Me pushime në rrethinat e Tiranës?

eGo0sTyle

System Engineer
mema-resort-300x199.jpg


Mund të shkohet me pushime edhe në rrethinat e Tiranës. Jo thjesht vetëm për një kafe, drekë apo për t’u kredhur në pishinat e shumta, deri në përmasa olimpike rreth e përqark, për disa orë, brenda një dite e vonë në mbrëmje të kthehesh në shtëpi. Por mund të merren edhe valixhe të mbushura mirë e mirë dhe të organizohen pushime të vërteta me një paketë të vërtetë ‘all incluse’ edhe rrotull Tiranës. Edhe pse resortet dhe hotelet vetë ende nuk ofrojnë oferta të gatshme afatgjata, të tipit: “kaq ditë në x vend për x lekë apo euro”, këtë mund ta bëjë vetë edhe cilido prej nesh, duke ditur çmimet ditore dhe sidomos shërbimet që ofrohen në këmbim të tyre. Mund t’ua japë një paketë të tillë lehtësuese edhe gazeta ‘Shekulli’ pas një eksplorimi të mirë që i bëri zonës. Dhe pasi t’i keni baraspeshuar, mund ta nxirrni dhe vetë përfundimin, a ia vlen të shkosh me pushime edhe në rrethinat e Tiranës? Duke qenë sa afër shtëpisë në kryeqytet, të afërmve, tek të cilët nëse ta ka enda apo nevoja mund të rikthehesh një hop, por edhe afër spitaleve më të mira në raste urgjence, e njëkohësisht të kesh edhe një mjedis ndryshe, të shkëputur nga rrëmuja dhe rrëmeti, një copëz parajsë vetëm pak kilometra larg.

Në morinë e rrethinave spikat sidomos rruga e Elbasanit, e cila është formësuar si një zonë e vërtetë turistike, falë investimeve të mëdha dhe marramendëse që subjektet private kanë bërë në këtë zonë vitet e fundit, duke ia ndryshuar faqen dhe duke i dhënë një funksionalitet të ri.

E në krahasim me një tjetër rrethinë më të hershme dhe të ngjashme turistike, Dajtin, rruga e Elbasanit nuk të krijon stërmundimin e një rruge gjithë gropa, që të këput brinjët. Edhe gjelbërimin, ndoshta, e ka më të dendur.

pishina-300x225.jpg


Drejt Rrugës së Elbasanit

Vërtet nuk të pret as det, as liqen ndanë kësaj rruge, por një mori resortesh njëri pas tjetrit, me pishinat varg, njëra më e madhe dhe e re se tjetra, shatërvanë, rrethuar mes pemëve, lëndinave, anës lumenjve, në ajër të pastër, me temperatura deri në 6؛Celcius më të ulëta krahasuar me Tiranën ku plas nga vapa e padurueshme. Dhe me atë qetësi që të fal pylli. Kësisoj, veç notit dhe nxirjes së lëkurës, mund të bësh edhe një palë pushime malore e të mbushësh mushkëritë me ajër nga ventilimi i grykës së lumit e lloj-lloj argëtimesh për shtatë palë qejfe.

Përpos natyrës, dora e shqiptarëve në këto vite, sidomos në këtë zonë, ka ndërtuar mjeshtërisht edhe argëtime të të gjitha llojeve me sporte si tenis, ping-pong, bilardo, shah, shëtitje dhe gara me kuaj, qitje me piatel, deri tek soditja e kafshëve në minizoo. Kanë menduar të plotësojnë artistikisht edhe anën shpirtërore të pushuesve me koncerte, kërcime, teatro, mbrëmje poetike. Të mirëorganizuara dhe bollshëm në sipërfaqe 10.000-25.000m². Të certifikuara edhe me 5 yje+ për standardin në çdo element, siç është kompleksi Palma Nova.

lodra-225x300.jpg


“Tek ne nuk thua dot kurrë s’kam ç’të bëj”, konstaton Skënder Hekuri, administrator i kompleksit ‘Panto’. “Organizojmë këtë periudhë shumë dendur sidomos party në pishinë me shkollat e mesme të Tiranës”, shpjegon Vasil Mema, i cili administron ‘Mema resort’, ngritur dy vjet më parë, e ku pishina, shezlongët, fusha e tenisit, e gjithçka tregojnë një ‘moshë’ fare të re të një investimi një milion euro, të cilin pronari pret ta marrë pas dhjetë vjetësh. Ndërsa mbi dy milionë dollarë kanë investuar Bujar dhe Laert Duro për kompleksin klas ‘Palma Nova’. Megjithatë, e dinë se ngrehinat që kanë ngritur me shumë mundime janë dhe do të jenë aty sot e përgjithmonë..



Edhe turizëm kulturor


Në të njëjtën rrugë dihet që gjendet edhe Kalaja e Petrelës, 12 km larg Tiranës. Një kala mesjetare, e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. E ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit. Në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve. E megjithatë, ia kanë dalë të ndërtojnë hotele dhe shtëpi edhe afër kalasë.

Po në këtë zonë gjendet edhe shpella e fshatit Pëllumbas. ثshtë një nga gjashtë shpellat më të bukura të Europës dhe një nga pesë shpellat e banuara në botë.



Gastronomia, bio


Për sa i përket gastronomisë, ushqimet përveçse shpesh i gjen bio, të marra direkt nga prodhimet e fshatit, shërbehen më pas në gatime tradicionale shqiptare dhe kuzhinë italiane, mesdhetare. Sidomos mishëra të kafshëve dhe shpendëve të egër të maleve përreth në varësi të sezonit të tyre, që ofrohen edhe në barbeky. Fruta, gjithashtu, sidomos nga pemët e fshatrave rrotull. Pak a shumë të gjitha restorantet kanë çmime të përafërta, të cilat mund t’i gjesh edhe me çmimet e restoranteve të nivelit të mesëm në Tiranë, edhe pse mjedisi që ofrohet në periferi është i një niveli të vërtetë turistik. Për ata që zgjedhin për të fjetur brenda çmimit të dhomës, suitës dhe viletës kanë zakonisht edhe mëngjesin falas. Një mëngjes që mund të jetë si kudo, por edhe me qumësht të sapomjelë dhe gjithë nënproduktet e tij, të prodhuara në kuzhinën e atyre restoranteve që cilësohen ‘bio’.





Pishina, e kudogjendur



Të gjitha resortet, por jo vetëm resortet, edhe restorantet gjithmonë e më shumë po e duan dhe po e ndërtojnë një pishinë. Madje mundësisht edhe dy të tilla brenda një kompleksi, që arrijnë edhe 5000m² sipërfaqe vetëm pishina brenda një resorti apo 900m² një pishinë olimpike.







Fëmijët, parësorë



Nuk harrohen asnjëherë. Asgjëkund. Të gjitha investimet e konsiderueshme turistike e kanë projektuar nga një kënd lojërash, kush të vogël e kush si kompleks të madh kryesor. Si mund të bujtin dhe qëndrojnë të rriturit familjarë, nëse të vegjlit e tyre nuk gjejnë veten?!



Balta e Erzenit, kurative

Të gjitha resortet që gjenden buzë degëve të lumit Erzen, shoqërizues gjatë gjithë rrugës, kanë mundësi t’u ofrojnë klientëve të tyre një shërbim ekstra, masazh me baltën e lumit. ‘ثshtë tonifikuese për lëkurën, e përdorin sidomos të huajt”, shpjegon regjisori Gëzim Kame, i cili drejton edhe ai resort me emrin e tij në këtë zonë.



Fundjava, plot e përplot


Kryesisht në fundjavë të gjitha mbushen plot. Sa për pishinën, aq edhe për festa, dreka, darka, argëtime të ndryshme. “Kemi nga 1700 vetë në ditë në fundjavë”, thotë Skënder Hekuri nga ‘Panto’. ‘Nga 300 vetë çdo fundjavë”, për Vesel Memën tek ‘Mema Resort’. ‘Nuk iu iket kur mësohen”, shton Durim Sula i ‘Hotel Riza

Shekulli.
 
Pe: Me pushime në rrethinat e Tiranës?

Ore nuk dua me pushime ne tiran jam ngop :p :p :p tani do iki ne vlore :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top