Lauri
Anunnak
Khalil Gibran: Më pyesni se si u çmenda
Ja si : Një ditë, shumë kohë më parë se të lindnin shumë perëndi, u zgjova nga një gjumë i thellë dhe zbulova se të gjitha maskat e mia ishin zhdukur. Që të shtatë maskat që kisha bërë dhe kisha tretur brënda shtatë jetësh…
…Për herë të parë, dielli puthi fytyrën time të zhveshur dhe shpirti im mori flakë nga dashuria për diellin dhe nuk i doja tani më maskat e mia. Dhe në ekstazë thërrita ‘’ bekuar qofshin hajdutët që më vodhën maskat e mia. Kështu u çmenda.’’
Khalil Gibran, ‘’I çmenduri’’
Khalil Gibran është një poet, shkrimtar dhe artist libanez. I lindur në qytetin Bsharri në Veri të Libanit të ditëve të sotme, atëherë pjesë e Perandorisë Otomane, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku studioi art dhe filloi karrierën letrare. Në botën arabe, ai njihej si një rebel politik dhe i shkrimeve. Stili i tij romantik ishte zemra e rilindjes në letërsinë moderne arabike, sidomos proza poetike. Në Liban, ai njihet ende si një hero i letrave.
albert Vataj