Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Me per hajr...

Ne nje mbreteri, te vogel, por shume te pasur, mbreti kishte per keshilltare te pare nje njeri shume te ditur. Nga do qe shkonte mbreti, keshilltarin e kishte gjithmone ne krah, te gatshem ta ndriconte me keshillat e tij. Ne raste te shumta, keshillat e keshilltarit, i kishin dale per hajer mbretit dhe ky ia kishte shperblyer me pozite dhe respekt te madh.

Nje dite, mbreti po behej gati te dilte per gjueti. Si gjithmone, keshilltari e shoqeroi edhe kete here. Gjuetia filloi e mbare dhe mbreti po defrehej sa me s’ka. Ne nje moment ai shikon nje sorkalle pran tij dhe me ngut nxjerr shpaten per ta mbytur, por nga nguti dhe pakujdesia, ai pret njerin gisht te dores. Britmat e mbretit alarmojne te gjithe. Nje grumbull i madh njerezish krijuan nje rreth prane mbretit dhe po prisnin qe dikush te fliste.

- Po tani si do t’ja bej une ? Njerezit do te qeshin me mua. Ku ka pare histori mbret te gjymtuar? Bo bo…. C’me gjeti…

- Mos u merzit mbreti im,- foli keshilltari.

- Si te mos merzitem. S’e shikon si u katandisa ?

- E shoh, por ndoshta kjo te del me per hajr !

- Si? Thuaje edhe nje here?!

- Me per hajer, mbreti im…, me per hajer.

- Si guxon, ti qe gezon gjithe keto te mire qe ti kam dhene une, te tallesh me fatkeqesine time? Merreni, lidheni dhe mbylleni ne vrimen me te erret te burgut te mbreterise, kete mosmirenjohes e bukeshkale.

Terbimi i mbretit tani kishte arritur kulmin nga dhimbja, turpi dhe ajo qe i degjuan veshet nga njeriu i tij me i besuar.

Rojet e lidhen keshilltarin dhe e hipen ne karroce per ta derguar ne burg.

- Po tani, si te duket vetja ?- pyeti mbreti me syte plot urrejtje.

- Me per hajer per mua !- iu pergjigj qete dhe avash keshilltari.



Per 8 vjet me radhe, keshilltari u mbyll ne burgun e mbreterise, pa e pare driten e diellit. Nderkohe, mbreti e kishte kaluar merzine e aksidentit me kohe dhe vazhdonte aktivitetet e tij normalisht.

Nje dite ai organizon nje gjueti te madhe, ne kufinjte e mbreterise se tij, gjate se ciles, ne ndjekje te nje dreri, kaloi kufirin dhe u fut ne tokat e mbreterise tjeter. Keto toka i perkisnin nje mbreti barbar e gjakatar, i cili kishte nam te keq. Me ta pikasur te huajin, rojet e mbreterise fqinje, e rrethuan dhe e zune mbretin gjuetare. Menjehere ate e derguan tek mbreti i tyre.

- Te gjithe te huajt qe futen ne tokat tona, ne i ekzekutojme menjehere,- tha mreti barbar,- por ty do te te respektojme, sepse je mbret i tokave fqinje. Do te te bejme nje gjyq, pastaj do ekzekutohesh.

Gjyqi u be dhe mbretit gjuetar iu dha denimi me vdekje. Par se ta ekzekutonte, xhelati i afrohet te denuarit qe t’ia zgjidhte duart dhe te degjonte deshiren e tij te fundit. Ne kete moment xhelati veren dicka qe askush nuk e kishte verejtur me pare ; i denuari kishte njerin gisht te dores te keputur. Sipas ligjit te vendit ishte e ndaluar te vriteshin njerezit e gjymtuar. Keshtu, gishti i prere i shpetoi jeten mbretit, Mbretin gjuetare e liruan dhe e shoqeruan per ne tokat e mbreterise se tij.

Me t’u kthyer ne shtepi mbreti kerkoi t’i sillnin nga burgu keshilltarin, te cilit i tregoi se si gishti i keputur i kishte dale me per hajer, pasi prej tij i kishte shpetuar denimit me vdekje.

- Urtesia jote u vertetua,- tha mbreti. Mua me doli me per hajer keputja e gishtit. Po ti ku e pate hajrin, qe humbe 8 vjet jete ne burg?

- Sigurisht ! Edhe mua me doli me per hajer,- foli keshilltari me ngadale. Ne kurre nuk jemi ndare. Une te kam shoqeruar kudo. Nese nuk do te isha ne burg, tokat e mbretit barar do t’i shkelnim bashke. Me te vertete ti do t’i shpetoje denimit per shkak te gjymtimit, por mua do te ma keputnin koken pa medyshje, pasi une jam shendosh. Burgimi pra, me doli edhe mua me per hajr, sepse me ruajti koken…


Pastres.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back