Me te bukura per vit te ri...

braziljania

Anëtar i Nderuar
Mësoni gjithçka që duhet mbi makijazhin dhe mënyrat e krehjes së flokëve për të qenë më brilante në momentin e ndërrimit të viteve.

Udhëzimet bazë

* Shlodhuni disa minuta përpara se të dilni për të festuar ardhjen e Vitit të Ri. Natyrisht pasi më parë të jeni lyer dhe krehur.

* Bëni një banjë qetësuese, duke fërkuar butë lëkurën me anën e një furçeje të posaçme. Kjo do të ndihmojë në qarkullimin më të mirë të gjakut dhe do të largojë qelizat e vdekura.

* Gjatë kohës që prisni të thahen thonjtë mund të vendosni një maskë në fytyrë, e cila do ta pastrojë atë më në thellësi ose do t'i japë fytyrës suaj një shkëlqim të veçantë. Fytyra duhet të jetë e pastër dhe e thatë kur të vendosni maskën. Shmangini zonës së syve dhe gojës.

* Ndarëset për gishtat (kur lyeni thonjtë) janë shumë të nevojshme pasi ju shpëtojnë nga incidente të mundshme që ju marrin kohë.
 
Titulli: Me te bukura per vit te ri...

Për makijazhin

1. Për të pasur lëkurë më të shkëlqyer vendoni pak krem (nga ai që përdorni gjatë ditës) në të gjitha pjesët e trupit që nuk mbulohen nga veshja juaj. Nëse mbani dekolte të hapur përpara ose prapa dhe keni shenja të zeza, fare lehtë mbi kremin e ditës vendosni make-up dhe menjëherë më pas pudër. Gjithçka do të duken si një pasqyrë e pastër.

2. Gjatë natës së ndërrimit të viteve askush nuk do t'ju akuzojë nëse ngjyrat janë disi hiperbolike. E rëndësishme është që makijazhi të kombinojë me veshjen dhe ngjyrat t'ju përshtaten. Kështu, nëse përdorni fustan të kuq, buzët e kanë të domosdoshme të lyhen në këtë ngjyrë, që në fund të fundit është edhe ngjyra e festës.

3. Makijazhi i festave e lejon përdorimin edhe të ngjyrave të arta dhe varakut në sy. Në përgjithësi tonet e agjenda i kombinojnë më shumë femrave me flokë të errët dhe lëkurë të bardhë. Por kjo nuk do të thotë se ato nuk janë të këndshme edhe tek femrat me sy në ngjyrë bojëqielli. Madje tek këto të fundit krijojnë jo pak herë, një pamje me të vërtetë të mrekullueshme.
Kini kujdes, në çdo rast qerpikët lyhen me rimel të zi.
 
Titulli: Me te bukura per vit te ri...

Për flokët

1. Nëse kërkoni t'u jepni formë duke përdorur bigudinat, duhet të keni parasysh se flokët do të marrin formë më të mirë (e cila do të rezistojë gjatë gjithë natës), vetëm nëse bigudinat i lini në kokë për sa kohë që bëni makijazhin e fytyrës.

2. Nëse jeni e ftuar në mbrëmjen e Vitit të Ri por nuk kishit kohë ose mundësi të shkonit tek parukierja, fare lehtë mund të krijoni modele të thjeshta duke përdorur me zgjuarsi fantazi në tuaj. Për t'ju ndihmuar ne ju ofrojmë udhëzimet e mëposhtme:

a. Produkti kozmetik prej qiriu është ideal për flokët e shkurtra, veçanërisht nëse i keni prerë në "bishta" të vegjël dhe bien mbi fytyrë. Ndërsa flokët me onde i ndihmon që të duken më të buta, sidomos kur i punoni në tufa. Për të patur rezultat më të mirë e fërkoni produktin prej qiriu me të dyja duart para se ta vendosni në flokë. Mos vendosni kurrë qeri në rrënjët e flokëve.

b. Llaku ndihmon për të patur një formë perfekte në fund të krehjes dhe që do të mund të qëndrojë për një kohë të gjatë. Nëse flokët tuaj janë shumë të thata zgjidhni llak pa alkool.

c. Shkuma është e përshtatshme për flokët e hollë pasi iu jep fryrje pa i ngjitur. Për të patur fryrje deri në rrënjë, mund të merrni një sasi të vogël shkume dhe iu bëni rrënjëve masazh, para se të përdorni tharësen e flokëve. Ndërsa për të patur fryrje në të gjithë gjatësinë e flokut ndiqni të njëjtën procedurë duke vendosur shkumë në mes dhe në majë të flokëve. Gjithashtu, shkuma është ideale edhe për flokët me onde pasi ruan formën dhe elasticitetin e tyre natyral.

d. Xheli është një produkt që do t'ju ndihmojë të ruani krehjen të pandryshuar por edhe për të zotëruar "wet look", sidomos në flokët e shkurtër dhe të mesëm. Nëse xheli, kur flokët thahen, krijon mbeturina të bardha, përpara se ta vendosni e përzieni me pak shkumë ose serum flokësh.

dh. Tharësja e flokëve duhet të ketë domosdoshmërisht shkallë temperature, nga të cilat njëra të jetë me ajër të ftohtë. Kështu krehja do të ruhet e paprekur. Për t'ju shmangur fijeve të flokut që prishin formën mbaheni tharësen 15 cm. larg flokëve.


Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top