Me parat e Kosovës, nuk ndërtohet lavdia e një “beteje” të turpshme

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Me parat e Kosovës, nuk ndërtohet lavdia e një “beteje” të turpshme



Konflikti i armatosur i majit të vitit 2015 në Kumanovë, nuk ëshët far akti kombëtar më të cilin shqiptarët duhet krenuar, është vetëm një turp, inskenim për interesa të politikanëve kriminelë maqedonas e shqiptarë. Nëse ndonjë politikan të caktuar nga Prishtina, edhe mund ta vrasë "ndergjegjia", Kosovën s'ka pse ta implikojë në rastin "Kumanova" në këtë betejë të palavdishme dhe pa heronjë, pa pas hak as hile.

ثshtë e vështirë të jesh indiferent ndaj një kryeministri që vendin ka filluar ta konsideroj si pronë private dhe buxhetin e shtetit si një "qyp" përsonal të tij, nga i cili kujt të dojë dhe sa të doj ky vet mund ti jap. Mbase nuk mund ta kuptosh ndryshe, veprimin e kryeministrit Haradinaj në mbledhjen e qeverisë të mbatur këtë të premte, me ç'rast me urdhërin e tij, qeveria e Kosovës ndau mbi 200.000 euro për familjet e të dënuarve në rastin “Kumanova”. Dhe ky "peshqesh" nga kryeministri për këto familje erdhi vetëm pas disa ditësh, kur Haradinaj në stilin e tij do t'iu drejtohet një familjari protestues të këtyre të dënuarëve, me fjalët " Mshele ti, nal ta shoh ftyrën."

E kam thënë edhe në një postim timin para disa ditësh se të ashtuquajturit grupi i Kumanovës, nuk janë çlirimtarë e as heronjë. Të tillë nuk i konsideruan as shqiptarët, qytetarë të Komanovës, të cilët u gjenden mes breshërive të armëve të ndryshme në maj të vitit 2015 , në një konflikt të pakuptimt për ta. Këta "luftëtarë", një pjesë e tyre u mashtruan e disa ishin mercenar që u dërguan në një betejë të pabarabartë, ku fituesi ishte përcaktuar qysh më parë. Ky fitues ishte ish kryeministri i Maqedonisë, Putini i vogël Ballkanit, Nikolla Grujevski, regjimi i së cilit do të mund të mbijetonte vetëm në rast të ndonjë konflikti me shqiptarët, gjoja në emër të ruajtjes së Maqedonisë dhe mbrojtjen e popullit maqedonas nga rreziku që po i kanosej nga shqiptarët.


"Beteja e Kumanovës" në të cilën mbetën të vrarë 18 persona, 10 nga grupi i Kumanovës, dhe 8 policë të Maqedonisë,*ishte i* inskenuar nga shërbimi sekret maqedonas i njohur si DSK, në bashkëpunim edhe me politikanë shqiptarë, dy nga Kosova dhe një nga Maqedonia, për llogarinë e regjimit të ish kryeministrit Nikolla Grujevski. Tani pas dy viteve nga kjo "betejë" dhe menjëherë pas dhënies së verdiktit final nga gjykata në Shkup për*për të burgosurit shqiptar, si duhet ta kuptojmë këtë veprim të qeverisë, e cila ndau para për familjet e të denuarëve në rastin "Kumanova".

A kishte Kosova ndonjë obligim ndaj pjesëmmarësve të grupit të Kumanovës të denuar nga gjykata Gjykata Penale e Shkupit dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës, 8 dënime me burg të përjetshëm, në mesin e të denuarëve edhe 19 shtetas të Kosovës. Një vendim i tillë i qeverisë mund të ketë edhe konsikuenca politkike në raport me Maqedoninë, pasi e implikon vetën në një sulm të armatosur ndaj një shteti të pavarur siç është Maqedonia. Ajo që ka mundur dhe që është dashur ta bëjë Kosova, pasi edhe më Kushtetutë obligohet të interesohet për qytetarët e saj*jashtë vendit, pavarësisht rrethanave në të cilat ata gjenden, është që të sigurohet nga pala maqedonase për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, gjë që nuk ndodhi.

Dënimet drastike që i shqiptoi Gjykata Penale e Shkupit pjestarëve të Grupit të Kumanovës, nxorën në pah një gjykim krejtësisht të ndikuar nga politika dhe përkatsia etnike e të burgosurëve. Kjo bënë për të kuptuar se këta njerëz gati për dy vite në procesin e gjykimit të tyre u lanë vetëm, pa një interesim nga askush, ashtu siç u dërguan dhe u lanë vetëm në "betejen e tyre" të humbur akoma pa filluar. Dhe teni pse ky vendim i kryeministrit Haradinaj dhe i qeverisë së Kosovës për të ndarë shuma parash për familjet e të dënuarve në rastin "Kumanova". A duhet parë këtë veprim si një patriotizëm të shpifur kur akoma jemi në proces të zgjedhjeve lokale, apo është dicka përtej kësaj. Mbase do të mund të parashtrohet pyetja pse këto shuma parash nuk u ndan edhe për luftëtarët nga Kosova të vrarë ne Siri e Irak, si pjestarë të ISIS-it. Edhe "luftëtarët e Allahut" ishin shtetas të Kosovës dhe kauza e këtyre ishte po aq e shkërdhyme sa edhe atyre të të ashtuquajturit grupi i Komanovës, ku një pjesë e pjestarëve të këtyre të fundit ishin të implikuar në vrasje të pasluftës,haraqmbledhës, trafikantë droge, ku emrat e disa prej tyre përmenden edhe në raportet e shërbimeve ndërkombëtare të intelegjencës.


Ajo që më së shumti do të duhej ta preukuponte opinioni kosovar, por edhe familjet e të vrarëve në "betejen e Kumanovës" dhe të të dënuarëve, është se kush i dërgoi këta njerëz atje, për çfarë qëllimi u dërguan. Mbase kjo mund të mbetët edhe për një kohë enigme, se a ishin arsyeja vetëm milionat që i morrën shefat e tyre, apo edhe frika nga drejtësia, sidomos nga fillimi i punës së Gjykatës Speciale, dhe mundësia e këtyre "patriotëve" që të përfundojnë burgjeve e më pas dëshmitar bashkëpunues si Shkumbin Mehmeti apo Bedri Krasniqi. Kjo e dyta sikur i ka tmerruar shefat e tyre, që ngjarjen e Kumanovës e kanë parë si një shans të mirë, për t'i hequr qafe, duke i dërguar në një betejë të fundit, nga e cila nuk do të kthehen më, duke i marrë me vetë edhe dosjet kriminale në llogari të partive dhe liderëve të*caktuar politik. Dhe krejt për fund, konflikti i armatosur i majit të vitit 2015 në Kumanovë, nuk është far akti kombëtar më të cilin shqiptarët duhet krenuar,*është vetëm një turp, inskenim për interesa të politikanëve kriminel maqedonas e shqiptar. Nëse ndonjë politikani të caktuar nga Prishtina, edhe mund ta vrasë "ndërgjegjia", Kosovën s'ka pse ta implikojë në rastin "Kumanova" në këtë betejë të palavdishme dhe pa heronj, pa pas hak as hile.


Nexhat Haziri
 
Back
Top