Media elektronike dhe ligji 8 410

WxP

Staf në FV.AL
Media elektronike dhe ligji 8 410

Leonard Gremi

Propozimet e fundit të qeverise me nje projektligjin te paraqitur per ndryshimen e ligjin 8 410 “Per radion dhe televizionin publik e privat ne Republiken e Shqiperise“ kane hapur me te drejte nje debat te gjere ne medien e shkruar dhe ne ate elektronike. Ne kete debat, veç opozites, jane perfshire edhe shume aktore te tjere te shoqerise civile si gazetare, intelektuale, pronare dhe drejtues mediesh elektrinike etj. Opozita me te gjithe aleatet po perpiqet qe ta shfyteziojë maksimalisht, duke e amplifikuar dhe paraqitur ate si “skandal”, cenim te hapur te lirise se medies, ”veprim legal te qeverise dhe te z. Berisha qe kerkon te vere nen kontroll te plote KKRT-ne dhe mediet elektronike”. Pa hyre ne detaje per te drejten legale te qeverise per te paraqitur projektligje dhe te opozites per t’i bere oponence, ajo qe eshte e shkruar e zeza ne te bardhe ne projektligjin e qeverise perbehet vetem prej disa ndryshimeve numerike dhe konkretisht eshte propozuar ndryshimi i numrit te anetareve te KKRT-se nga 7 anetare ne 5, eshte shkurtuar koha e ushtrimit te mandatit vetem per nje mandat te drejtuesve te keshillit, eshte propozuar te prishet balanca politike ne perberjen e anetareve, me qellim depolitizimin e ketij institucioni dhe sigurimi i perberjes se anëtaresise se re me konsensusin pozite-opozite. Edhe per keshillin drejtues te Radio Televizionit publik eshte propozuar reformimi i ketij keshilli nepermjet vendosjes se kritereve te reja qe duhet te plotesojne anetaret si dhe eshte propozuar zvogelimi i perberjes se numrit te anetareve te keshillit drejtues nga 15 anetar ne 7. Duke u nisur nga fakti qe e djathta ka aktualisht mazhorancen, ajo ka mundesine qe ta shfrytëzojë kete epersi qe gjate zgjedhjeve te aprovohen kandidaturat qe do te propozohen prej saj. Por kjo nuk eshte ndonje gje e re dhe as nje çudi. Opozita e sotme qe deri dje ishte ne pushtet, gjate ushtrimit te dy mandateve te saj i dominoi keto dy organe me njerezit e saj. Keshtu qe ndryshimet e pritshme ne keto institucione nuk jane ndonje hata.
Ajo qe eshte per t’u shqetësuar, sipas nje kendveshtrimi tjeter, eshte se debatet po fokusohen vetem te numri i anëtareve ( 5 apo 7) dhe te formula e perberjes se anetareve, sa nga pozita dhe sa nga opozita, kush do ta dominoje e majta apo e djathta etj. Edhe ne takimet e hapura qe u zhvilluan keto dite me anetare te komisionit parlamentar te medies, me grupe te interesit dhe me aktore te tjere te shoqerise civile “shqetesimi“ mbeti perseri te formula e perfaqesimit dhe menyra e zgjedhjes. Ne kete menyre, debate per nje ent publik, i cili duhet te pergjigjet per rregullimin rigoroz, teknik te biznesit radiotelevizive po kthehet ne nje debat politik, ku forcat politike kerkojne te sigurojne supermaci.
I. Por ajo qe grupet e interesit dhe ligjvenesi duhet te shikoje me kete rast me vemendje eshte thelbi i ligjit. Ligji duhet bere qe te jetoje jo vetem per sot dhe jo vetem per kete konfigurim qe ka politika e sotme. Ligji duhet bere qe te jetoje sa me gjate. Ligji ka mangesi serioze parimore qe lene shteg hapesirave te medha te subjektivizmit te anetareve te KKRT-se. P. sh. Handikapi i pare i ligjit ekzistues eshte se anetaret e KKRT- se me vota vendosin kufijte gjeografike te shtrirjes se se zonave te mbulimit nga transmetuesve, duke mos marre ne konsiderate kapacitetin, fuqine, interesin e investitoreve dhe kapacitetet e lira te frekuencave. Kjo eshte ne kundershtim me parimin baze te lirise se zhvillimit te biznesit radioteleviziv dhe interesat e tyre. Ne nje kohe kur kufijte e shtrirjes se sinjalit duhet te varen nga mundesia praktike e ekzistences se kanaleve ose frekuencave te lira dhe interesi i vete subjekteve per te investuar ne zona te caktuara. Me thjeshte akoma po e konkretizoj me nje shembull. Nje kanal televiziv (A1 televizion) i licensuar nga KKRT-ja me zone mbulimi te percaktuar ne licence ultesiren perendimore nuk i jepet nga KKRT-ja frekuence ne zonen e Fierit dhe Lushnjes sepse zona eshte e ndotur e nuk ka mundesi faktike per kanale te lira. Por po kjo KKRT-ne te njejten kohe te gjobit, te fik transmetuesin dhe te heq antenat e nuk te lejon te shtrish sinjalin ne Korce, Shkoder, Sarande ose gjetke kur jane mbi 20 kanale te lira te te pazena. Pra atje ku ta jep ligji, s’te jep dot se nuk ka, atje ku ka frekuenca te lira dhe nuk shqeteson njeri te thote “nuk te le ligji “ nuk lejohet“ ???. Si mundet qe te qendrojë nje ligj i tille dhe ne projektligjin e ri te paraqitur nga qeveria, kjo gje nuk preket fare? Ligji ka nje kufizim parimor qe mund te kthehet ne nje konflik politik ne te ardhmen nese nuk ndryshon. Sepse selekton pa te drejte vetem dy kanale, te cilat ne momente te caktuara ose ne vazhdimesi mund te pozicionohem ne nje politike redaksionale pro nga e majta ose pro vetem nga e djathta. Te lejosh me ligj nje gje te tille per mbulim te të gjithe teritorin te vendit, eshte e rrezikshme per interesat kombetare. Kjo mase ndaluese e ligjit ekzistues u be per t’i siguruar privilegjin dhe monopolin e vetem dy televizioneve, e cila ne ate kohe u kundershtua me force nga operatoret radiotelevizivë, por qe mazhoranca e asaj kohe nuk e ndryshoi per interesat e veta. Me preteksin e “zbatimit te ligjit” se “je jashte zones se licencimit” disa operatore te fuqishem me prodhime cilesore dhe informacione profesionale u penguan te kalojne “kufirin” e zones se licencimit. A mund te quhet nje ligj i mire dhe a mund te pranohet nje ligj qe ne zonen qe je i licencuar nuk te jepet ajo qe te takon, “se nuk ka mundesi praktike “ dhe atje ku ka mundesi nuk te lejon se nuk je i licencuar per kete zone”?
A mund te lihet jashte vemendjes se ligjvenesit ky handikap i ligjeruar qellimisht nga mazhoranca e mëparshme, kur po diskutohet per ndryshime ne ligjin per mediet elektronike?
Ligji mund te percaktoje sakte kritere ose kushte per investime dhe programe serioze qe duhet te plotësojë nje transmetues per te shkuar atje ku ai deshiron, por jo te percaktoje kufijte ne menyre arbitrare jashte interesave te subjekteve. Ligji duhet te precizoje shume aspekte teknike, me qellim qe anetaret e KKRT-se te cfaredo partie qe te jene, te zbatojne ligjin dhe jo orientimet e klaneve politike. Po qe se projektligji i ri do t’i ngushtoje hapësiren e subjektivizmit te anetareve te KKRT-se, atehere lufta per KKRT-ne do te shuhet. Atje madje nuk do te kete nevoje as per emer aq te madh “Keshill kombetar”, por thjeshte per nje ent te vogel publik me nje e kryemenaxher qe zbaton me korrektese ligjin. Hapësira e eterit shqiptar eshte prone e shtetit shqiptar dhe e shqiptareve dhe KKRT-ja duhet ta mbroje ate nga nderhyrjet e kanaleve te huaja dhe te mos beje avokatin e interesave te bizneseve te huaja dhe me preteksin “mbrojtjes se i frekuencave nacionalere” kufizon dhe pengon shtrirjen e sinjaleve te operatoreve vendës. Asnje argument teknik ligjor, nacional dhe nderkombetar nuk ka dhe nuk mund te gjendet per te kufizuar shtrirjen e sinjalit te operatoreve vendës brenda territorit te Republikes se Shqiperise sa kohe qe brezi i frekuencave eshte i lire. Garantimit te pavaresise se vertete te medieve nga presioni i mundshem i pushtetit do t’i sherbejne jo vetem nderrimi i anetareve, as deklaratat per konsensus dhe per cilesite e anetareve te rinj, por kufizimi me ligj i masave represive qe KKRT-ja ka te drejte ushtroje mbi operatoret. Po te jete se duam me te vertete akoma me shume pavarësi te medies nga pushteti, atehere duhet qe ligjvenesi me projektligjin e ri duhet t’i çliroje keto subjekte nga i gjithe sistemi i taksave dhe tatimeve te cilat jane specifike dhe me te renda se çdo fushe tjeter biznesi. Kostot e larta te investimit, kostot e larta te prodhimit dhe te te mbajtjes se aktiviteteve radiotelevizive, si dhe interesit publik te cilit ato i sherbejne jane argumente të mjaftueshme qe media te çlirohet nga sistemi i taksave speciale. اlirimi i plote nga sistemi i taksave dhe i tatimeve eshte pavarësi reale e medies. Vetem atehere pushteti mediatik do te jete ne balance me pushtetin politik dhe do t’i sherbeje me me shume fanatizem interesave te publikut.
II. Veç sigurimit te lirise dhe interesave te zhvillimit te bizneseve ne fushen radiotelevizive, e cila eshte nje kerkese parimore per nje ligj te kesaj fushe qe me ligjin aktuale eshte e goditur qellimisht nga ish-mazhoranca e meparshme, projetligji i ri duhet te siguroje mbrojtjen e interesave te konsumatoreve dhe qytetareve shqiptare. Transmetuesit digjital satelitor dhe tokesor me programe teresisht te piratuara bashke me sherbimet e ofruara, per te fituar sa me shume per vete, kane hedhur ne treg bashkangjitur sherbimit edhe dekoderat ose marrësit te veçante qe lexojne vetem nje karte, vetem” digitalb”, ose vetem ”sat +”. Kjo ka bere qe nje konsumatore vendës te bleje disa marres per te siguruar programet me pagese. Ligji mund ta ndaloje dhe te lejoje vetem dekodera universale me te cilin lexohen programe te ndryshme.
III. Nje pjese e mire e transmetuesve jane prane qendrave te banuara sic eshte p.sh Fushe-Dajti etj. Por konkurrenca e eger midis transmetuesve ka bere qe te rriten pa kufi fuqite e transmetimit, duke rritur rrezikun e demtimit te shendetit publik nga fuqite rrezatuese.
Ligji ne menyre taksative duhet t’i vere kufizime perdorimit te fuqive te medha per zona te caktuara qe jane afer qendrave te banuara ose zonave kufitare, duke ruajtur cilesine e sinjalit. Percaktimi i fuqive optimale per zona te caktuara do te zgjidhte edhe shqetesimet e mundshme per shperndarjen e sinjalit ne te gjithe vendin per transmetues qe deshirojne hapesira me te gjera shtrirje. Transparenca e detyrueshme ligjore per fuqite optimale dhe per brezin e frekuencave te zena dhe te lira per te gjitha zonat e vendit do ta zhveshe KKRT –ne nga mundesia e vendimeve arbitrare dhe selektive per sa i perket çeshtjes se percaktimit te kufijve te shperndarjes se sinjalit si dhe do te rrise ndjeshmerine e aktoreve te shoqerise cvile per mbrojtjen e interesave te publikut.
IV. Ligji ekzistues e ngarkon KKRT-në per te luftuar piraterine televizive ne nje kohe kur ajo nuk ka mundesi teknike per ta zbuluar kete. Ajo e ben kete vtem per prefekturen e Tiranes. Per te luftuar vertet piraterinë ne te gjithe vendin dhe jo vetem ne Tirane dhe jo vetem ne menyre selektive, mund te ngrihen agjenci te veçanta shteterore te monitorimit ne te gjithe vendin. Kjo sfere qe ka te beje me aspekte te se drejtes se pronesise zgjidhet vetem ne rruge gjyqesore.
V. Ne kushte e konkurrences se lire duhet qe projetligji t’u krijoje kushte te barabarta te gjithe operatoreve publike dhe private. Ligji ekzistues i ve ne pozita te pabarabarta. Te gjitha siperfaqet e majave me te larta te vendit ku vendosen transmetuesit, me ligj konsiderohen prone e TVSH-se. Per perdorimin e ketyre pikave operatoret private duhet t’u nenshtrohen kushteve arbitrare te qiradhenies te vendosur ne menyre te njeanshme nga TVSH-ja. Kjo duhet te ndryshoje dhe administrimi i tyre te behet duke respektuar palet dhe duke perballuar kostot reale.
VI. Ne lidhje me Keshillin Drejtues te RTVSH-së, mendoj se zgjidhja me e mire do te jete shkrirja e ketij keshilli dhe jo vetem pergjysmimi i numrit. Ai, veç sigurimit te ndonje te ardhure plus per anetaret dhe zgjidhjes se ndonje interesi personal, nuk ka pasur asnje ndikim ne eficencen e ketij enti. Me ligj ai duhet te trajtohet si nje ent publik. Por aty duhet te futen parimet e menaxhimit te ekonomise se tregut te lire. Te reduktohet administrata super e fryre dhe mbrohen profesionistet nga rokadat politike. Disa çeshtje qe kane te bejne me interesat kombetare te shtetit si arsimit, edukimit, kultura kombetare dhe mbrojtja duhet kene prioritet te qarte. Lufta politike per te siguruar dominim politik ose ekuiliber politik ne keshill dhe ne administraten e Radio Televizionit vetem e ka rrenuar kete institucion.
Pavarësisht nga shkalla dhe problemet e zhvillimit te demokracise ne vend dhe nga shkalla e emancipimit te shoqerise sone, ajo qe duket qarte dhe qe eshte vertetuar ne keto vitet e fundit eshte se sa me shume nje mazhorance politike ose nje klan politik arrin ta dominojë kete institucion, aq me shume ajo mazhorance ose klan humbet kredibilitetin publik. Fitorja e vertete dhe finale per mazhorancen eshte sigurimi i kredibilitetit publik. Kontrollimi i medieve me “balance politike“ ose “konsensue” nuk eshte kontrolli i burses politike te aktoreve politike.
Keshtu qe “meraku’ dhe” frika” e opozites se sotme, por edhe e aktoreve te tjere te shoqerise civile per dominim te ketij institucioni (RTSH) nga mazhoranca e re eshte nje ndihme e drejte perdrejte per goditur vete mazhorancen.
Cdo perpjekje e mazhorances per te siguruar supremaci do te jete vetevrasje. Shembujt per kete jane te fresket. Ideja e hedhur ne treg per te krijuar dy kanale shteterore me politika redaksionale te majta dhe te djathta njekohesisht, jo vetem qe eshte kosto shtese per qytetaret e varfer shqiptare, por kjo nuk zgjidh ndonje problem. Mediat private kane kohe qe e kane dhene kete zgjidhje pa fonde shtese. Edhe publiku me i pavemendshem e kupton se cili anon majtas dhe cili djathtas. Dhe telekomanden e leviz ku i pelqen. Vec kesaj praktika e ketyre viteve ka vertetuar se çdo politizim i medieve çon ne rrenimin e tyre te shpejte. Publiku nuk besoj se ka nevoje edhe per dy “RD” dhe dy “ZP”. Nje print dhe elektronike. Ai ka kohe qe i ka nxjerre jashte tregut. Dy gazetat partiake ne treg u ka mbetur vetem emri.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top