Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Me diellin në flokë

verebiondegusht1oz6.gif

Të kesh ngjyrë të qartë si ari. Kjo është tendenca e re e stinës. Një tendencë që ka rregullat e saj: ngjyra duhet të jetë natyrale, në harmoni me fytyrën. Kurse fijet kanë sekretet e tyre. Ja të gjitha këshillat e ekspertëve të parukerisë

Të hirta, si Nicole Kidman apo ngjyrë mjalti, si Sarah Jessica Parker? Kjo pak rëndësi ka. Ajo që vlen vërtet këtë verë është ngjyra e verdhë në flokë. Për ta fituar, mund të ndryshosh tërësisht ngjyrën ose të mbushësh kokën me fije. Të lësh flokët në duart e parukierit ose t’u besosh duarve të tua. Edhe këtë mund ta bësh, por gjithmonë duke ndjekur këshillat e ekspertëve. Edhe nëse ke fatin të jesh bionde natyrale, mund ta shkëlqesh floknajën me nuanca më të qarta, për më shumë dritë. Por kujdes: për të qenë vërtet në modë, duhet të kesh parasysh që ngjyra të ngjajë sa më shumë natyrale, e pasur me reflekse, por pa kontraste të forta, gjithmonë me shkëlqim.



Reflekse nga duart e tua

Praktike dhe të thjeshta për t’u përdorur, produktet për lyerjen e kokës në shtëpi të japin mundësinë të kesh rezultat të njëjtë me atë që mund të përfitosh në sallonin e parukerisë. Por vetëm me disa kushte.

Duhet të lexosh dhe të ndjekësh me kujdes udhëzimet. Me produktet vetëpërdoruese, që hapin ngjyrën me dy ose tre tone, duhet bërë kujdes. Janë të përshtatshme vetëm në ato raste kur ngjyra bazë është gështenja e hapur. Nuk duhet të përdoren nëse floku ka ngjyrë gështenjë të errët ose të zezë. Ndryshe, rrezikon të përfundosh me flokë ngjyrë të kuqe në portokalli. Si alternativë për flokët e errët, shërbejnë fijet. Për të mos bërë gabime, duhet zgjedhur një produkt që krijon efekte të lehta, shumë pranë ngjyrës së flokut natyral. Ekspertët thonë se është thelbësore që floku të mos jetë i trajtuar më parë. Lyerjet e mëparshme, permanenti apo çfarëdolloj trajtimi tjetër, shton mundësitë që rezultati final të duket fals. Nëse do që të shmangësh reflekset portokalli, fijet duhet të realizohen një muaj pas lyerjes së fundit të flokëve.



Shkëlqe ngjyrën natyrale

Nëse nuk guxon të bëhesh befas bionde, ekziston një teknikë që të lejon të arrish rezultate shumë natyrale: quhen highlights, janë fije shumë të holla. Goditje drite, që përshtaten shumë mirë me ngjyrën bazë dhe të japin përshtypjen sikur flokët janë çelur nga drita e diellit dhe jo nga parukieri. Kush ka një ngjyrë natyrale bionde hiri, mund ta ngrohë ngjyrën duke vendosur në fillim një bazë bionde të hapur. Pastaj të realizojë highlights të arta dhe ngjyrë mjalti të përziera së bashku.

Një zgjidhje tjetër është i ashtuquajturi “efekti kalifornian” i look-ut, i cili përftohet me një teknikë që i ngjan zverdhjes së flokëve në mënyrë graduale nga dielli. Domethënë jo një ngjyrë bionde uniforme në të gjithë gjatësinë, por një efekt biond që fillon nga rrënjët, të cilat lihen pak më të errëta sesa majat.



Të ruash tonin perfekt

Nëse sapo je bërë bionde, ki parasysh se tonet e ngrohta tentojnë të zbehen, ndërsa ato të ftohtat, si platini dhe argjendi, humbasin shkëlqimin. Problemi zgjidhet në dy kohë. Para se të çelësh ngjyrën e flokut, trajtoje me produkte rigjeneruese, që veprojnë në thellësi dhe mbyllin luspat, duke e bërë sipërfaqen e flokut si pasqyrë. Pas lyerjes, ekspertët këshillojnë përdorimin e shampove dhe balsameve specifike për flokë biondë, që ndihmojnë në theksimin e shkëlqimit dhe në zgjatjen e ngjyrës. Janë produkte që duhet të përdoren rregullisht. Jo vetëm që mbajnë ngjyrën më gjatë, por zvogëlojnë rrezikun që ngjyra bionde të marrë një nuancë metalike. Ki parasysh edhe që flokët e lyer kanë nevojë njëherë në javë për një maskë ushqyese.

verebiondegusht11yi2.gif

Të mbrosh ngjyrën nga dielli

Sigurisht që nuk kemi ndërmend t’ju këshillojmë që për të ruajtur ngjyrën nga rrezet e diellit të mos shkoni në plazh. Kjo as na shkon ndërmend. E megjithatë flokët biondë janë vërtet shumë të ndjeshëm ndaj veprimit të rrezeve UV, sepse përmbajnë më pak melaninë, pigmenti që mbron edhe lëkurën. E nëse i shtohet kësaj edhe efekti i dekoloruesit, atëherë është e sigurt që në shtator vështirë se flokët e tua do kenë ndonjë ndryshim nga një mullar kashte. Ka një zgjidhje edhe për këtë. Të mbrosh kokën në mënyrë skrupuloze me një produkt specifik të pasur me filtra UV. Më të përdorshmit janë produktet spraj, të cilët jo vetëm që janë praktikë, por nuk e rëndojnë flokun. Nëse fijet janë shumë të thata, më mirë zgjidh një vaj solar, që e ushqen dhe e mbron flokun nga kripa. ا’pret? Bëhu bionde dhe shijo një verë ndryshe./R Jeta/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back