braziljania
Anëtar i Nderuar
Shpesh, një vizitë tek doktori fillon me peshën e trupit. Por a është pesha një tregues i besueshëm për shëndetin e përgjithshëm?
Këkimet mjekësore tregojnë gjithnjë e më shumë se pesha nuk është një indikator i besueshëm i shëndetit. Pavarësisht shqetësimeve rreth një epidemie shëndoshjeje, ka prova evidente se obsesioni i njerëzve për peshën është matësi kryesor i shëndetit, është i gabuar.
Kohët e fundit, raporti i Arkivës Ndërkombëtare të Mjeksisë krahasoi peshën dhe faktorët e rreziqeve kardiovaskulare ndërmjet 5.400 të rritur. Të dhënat tregojnë se gjysma e personave të shëndosë dhe një e treta e atyre mbipeshë ishin "fizikisht të shëndetshëm". Kjo do të thotë se pavarësisht kileve të tyre të tepërta, shumë të rritur mbipeshë kanë nivele të shëndetshme kolesteroli, presioni gjaku, glukoze gjaku dhe rreziqe të tjera për sëmundjet e zemrës.
Në të njëjtën kohë, gati një ndër katër persona të dobët - ata që bëjnë pjesë në peshën që konsiderohet e "shëndetshme" - faktikisht kishin të paktën dy faktorë të rreziqeve kardiovaskulare që normalisht shoqërohen me mbipeshën, tregon studimi.
Për të qënë të saktë, fakti i të qënurit mbipeshë lidhet me shumë probleme të shëndetit, edhe në studimet e fundit, personat mbipeshë janë më shumë të predispozuar për të patur probleme kardiovaskulare. Megjithatë shkencëtarët thonë se cuditërisht raporti i personave të shëndoshë dhe mbipeshë tregon që në fakt shumica e tyre janë fizikisht të shëndetshëm.
"Njerëzit e përdorin termin " i shëndoshë" ndonjëherë edhe në mënyrë diskriminative," thotë Mary Fran Soëers, një nga autoret e studimit dhe profesoreshë epidemologjie në Universitetin e Michiganit. "Në brëndësi të këtij termi ka një variacion të madh individësh të cilët duhet të identifikohen para se të jepen këshillat për shëndetin."
Të dhënat e një raporti nga studiuesit e Qëndrës së Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve dhe Institutit Ndërkombëtar të Kancerit , tregojnë se njerëzit mbipeshë duket se kanë jetëgjatësi më të madhe se sa të ashtuquajturit në peshë normale. Megjithatë shumë njerëz nuk janë të mendimit se personat e shëndoshë ose mbipeshë mund të jenë të shëndetshëm. Disa nga kërkimet e tjera të shëndetit i kanë kritikuar të dhënat e studimit të Qëndrës së Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve si corientuese, duke treguar se statistikat e vdekshmërisë nuk reflektojnë cilësinë e keqe të jetës dhe vuajtjet që shkakton mbipesha. Gjithashtu të dhënat janë kundërshtuar edhe nga shumë forume dhe diskutime ne internet duke thënë se janë mashtruese dhe fshehin faktin se personat mbipeshë kanë shumë më të prirur ndaj sëmundjeve kardiovaskulare sesa personat e dobët.
Një pjesë e problemit është perceptimi i gabuar që kemi rreth faktit sec do të thotë të jesh mbipeshë. Normalisht, një person gjykohet nëse është në peshë normale duke u bazuar në treguesin e masës së trupit ose B.M.I., e cila përllogaritet duke përpjestuar peshën me gjatësinë. Një Masë trupore normale është nga 18.5 deri në 25. në momentin që masa trupore arrin 25, personi konsiderohet si i shëndosë, nëse është 30 e më lart konsiderohet si mbipeshë.
"Njerëzit hutoen nga fjalët ose nga imazhet mendore që marrin," thotë Katherine Flegal, studiuese në Qëndrën Ndërkombëtare të Statistikave Shëndetësore. "Njerëzit mund të mendojnë se si mundet që një përson kaq i shëndosë të mos trë ketë probleme shëndetsore, por në fakt një person me masë trupore 25 mund të jetë totalisht i shëndetshëm."
Disa studime të Institutit Copper në Dallas kanë treguar se lëvizshmëria - e vlerësuar në bazë të mënyrës se si një person performon punët e tij rutinë - është një tregues shumë më i mirë i shëndetit se sa masa trupore. Në shumë studime, shkencëtarët kanë treguar se person që janë mbipeshë por arrijnë të kalojnë me sukses testet e lëvizshërisë kanë shumë rrezikshmëri për sëmundjet e zemrës shumë më të ulët se njerëzit që janë të dobët por që nuk janë në formë.
Në dhjetor, një studim i publikuar nga "The Journal" i Asocimit Mjkësor Amerikan, shqyrtoi vlerat e vdekjeve rreth 2.600 personash të rritur mbi moshën 60-vjecarë në 12 vitet e fundit. Vlerat e vdekjeve të njerëzive mbipeshë, ata me masë trupore nga 25 deri në 30, ishin pak më të ulëta se ata që kishin peshë normale. Vlerat e vdekjes ishin më të larta për ata me masë trupore mbi 35.
Por, zbulimi më i rëndësishëm ishte se niveli i lëvizshmërisë dhe të qënurit ose jo në formë, pavarësisht nga masa trupore, ishte parashikuesi më i fortë i rrezikut të vdekshmërisë. Ata me nivel më të ulët të lëvizshmërisë, e vlerësuar në bazë të testeve, ishin katër herë më shumë të predispozuar të vdisnin, sipas studimit në 12-vjecar, në krahasim me ata që ishin në formë të mirë fizike. Edhe ata që ishin shumë pak në formë kishin gjysmën e rreziqeve të vdekjes në krahasim me ata që kishin një nivel lëvishmërie gati baraz me zero.
Gjatë testeve të lëvizshëmrisë , bëhej si punë rutinë një ecje duke rritur shpejtësinë cdo minutë. Në këtë studim nuk duhej shumë mundim për tu kualifikuar "në formë". Për meshkujt, mjaftonte të bënin ecjen rutinë për të paktën 8 minuta, ndërsa për femrat mjaftonin 5.5 minuta. Personat që ishin nën këtë nivel, pavarësisht të shëndosë apo të dobët, ishin në rrezik të madh.
Rezultatet u rregulluan edhe në bazë të kontrollit të moshës, duhani dhe problemet ekzistuese të zemrës dhe përsëri lëvizshmëria dhe të qënurit në formë, jo pesha, ishin treguesit më të mirë të rrezikshmërisë së vdekjes. Stephen Blair, një nga autorët e këtij studimi dhe profesor në Shkollën e Shëndetit Publik Arnold, tha se mësimi që ka marrë nga ky studim është se në vënd të fokusohen në humbjen e peshës, doktorët duhet tu flasin pacientëvë të tyre rrëth vlerave të shumta që kanë aktivitetet fizike, pavarësisht nga masa trupore që kanë.
"Si ka mundësi që është kaq e vështirë të mendosh," tha ai "se një person mbipeshë ose i shëndoshë mund të jetë në fakt shumë i shëndetshëm dhe në formë shumë të mirë fizike?"
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI
gazeta RD*