
Dokumentet në posedimin tonë tregojnë se në vitin 2016, të paktën 1.300 kontenierë, prej 22 tonelata secila dhe zyrtarisht të destinuara për tu shkarkuar në Dresla, Maqedoni, nuk e kanë kaluar kufirin. Të shkarkuara në portin e Durrësit, në Shqipëri, nga anijet e kompanive të mëdha, të nisura nga porti i Gioia Tauro në Kalabri. Duhet të ishin shkarkuar në Shkup, Maqedoni, në vendin më të madh të shkarkimit në Europë, menaxhimi i së cilës i është besuar aktualisht një kompanie italiane.
Mbetjet urbane të ardhura nga Napoli dhe provincat, nga Campania, Bari dhe komunat e këtij territori. Madje edhe nga provinca e Imperias. Por, ndoshta edhe mbetje industriale dhe helme të rrezikshme, kjo e fundit, hipotezë që e bën aferën më shqetësuese dhe të sjellë në memorie vitet më të errëta të helmeve nga mafia. Në Napoli dhe Campania, vendet e “të keqes së errët” të përhapur në vitet e katastrofës më të madhe ambjentaliste të viteve të fundit, ata e dinë mirë se për çfarë bëhet fjalë.
b;.thealbanian.co.uk