Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Më në fund Anbeta -nis turneun me balerinin Jose Perez

Më në fund Anbeta - nis turneun me balerinin Jose Perez

Balerina e shpallur talenti më i madh i spektaklit "Miqtë" të Maria de Filipit, ka nisur një tur me balerinin Jose Perez dhe disa kërcimtarë nga kompani të famshme baleti në botë


Anbeta Toromani, ylli i "Amici", një beniamine e spektatorit televiziv, është kthyer të dielën e 16 gushtit në skenën prestigjioze të Festivalit të Versilianës, me spektaklin "Finalmente Anbeta". Ajo shoqërohet nga Josè Perez (një tjetër talent i spektaklit të Maria De Filippi-t) dhe nga një grup i shkëlqyer balerinësh të ardhur nga bota, nga disa kompani baleti shumë të mira (Florencia Chinellato dhe Amilcar Moret Gonzalez nga Hamburg Ballet; Stefania Figliossi nga Ater Balletto; John Lam, Lorna Feijo dhe Nelson Madrigal nga Boston Ballet), nën drejtimin artistik të baletmaestres së shkollës më të famshme italiane, Alessandra Celentano.


Koreografitë mbajnë firmat e Petipa-s, Messerer-it, Balanchine-it, Neumeier-it, Forsythe-it, Kylian-it, MacMillan-it. ثshtë një gala baleti me repertor klasik dhe modern, por që paraqet në të njëjtën kohë edhe numra të rinj koreografikë, krijuar posaçërisht për këtë tridhjetëvjetor të festivalit. Shtypi vendas shkruan se publiku nuk duhej ta humbiste këtë rast për të parë Anbetën në botën e saj, teatrin, për ta admiruar dhe për t'u magjepsur nga linjat dhe eleganca që vetëm një balet madhështor mund ta bëjë. "Finalmente Anbeta" është një spektakël ku bashkohen forca dhe brishtësia, talenti i një balerine të jashtëzakontë, një model për t'iu referuar të rinjtë balerinë të gjithë Italisë, dhe fenomeni televiziv i viteve të fundit, që mund të ndezë pasionin për artin e kërcimit.
Por protagonist në këtë spektakël me Anbetën është edhe balerini kuban Josè Perez, partner i përhershëm i Anbetës, qysh nga programi i De Filippi-t. Prej vitit 2004-ës ai ka hyrë në trupën e profesionistëve të "Amici"-t.


Para festivalit të Versilianës ata vijnë nga Festival di Mezza Estate i Kremonës, pikërisht me spektaklin "Më në fund Anbeta - Tour 2009". I njëjti repertor nga e njëjta trupë është ekzekutuar në Arena Giardino të Kremonës dhe që me sa duket do të zhvendoset edhe për pak kohë gjatë verës në skena të tjera.


Titulli i spektaklit sugjeron shumë, jo vetëm shpirtin udhëheqës të talentit të Anbetës në krye të kësaj kompanie të krijuar në një kohë të shkurtër.
Sugjeron edhe pritjen e publikut për shkëputjen e balerinës nga skena e konkurrimit për spektaklet e saj.


"Finalmente Anbeta", vjen pas triumfit në garën e talenteve të "Amici", më 15 qershor, ku ajo fitoi kupën si artistja më e mira e të gjitha edicioneve. Në edicionin ku kish qenë konkurruese kishte dalë e dyta, por tashmë është i vetmi personazh i dalë nga "Amici" që ka arritur majat e profesionalizmit dhe suksesit


Pas tri orëve spektakël të nivelit të lartë mes 12 të rinjsh, shumë prej të cilëve talente të mirëfillta, mbrëmja televizive e "Canale5" e 15 qershorit, e titulluar "Sfida e Talenteve", do të kurorëzonte fituese Anbeta Toromani. Ajo ishte pjesëmarrëse mes gjashtë këngëtarëve dhe gjashtë balerinëve që vinin nga edicione të ndryshme të shkollës-spektakël "Amici", ndërsa juria që vlerësoi paraqitjen e tyre përbëhej nga ekspertë të muzikës e baletit, dhe gazetarë.



Anbeta fitoi garën dhe 50 mijë euro shpërblim.

Toromani, balerinë klasike, u bë menjëherë e njohur për publikun e gjerë italian pas konkurrimit në edicionin e dytë të "Amici", ku u rendit e dyta. Spikati menjëherë mbi të gjithë të tjerët për zotësinë dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm. Në fakt, Anbeta, deri në çastin kur erdhi në Itali për të konkurruar në "Amici", ishte balerinë e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.


Pas konkurrimit ajo u mbajt nga "Amici", ku edhe sot është pjesë e trupës së profesionistëve të spektaklit. Mes arritjeve të ndryshme të Anbetës gjatë këtyre viteve në Itali, përveç spektakleve televizive të Maria De Filippit, mund të përmendim çmimin Gino Tani (2004) për artet e spektaklit dhe çmimin Danza&Danza (2005), pjesëmarrja në operën Makbethi i Giuseppe Verdit, në rolin e perëndeshës së shtrigave.


shekulli​
 

Attachments

  • Anbeta%20Jose[1].jpg
    Anbeta%20Jose[1].jpg
    26.4 KB · Shikime: 18

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back