Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, vazhdon të mbetet lideri me popullaritetin më të madh në Kosovë. Me vetëm një postim në Facebook, Thaçi ka marrë pëlqime më shumë se që kishin arritur të marrin vota shumica e liderëve të opozitës në zgjedhjet e fundit, të cilët kanë hyrë në 2016 me kërkesën kryesore për zgjedhje të parakohshme.
Në postimin e fundit për vitin 2015, për 15 orë Thaçi ka marrë mbi 37 500 pëlqime, që janë dukshëm më shumë se që kishte arritur të merrte vota në zgjedhjet e fundit lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri apo edhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në vitin 2014, Visar Ymeri kishte arritur të merrte gjithsej 29 648 vota, Fatmir Limaj 26 789 vota, kurse Ramush Haradinaj 50 388 vota.
Ndonëse në këtë fillimvit, Thaçin e pret një betejë politike për zgjedhjen e tij President i Kosovës, e cila fillimisht po kundërshtohet nga opozita, kalimi i tij në postin e të parit të shtetit si duket më së shumti i konvenon po këtyre, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i rrisin gjasat që t’ia marrë primatin PDK-së së Thaçit, e cila në të ardhmen nuk do të mund të udhëhiqej më prej tij.
Me zgjedhjen e tij President i Kosovës, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili njëherësh është edhe lideri më i votuar në vend, e ka për obligim kushtetues të jap dorëheqje prej të gjitha pozitave partiake.