Me fat Kurban Bajrami

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nesër është Kurban Bajrami, festa që simbolizon, sakrificën sublime të njeriut të përsosur, dhe shënjon kulmin e bindjes, besnikërisë dhe dashurisë ndaj Allahut të plotfuqishëm. Kuptimi i kurbanit dhe sakrificës në Islam, nuk qëndron në derdhjen e gjakut të një kafshe, por në aktin e bindjes. I Plotfuqishmi thotë:

‘Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj."



Thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human dhe më solidar, më mëshirues e bujar, që të ndihmohen të varfrit, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, që sofra e tyre, qoftë edhe vetëm gjatë këtyre ditëve të festës të jetë më e begatë” duke iu referuar ajetit kuranor, En-nisa 122, i cili thotë:

“ E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i fusim në xhenet, ku rrjedhin lumenjtë e ku do të jenë përgjithmonë"

Vëllezër e motra!
Me hajr e mbarësi festa e Kurban Bajramit!

1626737818757.png
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Gezuar festen miq, lumturia dhe dashuria mbizoterofte ne familjet tuaja :d
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Urime festen e Kurban Bajramit. Gezimi, Shendeti dhe Lumturia le t'ju shoqeroj juve dhe te afermit tuaj ne keto çaste festive.
Le te jete kjo dita e paqes, dashurise dhe miresise.
Miqesisht Darius
 
Top