Media gjermane: Shqipëria, e rrezikuar. Rama i përgjigjet Bildt
“Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, po kthehet gjithnjë e më shumë në rrezik sigurie”, shkruan gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Ajo i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë, duke theksuar se kriza po ashpërsohet gjithmonë e më shumë.
“As kreu i Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, nuk ia doli dot të ndërmjetësojë mes dy partive kryesore në Shqipëri”, theksohet në artikullin që i jep këtë shpjegim arsyeve përse dështoi eurodeputeti gjerman në misionin e tij.
“Partia Demokratike këmbëngul në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të ndershme. Socialistët ranë dakord për një qeveri të përkohshme, me përfshirjen e politikanëve opozitarë, por refuzojnë dorëheqjen e Ramës”.
‘FAZ’ e vë theksin te dështimi i afateve të regjistrimit për zgjedhjen, si nga ana e Partisë Demokratike që nuk u regjistrua në KQZ, por edhe nga ana e Partisë Socialiste, që la të kalojë afati për regjistrimin e koalicioneve.
“Nëse në këto kushte do të bëheshin vërtet zgjedhje, atëherë Rama ka një fitore gati 90% të sigurtë. Problemi është se zgjedhjet pa opozitën nuk shihen me sy të mirë në BE, union të cilit Shqipëria do t’i bashkëngjitet”.
“Por afatet kanë kaluar, - vazhdon “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, - e bashkë me to edhe mundësia për korigjime prapavepruese”.
Gazeta gjermane thekson se zgjedhjet nuk do të zhvillohen dot më 18 qershor dhe e përshkruan bllokimin e Parlamentit si traditë në luftën partiake shqiptare. Ajo kujton sesi në vitin 2009 ishin socialistët që bllokuan Kuvendin.
“Konfrontimi i atëhershëm mes dy partive ka kaluar në një armiqësi të hapur që vazhdon deri më sot”, thuhet më tej në shkrim, ndërsa nënvizohet sesi skandalet korruptive të demokratëve dhe drejtësia nën ndikimin politik, ishin argumentet kryesore me të cilat i fituan zgjedhjet socialistët në vitin 2013.
Për gazetën gjermane, “Rama, që kishte një mazhorancë solide, premtoi transparencë, reforma radikale, sidomos në drejtësi”.
“Por tani, në fund të mandatit të tij, ato kanë mbetur vetëm fjalë boshe. Shqipëria sot ndodhet në vendin e parë të prodhimit të kanabisit në Europë. Me prodhimin e hashashit rritet edhe ndikimi i baronëve të drogës, që kanë mjaftueshëm parà për të blerë politikanë, gjykatës dhe policë. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, po kthehet gjithnjë e më shumë në një rrezik”, shkruan “FAZ”, duke theksuar se, “me shqetësim janë pritur edhe veprimet e njëanshme politike” të Ramës, si deklaratat për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën nëse BE-ja nuk i pranon këto vende shpejt në union.
Zërave që përcjellin frikën e destabilitetit iu shtua një ditë më parë bashkëkryesuesi i Këshillit Europian për Marredhëniet me Jashtë, Carl Bildt, i cili tha se Shqipëria është në prag të një kolapsi politik.
Në “Twitter”, ish-ministri i Jashtëm suedez, i angazhuar ndërkohë me ngërçin politik të Maqedonisë, postoi një artikull mbi rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit, ndërsa udhëheqësi opozitar bën thirrje për mosbindje civile.
Përgjigjja e kryeministrit shqiptar erdhi përmes të njëjtit rrjet social. “I dashur Carl Bildt, Shqipëria është e fortë si shkëmb! Ne po ndërtojmë shtet dhe askush nuk na largon nga rruga jonë drejt drejtësisë, rritjes dhe punës”, shkruan Rama.
/ Top Channel