Me kartë identiteti përdrejt Maqedonisë

ida angel

:)
V.I.P
Vijon kalimi me kartë identiteti përdrejt Maqedonisë

karte-identiteti2.jpg

Pogradec, 8 prill 2012, NOA – Tri ditë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes mes qeverive shqiptare e maqedonase për lëvizjen e ndërsjellë të qytetarëve vetëm me karta identiteti janë marrë edhe masat në kufi për kalimin e lirshëm të qytetarëve të dy vendeve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kalimi i qytetarëve me kartë identiteti në të dyja pikat kufitare të Qafë Thanës dhe të Tushemishtit në qytetin e Pogradecit vijon i qetë.

Policia kufitare shqiptare ka shtuar numrin e sporteleve për t’u shërbyer sa më mirë e shpejt qytetarëve.

Gjatë të shtunës për shkak edhe se ishte ditë pushimi kanë kaluar drejt Maqedonisë mëse dhjetra qytetarë me kartë identiteti.

Edhe pala maqedonase ka vënë në jetë këtë marrëveshje duke lejuar qytetarët shqiptarë të kalojnë me kartë identiteti për në shtetin fqinj.

Lëvizja me kartë identiteti përdrejt dy vendeve fqinje është një mundësi e mirë edhe për sezonin turistik.

Liqeni i Ohrit dhe manastiri i Shën Naumit janë dy vende tejet joshëse për qytetarët shqiptarë që duan të kalojnë një fundjavë larg zhurmës së qytetit, por edhe për të bërë pazar.

Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua më 1 dhjetor 2011 në Tiranë mes dy ministrave të Jashtëm respektivë, Edmond Haxhinasto dhe Nikola Popovski.

Kjo marrëveshje parashikon lehtësimin e lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve edhe vetëm me kartë identiteti.

Ndërkohë, prej dy javësh, marrëveshja për kalimin me karta identiteti është vënë në jetë edhe me Malin e Zi.

mit/noa.al
 
Re: Me kartë identiteti përdrejt Maqedonisë

Sa mire, se jo te gjithe kane lek te bejne passport :)
 
Titulli: Me kartë identiteti përdrejt Maqedonisë

Kjo eshte diçka shume pozitive per te dyja si per Maqedonin dhe per Shqiperine duke i dhene ndihme turizmit per te dyja vendet.
Levizja e lire rrit nr e mases ne sezone turistike...
 
Back
Top