Media greke: Kumar dhe gjak në Shqipëri

Love

βeℓℓe â๓e
ATHINث- “Kumar dhe gjak”. Ky është titulli i një shkrimi të botuar sot në median elektronike dhe të shkruar greke “Zungla.gr”. Shkrimi është si më poshtë: Drogë, kumar, kazino dhe qendra argëtimi nate, si edhe ... gjaku kompozojnë trillerin policor, i cili po zhvillohet ditët e fundit ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, me shkak vrasjen e një komisari të policisë shqiptare.

timthumb.php


Protagonisti i historisë i cili kujton skena nga filmi me gangsterë “Kumbari”, është një 44-vjeçar sipërmarrës nga Shqipëria, i quajtur Arben Frroku, i cili akuzohet se të shtunën e kaluar ka vrarë me një breshëri plumbash automatiku, Dritan Lamajn dhe më pas ka hyrë në Greqi për t’ju shmangur arrestimit.

Por prapaskena e kësaj çështjeje është shumë e pasur, pasi informacione për “Zougla.gr”, sjellin në dritë se pas këtij krimi të oficerit të policisë shqiptare, gjenden arsye të cilat kanë të bëjnë me bindje politike.

Sipërmarrësi suksesshëm apo “baron” i drogës?

Shumë janë zërat, të cilat e lidhin biznesmenin 44-vjeçar, Arben Frroku, si edhe oficerin e vrarë Dritan Lamaj.

I pasur, pronar i disa sektorëve të prodhimit të energjisë, pronar i disa klubeve të natës dhe kazinove, Arben Frroku është i njohur në vendin fqinj.

Zërat rreth këtij njeriu ndahen dhe janë të shumta. Disa bëjnë fjalë për një kontrabandist të madh droge, i cili arriti të bëhej edhe më i pasur duke tregtuar vdekje, ndërsa të tjerë thonë se bëhet fjalë për një biznesmen të zgjuar, energjik, të pastër e të suksesshëm, të cilin “sistemi” e do të burgosur dhe ekonomikisht të rrënuar, për shkak të bindjeve “antiberishiane” dhe afrimit të tij me Partinë Socialiste.

Përsa i përket komisarit të vrarë Drian Lamaj, ka reportazhe dhe zëra, të cilat e sjellin të kishte lidhje me kontrabandistët e mëdhenj të drogës në Shqipëri dhe jo vetëm.

"Nuk e vrava unë!"

Frroku gjithsesi mohon në mënyrë kategorike autorësinë e vrasjes të komisarit shqiptar, duke theksuar se bëhet fjalë për kurth, i cili ka për synim arrestimin e tij, pasi të shtunën e kaluar kishte marrë pjesë në një manifestim kundër Berishës.

Të shtunën në mbrëmje u bë një sherr me drejtorin e Policisë së Tiranës, i cili është mbështetës i Berishës. U mblodhën 1000 vetë me pllakata, në mënyrë që ta ndjekin nga detyra, pasi gjithçka bëri e bëri me mbështetjen e Berishës. Kur mbaroi manifestimi, drejtori i policisë dërgoi dy policë që të më sulmojnë, të cilën edhe më goditën, por unë nuk reagova. Donin që të reagoja dhe të më arrestonin. Ika për në Greqi, në mënyrë që të takoj avokatin e kushëririt tim, i cili është i arrestuar për drogë në Kalkidiki. Ndërkohë që kisha ikur nga Tirana dhe vija drejt Greqisë, më telefonoi vëllai im dhe më tha se vranë Dritan Lamajn me kallashnikov

Arrestimi

Tjetër mendim duket se ka qeveria shqiptare, e cila menjëherë pas vrasjes së komisarit lëshoi urdhrin e arrestit, të cilin e dërgoi edhe Greqisë, edhe Interpolit. Policia greke dhe veçanërisht policia e Selanikut, diktuan 44-vjeçarin, së bashku me dy persona të tjerë, në një hotel në Selanik Tre personat u identifikuan, u arrestuan, dhe në posedim të tyre u gjet një sasi droge. Të arrestuarit u transportua përpara gjykatës, e cila, sipas avokatit të Frrokut e la të lirë me kushte kufizuese, pasi, siç u provua nuk kishte arsye që ai të mbahej nën arrest. Gjithsesi Frroku qëndron në burg, për shkak të urdhërarrestit që ka lëshuar vendi i tij, Shqipëria, përfundon reportazhi i medias greke.
Shqiptarja.com
 
Back
Top