Me Rastin e 100 Vjetorit te Pavaresis se Shtetit Shqiptar

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Me Rastin e 100 Vjetorit te Pavaresis se Shtetit Shqiptar​

Po behen vetem 100 vite nga pavaresimi i nje pjese te vogel te trojeve shqiptare qe quhet athere edhe sot Shqiperi me vetem diqka me shume se 28 000 km katrore. Pas 500 vitesh sundimi nen perandorin osmane e goditur gjate kesaj periudhe edhe nga fqinjet qe ne ate kohe gezonin nje lloje autonomie nen perandorin otomane si Serbia e Greqia.

Nese shohim historin ton pa dyshim duhet cituar edhe nje here fjalen “ njeriu eshte me i forte se guri” dhe keshtu kupton se ne kaluam neper shume sakrifica dhe mbi gjitha mbijetuam por si?
Ne vitin 1912 kur shqiperia u shpall shtet i pavarur dhe u njohen ne kufit e sotit ( 28 750 km katror) ajo ishte tkurrur aq shume sa ishte vetem “ nje e dhjeta e trojeve ilire” apo “nje e treta e trojeve te kohes” qe po e njohnin Shqiprin shtet. Por ja qe edhe kjo Shqiperia e kesaj kohe u percolle me pas nga shume situate te pa kendeshme si lufta e pare e dyte botrore etj.Ajo u perball qe nga fillimi me probleme ekonomike e sociale qka thuajse Shqiperia ishtet shtet vetem ne leter,. Ishte aqe e dobte saqe fqinjet armiq sahere qe donin masakronin popullsin shqiptare. Pra kur dy te treat e trojeve shqiptare mbesin jashte kufirit shtetror pa dyshim se shqiperia ishte dhe mbetej shtet etnik me mbi 99% shqiptar.

Shqiperia deri ne vitet 1990
Shqipria e dobet ekonomikishte e dalur nga perandoria otomane 500 vjeqare , e pa deshiruar dhe e shpallur inekzistence nga shtetet fqinje , e futur dhe e dalur e lodhur nga lufta epare dhe e dyte botrore , e prekur nga ideologjia komuniste per shume qytetare te asaj kohe e pa njohur , por e identifikuar si ideologjia komuniste si qlirimtare dhe hiq me shume fillon konstituimin e shtetit shqiptare me Kryeqytet Tiranen. Partia Komuniste/socialiste e asaj kohe merre mbi vete barren per ngritjen dhe funksionalizimin e shtetit shqiptar.
Rrethanat e dala nga lufta ben qe qytetaret e shqiperis te besonin se ideologjia komuniste per momentin ishte me e kapshme se duan nje Shtet ku sundon barazia sociale e kjo ishte ajo qe pretendonte Enver Hoxha me shoket.

Barazia sociale dhe sovraniteti i Shqiprise ishte ajo qe i bashkoi burrat e Shqipris dhe beri qe shteti i Shqipris me ideologji komuniste te mbijetoi mbi 40 vite. Meqe siq tham me larte shkollimi i popullsise ishte i ulte saqe askuji nuk i binte ndermende te hudhnin iden per P.SH „Lirin e Mendimit“ Pra barazia sociale dhe sovraniteti beri qe njerzit e varfer te shqiperis ta perkrahnin pa kurrfar dushimi sistemin socialist te shtetit dhe keshtu u radhiten kunder forcave fashiste italo/gjermane dhe u rreshtuan pa dashje ne anen e bllokut te varshaves ne krye me BRSS se athershme Humbjen e focave fashiste kishte ardhur si rezultate i aleatve dhe zbarkimit ne perendim te forcave ushtarake te SHBA (normandi/Franc ) dhe luftese qe po benin forcat partizane ne gadishullin ballkanik me ne lindje Rusin.

Ne anen tjera forcat balliste jo mire te konsoliduara dhe te pakta ne numer , nuk arriten qe kjart ti kanalizoin kerkest e veta dhe keshtu pa program te qarte se a pretendonin sistemin kapitalis /borgjez apo ishin marioneta te fashizmit humben betejen para Envere hoxhes dhe partis qe e perfaqesonte ky i fundit.

Qytetaret e kohes se atehershme te SHqiperis se dalur nga lufta e dyte botrore nuk dini shume per rendin e ri botrore e aq me pak se qka po ndodhe me pjesen tjeter te evropes e botes .Jeta e varfer , mungesa e mediave dhe rrethanat tjera te kohes ben te besohet se sistemi socialist i zgjedhur ishte me i miri. Mos harroim se Greqia kishte perqafuar ate kohe siq nihej sistemin Borgjeze/kapitalist por ishte e perfshire nga krizat e njepasnjeshme e deri te lufta qytetare atu kah vitet 50jeta.

Por ja qe ato vite te SHtetit Shqipetare Komunist/socialis ben qe Shqiperia ne fillim (dy dekadat e para) te perjetoi nje zhvillim ekonomik por nese i behet nje rezyme e pergjithshme SHqipria doli nga sistemi dhe perqafoi Demokracin dhe ne ditet qe po perqafonte rregullin e ri botrore demokracin ishte ashtu e lodhur ekonomikisht si ne ditet kur perqafoi sistemin komunist.

Me duhet kujtoi Ramiz Alin presidentin e fundit te Shqipris socialiste ne nje fjalim diku kah fundi i permbysjes, kur i drejtohet kombit para se te legalizoheji sistemi shumpartiake qe nder te tjera thot- se“ jan zvogluar rezervat e shtetit“ dhe keshtu ben me dije se sistemi socialiste po bije si ideologji por fundi si pasoje e deshtimit ekonomi dhe mungeses se mirqenjes sociale qka ishte parim themelor i kesaj ideologjie/sistemi.

Vendimi qe te kalohet nga nje sistem nje partiak ne shume partiake shqiperin e gjeti ekonomikisht te dobet, por mbrenda saj kishte nje strukur shtetrore Ushtrine, Policin, dhe nje tog intelektualesh qe ne kohen komuniste ishin shkolluar dhe mu ne ta ishte shpresa se Shteti do mbijetonte, dhe keshtu edhe ndodhi. Shkenca sot, vitet e pas lufte se dyte botrore e deri ne ditet kur Shqipria perqafoi sistemin shumpartiak e njeh si sundim autokratik.

Sduhet harrruar se Enver Hoxha thuajse kishte heshtur plotesisht punen e Kosoves dhe trojeve tjera shqiptare ne Ballkan dhe historianet e sotem nuk gjein me shume se 10 here ta kete potencuar kete problem me qeverit e huaja per shkake edhe te veteizolimit qe kishte zgjedhur politika shqiptare

Trojet shqiptar deri ne vitet 1990
Trojet shqipetare te mbetura jashte shtetit Shqipetar pa te drejt, nuk u rahatuan kurre. Ata ndihen keq mbeten te shperndare ne Greqi , ish Jugosllavis neper republika te ndrushme etj. Fill pas njohjese se Shqiperis, Serbet dhe Greket ben qeshte e mundur qe Shqiperin ta shperbejin dhe njekohesishte ushtruan terror sistematik kunder shqiptarve qe mbeten jashte Shqiperis e qe ishin dy te tretat e territorit qe ishte i banuar me shqiptar shumic Ata pos terrorit sistematik qe ua ben shqiptareve te asaj kohe, nje pjese te mire te tyre e debuan per Turqi. Meq Serbet dhe Greket pan se ishte e pa mundur te shpallej inekzistente Shteti Shqiptar, ata filluan qe te kujdese me metoda me barbare ta qrrenjosin gjithqka qka ishte shqiptare.Kete ne nje menyre edhe ja arriten.

Greket thuajse per keto 100 vite bene qe Qamerin e shperben deri ne ate pike sa atje vetem disa nga qamet sot deklarohen se jan shqipetar. Pra nuk gezoin asnje te drejt njerzore , apo administrative si komunitet. Serbet here nen ombrellen e SKS e here nen ombrellen e Jugosllavis e heren e fundit nen regjimin e millosheviqit arriten ti tkurrin trojet shqiptare deri ne ate mase sa sot jan te populluara as gjysma e atyre para 100 vitesh.

Ne vitet e pas pavaresise se Shqipris, shqiptaret banoni si shumic deri diku mbi Nishin e sotem. Deportimi qe na e beri Serbia keto 100 viteshin e fundi rezulton ne ate qe sot jashte gadishullit ballkanik jetoin mbi 3 milion shqipetar, kryesisht ne Turqi, Evropen perendimore, Amerike e gjitheandej botes.


Kosova Germany
 
Titulli: Me Rastin e 100 Vjetorit te Pavaresis se Shtetit Shqiptar

Shqiperia pas 1990

Shqiperia e lodhur ekonomikisht kishte perqafuar rendin e ri Botror por pa kurrfar dushimi dhe kete e kishte aprovuar edhe Partia e punes tanime Partia Socialiste, duke shprehur vullnetin qe te mbretroi ligji, levizjen e lire te qytetarve, te hapet tregu dhe te ket nje sistem shumpartiake me qka do i hapte rruge demokracis ashtu siq behej ne vendet e civilizuara. Ne kete periudhe ndodhe diqka shume e papritur. Shqiperia dhe shqiptaret vendosin qe me SHBA me miratimin e ketyre te fundi te shihen si aleat tashme te pa ndashem ne skenen nderkombetare.

SHqiperia pa kurrfar dushimi synoj integrimin ne strukturat e natos dhe ne BE.
Perkunder ketyre politikave krahas natos dhe BE te gjithe shpresonin se Shqipria do dinte qe problemet e brendshme dhe ato me fqinje ne veqanti qeshtjen e shqiptareve ne ish Jugosllavi ti zhgjidhete. Me problemet e brendshme ne fazen e tranzicionit qeverit Shqiptare nuk u treguan te afta. Shkoi puna aq saqe politikanet harruan problemet e Shqiperis dhe te SHqipetarve jashte shtetit shqiptare por atu zuri vend nepotizmi, korrupsioni qka edhe sot jan nje problem.

Qeverit e pas 90 thuajse ishin bere satelit te disa shteteve evropjane dhe si per qudi nje nga keto qeveri prishte sanksionet (bllokaden) ekonomike kunder Serbis (viti 1993/5)dhe ushqente forcat serbe me derivate permes liqenit te shkodres. Sduhet harruar se keto qeveri ishin te gatshem per intersat e veta te mbetej Kosova nen Serbi me nje lloi autonomie vetem e vetem ta ruanin rahatine e tyre dhe keshtu i neshtroheshin gjdo lajthimi nga jashte.

Duke mos qen ne gjendje tju dali zot problemeve te Shqipetarve jashte SHqiperis e duke munguar aftesia dhe zotesia per ti zgjedhur problemet e brendshme, ne vitin 1997 shperthyen trazira me prapavi sociale qka sollen ne pikepytje ekzistencen e shtetit.

Trazirat shperrthyen si pasoje e ngritjes se ashtuqujtur piramidave finanziare.
-Pas trazirave te 97 sikur politika shqiptare levizi ,dhe kuptoi se per ta mbajtur pushtetin duhet punuar dhe duhet perballur me problemet e qytetarve te saj, por njekohsish edhe levizjet e UCK ne Kosove ben qe Shqipria te levizi pozitivish dhe ta marre rrolin ne ballkan qe i takon.

Mund te themi qe nga viti 97 Shqipria po perjeton nje renesanz ne zhvillimin e saj me qka se fundi eshte bere antare e plot e Natos ka permirsuaar infrastrukturen rrugore e ne veqanti ka perfunduar nje segment kryesor te rruges se Kombit, shoqeria civile eshte gjithnje e me aktive qka eshte garanc per transparenc dhe keshtu sebasheku me opoziten rrit presionin kunder qeveris shqipetare qe ajo te jet ne nivel.

Ne anen tjeter Shpallja dhe njohja formale nga shume shtet demokratike te botes e Republikes se Kosoves ben qe Shqipria te ndihet me e Sigurt dhe keshtu sot ajo luan nje rrole konstruktiv ne ballkan dhe dita dites perkunder problemeve te tranzicionit ajo po perparon ne gjdo fushe.


Trojet shqipetare dhe Kosova pas 1990

-Qameria thuaajse nuk ekziston, atje nuk respektohen te drejtat dhe lirit e njeriut, atje shqiptaret gjithnje e me shume po asimilohen.
-Shqiptaret ne Mal te zi , pas viteve 1999 ka disa ndrushime kozmetike ne dobi te shqiptarve atje, Shqiptaret jan pjes e institucioneve atje por ne anen tjetr nuk gezoin kurrfare statusi special qe do u garantonte nje te ardhme te sigurte atje.
-Medvegj, Bujanovc, Presheve, edhe atje shqiptaret nuk gezoin kurrfare statusi special, jan pjes e institucioneve lokale, por shpesh mbi ta ushtrohet dhune policore ne emer te se kaluares. Keta fundi paten guximin dhe me ndihmen edhe te shqiptarve tjere rroken armet nen ombrellen e UCK mbrojten trojet e veta qka historia ne te ardhmen do njeh te drejten e tyre si regjion Shqiptar.
-Shqipetaret ne trojet e tyre ne Maqedonin e sotme. Pas rrokjes se armeve nen ombrellen e UCK shqiptareve ne maqedoni u jan njohur disa te drejta, si perdorimi i gjyhes dhe pjesmarrja neper institucione publike ne menyre proporcionale.Ata perbejin 27% te popullsise se pergjithshme atje sipas regjistrimit te fundit dhe shtrihen si shumic ne 38% te territorit te sotem te Maqedonis.Sektori private eshte ne masen 40% ne duart e SHqipetarve.
Problemi kryesor eshte se me marveshjen e fundi mes Shqiptarve dhe Maqedonve nuk u dha/nda kurrfare vije administrative mes dy komuniteteve por atu kryesisht dihet se atu ku jan shumic shqiptaret neper komuna edhe administroi dhe ne anen tjeter nataliteti eshte i larte tek shqiptaret e maqedonis qka eshte garanc subjektiv.
-Kosova
Pas viti 1990 Kosova gjindej nen pushtimin serbe te millosheviqit. LDK e udhehequr nga kryetari i saj kishte zgjedhur gandizmin per zgjedhjene e qeshtjes shqiptare ne ish jugosllavi.
Gandizmi i Rugoves sikur e ushqente politike serbe dhe kjo njekohsishte beri lufte nen ombrellen e Jugosllavis ne Slloveni,Kroaci,Bosnje. Dhe ne konferencen e fundit te Dejtonit Kosova mbeti jashte. Jeta ne Kosove po beheji e pa durushme, burrat e kosoves po pritnin urdherin nga Presidenti i asaj kohe i Kosoves i dalur nga zgjedhjet e lira dhe nga kushtetuta e Kaqanikut per lufte.

Ky i fundit po injoronte ilegalen qe tashme kishte kryer aksionet e para kunder focave pushtues serbe.
Ilegalja u transformuar ne UCK, jan tri grupime qe jan shkendijat e parat e UCK e keto nihen si;
1-Grupi i Drenices me ne krye Adem Jasharin komandantin legjendar i cili po operonte qe nga viti 1990
2- Levizja per Republiken e Kosoves qe aktivitetin e vet e zhvillonte ne perendim.
3. Levizja studentore ne Prishtine.

Lufta e fundi e UCK solli deri largimi I forcave serbe nga Kosova dhe stacionimi e KFOR ne Kosove dhe shume instiucioneve tjera nderkombetare .
Si mik I Kosoves qe nga dalaj publike e UCK u treguan SHBA, Shqipria qka e kishte edhe obligim dhe disa shtete tjera. Me perfundimin e luftes 1999 dhe largimin e forcave serbe filloi lufta politike per Shtetin e Kosoves. Por e gjitha zgjati per shkaqe te jashme por edhe kunderthenjeve te brendshme qe me 2008 kuvendi legjitim I Republikes se Kosoves ta shpall Kosoven shtet te pavarur dhe Sovran.

Tanime Kosova eshte shteti me I ri ne evrope dhe I njohur nderkombtarisht nga 80 shtet te botes
Keshtu ne gadishullin ballkanik kemi edhe nje shtet tjeter Shqiptar te quajtur Kosove qe ka 2 milion banor resident dhe mbi 1 milion banore qe punoin e jetoin kryesisht ne shtete perendimore ,dhe ka nje siperfaqe mbi 10.908 km katror. Sot Kosova shtet I pavarur dhe Sovran perkunder veshtersive ,kunderthenjeve ,korrupsionit ka bere hapa progressive ne forcimin e shtetit te Kosoves. Nje nga te arrriturat e fundit eshte segmenti I par I rruges se kombit 34 km dhe perpjekjet per kthimin e ligjmeris ne veri te vendit.



Fuqia e Shqiptarve ne Gadishullin Ballkanik

Sot Shteti Shqiptar dhe Shqiptaret ne gadishullin ballkanik dhe bote nuk konsiderohen si pike e zeze ashtu siq u kujdesen armiqet shekullore qe imazhi I shqiptarve te ishte gjithnje negative.Por shteti Shqiptar dhe shqiptaret konsiderohen partner/aleat te shteteve me te fuqishme te botes , te cilat po shtoin bashkpunimin ne gjitha fushat me shtetin Shqiptar. Kjo dita dites po deshmohet dhe me se miri u pa tani kur Republiken e Kosoves njohen shtet me demokratike te botes. Vetem ato shtet qe me veshtersi ndahen nga e kaluara , dhe ku sundohet me mjet dhe koka mesjetare nuk paten guximin ta njohin Kosoven SHtet.

Shtohet pytja se qka duhet bere ne vet per veten ton qe ta rrisim ndikimin ne politiken botrore? Per tju pergjigjur kesaj pytje une kam hapur nje tem ketu ne forum me 2007 te titulluar. "Plakja e popullsisë dhe gjasat që ne shqiptarët të dominojmë Ballkanin”por me duhet diqka te shtoi.

Faktoret/ elementet qe kan ndikuar qe te rritet rroli i shtetit shqiptar ne bote jan ,
1- definimii i politikese se jashtme dhe afrimi me Shba,
2-përqafimi i vlerave demokratike perkatesisht hapja ndaj tjerve,
3-respektimi i pakicave tjera ne trojet shqiptar,
4-nataliteti i larte.

Nese shohim ate qka kemi bere qe te jemi partnere i botese civilizuse shtohet pytja qka skemi bere qe ne te ardhmen te ecim përpara dhe me hapa me te medhenje dhe te behemi shembull i mire per vendet tjera dhe njekosishte te kemi zhvillim ekonomik dhe kulturor qka eshte garanc i stabilitetit dhe qendrushmeris politike ne ballkan.

Kur fola me par per faktoret qe kan ndikuar ne 20 vitet e fundit qe te permiresohet pozita e shqiptarve ne bote, ata faktor shumica jan deklarativ dhe sigurish qe do mbesim dhe jan te rendesise se veçante por pa dushim se ne kemi fushëveprim te madhe ku mund te permiresohemi. Shembull i gjithe kësaj munde te jete kombi gjerman. Jo vetëm Gjermania qe ka emër si shtet demokratik,shtet industrialistë dhe i mirëqenies sociale por gjermanet qe jetoin ne tjera shtet janë shembull i suksesit. Këtu dua te përmendi “Schwizdeutsch” Gjermanet e Zvicerres,dhe Flamanët e Belgjikës qe kanë prejardhje gjermane ndërsa dihet për sukseset e tyre ne Belgjike.Per te arritur nje nivelt te larte zhvillimi ne duhet hjekur dore nga te metat tona qe po na përcjellin ne si shoqeri por edhe institucionet tona ne gjdo nivel e kudo ne trojet shqiptare.

Te menduarit konspirativ dhe serik vërehet nder shqiptar kudo qe ata ti takosh.Kjo është e dëmshme për te ardhmen ton çka ne mbesim vetëm shtet deklarativ i parimeve civilizuese dhe rrezikoim mirqenjen ton sociale dhe shtetërore nëse nuk ndrushoim diqka ne te menduarit ton si shoqeri. Per mos ju mbetur borxhe dua me pak fjal te shpjegoi para jushe se qka nënkuptoi me te menduarit konspirativ dhe serik.

Te menduarit konspirativ eshte prezente ne perditshmerine ton sot, kur ne gjithmonë duam te jemi te paret pa marre parasuesh se a kemi te drejt apo jo pa marre parasushe se a shkelim mbi interesat e tjetrit, te kombit me rendesi eshte ne per vete tone ti arrim qëllimin ton ditor duke mos menduar per te ardhmen per asnjë moment. Pra te menduarit konspirativ ja ka zen frymen te menduarit intelektual dhe te menduarit profesional. Nese ne mendoim konspirativish athere nenkuptoim qarte vetem per veten duke shkelur edhe mbi parimet tona qe dikur i kishim Psh
( te luftosh per nje shtet me mjete ushtarake e politike dhe kur ta kesh shtetin ate e shfrytëzon ne radhe te pare per interesa vetanake – korrupsioni sot – shkelje mbi idealet tua)ose
( me deshire largon/mënjanon tjetri nga suksesi i perbashket vetem e vetem te jesh ti aji i sukeseshmi) ose
( provon me gjitha mjete konspirative qe te tjeret te kthen ne marioneta)ose
(ne fillim te vitit 2000 nje truproje politikani paguheji me shume se nje profesor univeristeti ndersa sot nje truproje paguhet me shume se nje profesor gjimnazi)
Ne kohen komuniste pjes e te menduarit konspirative ishin diferencimet politike ndersa sot jan diferencimet partiake dhe intelektuale.Te menduarit konspirativisht eshte bere perditeshmeri , metoda te tilla njerzit perdorin ne familjee,shoqeri e institucione ku punoin.

Te menduarit serik eshte po aq i demshem sot dhe eshte prezent sikur edhe te menduarit konspirativ.Te menduarit serik nënkupton marionet pa vedije e tjetrit. Lakmi ne tjetrin ,inspirim serik ose ikje nga vetvetja. ne praktiken shqiptare une e vrej keshtu PSH
( aje pomp benzine une pompe benzine) ose
( aje restorant une restorant )ose
( aje zhavor une zhavor) ose
( aje artist une artist)
pra mungese e te menduarit mbi rrethanat objektive dhe reale. Kjo forme e te menduari nuk qon askund ne kohen kur gjithçka rreth nesh po globalizohet dhe kemi te bejim me konkurence te mirëfillte qka nga ne nevojitet zhvillim i ideve te reja .

Pra nese ne arrimi qe mendimet/veprimet konspirative dhe serike ti zevendesoim me mendime/veprime intelektuale dhe profesionale athere pa dushim se suksesi yne si Shqipetar do jet i pranishem gjdokund ku jetoim dhe veproim.

Nga ky kende munde te supozoim se nese synoim prosperitet dhe i përkushtohemi drejt athere ka mundesi qe sektorin privat ne maqedoni ta kontrolloim mbi 80% dhe jo vetem ne Maqedoni sepse me hapjen e kufijve jan hapur mundesit qe te kontrollohen tregjet gjithandej.
Ndrushimi yne pozitive perkuder rrethanave te reja kërkon nga ne qe te ecim me kohen dhe vetem keshtu jemi faktor i rendesishem dhe ruajim partneritetin me shtete e fuqishme botrore.

Ne kemi nevoi te ndryshoi vetveten dhe keshtu ndrushoim te tjeret përball nesh.

Per ta Fuqizuar rrolin e Shtetit Shqiptar dhe shqipetarve ne ballkan dhe bote duhet ndrushoi dhe folkflorizmi nuk mjafton, por duhet fuqizoim sektorin privat dhe perfundimish te funksionoi shteti i se drejtes.


Urime për Shqipërinë me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë.
Per mos e zgjatur shume uroi te gjithe shqiptare nga jan 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Urime shume rrofte Shteti Shqipetar rrofte Shteti i Kosoves, rrofeshin trojet Shqiptaret.

Kosova Germany
Postoi: Livadhi
 
Back
Top