Më e mira te një mashkull!

Love

βeℓℓe â๓e
Kur sheh një mashkull "a e ndan në copa", d.m.th shikon si është i bërë: shikimi, dhëmbët, shpatullat, duart dhe pastaj më tej?
Mënyra se si ti i sheh ato tregon mënyrën tënde të të dashuruarit.

sheh1.jpg

Flokët
Të gjatë dhe të butë, të shkurtër dhe të ashpër. I sheh dhe humb duke ëndërruar tek sa shtrini gishtërinjtë në flokët e tij. Bukur, por nuk është një shenjë e mirë...Kush sheh flokët është zakonisht një vajzë sipërfaqësore dhe e papjekur. Flokët përfaqësojnë anën sipërfaqësore. Dhe nuk është pa domethënie fakti që flokët janë ankthi i estetikës mashkullore. Po sepse ka të bëjë me frikën se mos i bien flokët. Nëse edhe ty të pëlqejnë flokët e dendur atëherë zbut anën tënde më të lidhur me estetikën dhe mos përbuz çdo kokë të mendueshme, por jo shumë të dendur në flokë.

Shpatullat
Sporti nuk të intereson, por nëse bëhet fjalë për një garë noti apo volejbolli ngulesh përpara televizorit që të shikosh ato shpatulla të gjëra që të duken më të mira se një tortë me çokollatë. Je një vajzë që ke nevojë për siguri dhe ke tendencën që të nënvlerësosh veten. Kush tërhiqet nga shpatullat e gjëra e muskuloze, sheh tek një mashkull, heroin e vërtetë. Ndihesh e pasigurt dhe nuk je e ndërgjegjshme për vlerat e tua, ndjen nevojën që t'i besosh krejtësisht atij, në mënyrë që të ndihesh e realizuar. Nëse ia thua atij je më e sigurt dhe ke qëlluar në shenjë, sepse meshkujt që i vlerësojnë shpatullat e tyre, kanë nevojë të dëgjojnë pikërisht këtë. Ke dëshirë të në shpatullat e tij? Thuaja, ai do të dëgjojë.

Të ndenjurat
Gjëja e parë që shikon. Me e keqja është se ka shumë mundësi që ti vazhdon dhe sheh atë pjesë të trupit dhe nuk e ke parë në fytyrë. Normalisht kjo duhet të vlente për djemtë, sepse janë ato që shohin këto pjesë të trupit tek vajzat. Megjithatë ato vajza që tërhiqen nga këto, kanë të zhvilluar në mënyrë të veçantë anën e tyre mashkullore. Do thotë që je e vendosur dhe di mirë atë çfarë do. Vetëm një dyshim? A nuk është frika për një raport serioz ajo që fshihet pas asaj që ti nuk e shikon në fytyrë, por aty?

Barku
Po mendon të mos shkosh më në fitness sepse duke u habitur pas muskujve të barkut të tij, rrezikon të vritesh dhe të rrëzohesh. Muskujt e barkut janë tipikë për meshkujt dhe kjo është arsyeja pse ato janë mjaft tërheqës sepse shprehin ndryshime midis mashkullit dhe femrës. Jo pa arsye meshkujt preferojnë femrat me pak bark të butë dhe rrumbullak, sepse i frymëzon në ndjenjën e nënës. Përveç kësaj të admirosh muskujt e barkut do të thotë që ke aftësi ta vështrosh deri në detaje. Por mos harro që këto muskuj kërkojnë shumë stërvitje prandaj zotëria me barkun perfekt nuk do ju përkushtohet shumë juve sepse do mendojë për palestrën.

Sytë
Të zinj e të thellë si nata. Apo blu dhe transparent si deti. Kush tërhiqet nga sytë është një vajzë romantike dhe e padjallëzuar. Sepse mendohet që të zbulohet shpirti i tjetrit nëpërmjet syve. Pastaj, është diçka klasike: edhe nëpër romanet dashurore, meshkujt kanë gjithmonë një shikim magnetik. Dhe jo vetëm kaq, sepse sytë janë pasqyra jonë e brendshme edhe pse nganjëherë nuk janë aq të thjeshtë për t'u lexuar. Sa herë të ka ndodhur që pas atyre syve të bukur fshihej një karakter i keq.

Goja
Vdes për buzët e trasha të Brad Pitt apo të tërheqin ato të hollat, por mjaft të ndjeshme. Nëse të tërheqin buzët e një mashkulli, je një femër mjaft sensuale, sepse të shohësh gojën, buzët, dhëmbët e tij është njësoj sikur po eksploron trupin e tij. Të adhurosh dhëmbët e tij është njëlloj si të vështrosh një buzëqeshje: shpreh dëshirën për pozitivitet, dëshirën për të jetuar. Por keni kujdes sepse edhe dhëmbët e ujkut te Kësulëkuqja ishin të bukur!

Duart
I vëren që nga përshëndetja e parë. Dhe jo të gjitha kemi të njëjtat shije: ka vajza që pëlqejnë duar të forta mashkullore (kush e di se si janë përqafimet) dhe të tjerat që çmenden për ato të hollat, e atij intelektualit. Zakonisht do të thotë që ke nevojë për kontakt fizik. Duke qenë e tërhequr nga duart, shpreh jo vetëm dëshirën për të shikuar, por edhe për të imagjinuar atë çfarë mund të bëjë. D.m.th dëshira për të eksperimentuar prekjen e nxehtë të lëkurës.
Burimi: telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top