Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Shkruar nga Enver Robelli/ KOHA Ditore
Mbi keqinterpretimin e fesë islame nga nihilistët e rinj myslimanë, shembullin e Profetit Muhamed, i cili kundërshtonte dhunën ndaj femrës – dhe rolin e brushës së dhëmbëve në raportet mes burrit dhe gruas

1. Tufat e misrit

A është femra myslimane e barabartë me mashkullin? Fanatikët që e lexojnë Kuranin në mënyrë sipërfaqësore dhe me besim të verbër në dogma fetare shpeshherë e keqpërdorin Librin e Shenjtë për të shkelur të drejtat e femrës. Salafinjtë, vehabinjtë dhe ekstremistët e tjerë fetarë, të cilët për vete thonë se janë duke e (për)jetuar religjionin si në kohën e Profetit Muhamed, kundërshtojnë çdo interpretim të Librit të Shenjtë. اdo interpretim, sipas tyre, është mëkat, madje edhe dhunim i doktrinës themelore fetare. Kështu mendojnë dhe janë të bindur këta nihilistë të botës, të cilët edhe nëpër rrugët e Kosovës bien në sy me pamjen e tyre pothuaj jashtëtokësore: pantallona të shkurtra, zakonisht ngjyrë hiri apo të zezë, me xhaketa me ngjyrë depresive – dhe me mjekra. Derisa në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Sanxhak dhe në Bosnjë-Hercegovinë heshtazi po importohet një frymë jotolerante e islamit nga shkretëtirat beduine, në vende të tjera, ta zëmë në Egjipt, prej vitesh zhvillohet një debat i gjallë mbi interpretimin e Kuranit.

2. Hisja e burrit

Nuk është sakrilegj nëse sot - me arsye të shëndoshë dhe me urti - të diskutohet për disa formulime në Kuran, të cilat mund të kenë qenë të zakonshme për kohën kur janë shkruar, por nga perspektiva e sotme duken në kundërshtim me ecjen e botës. Për shembull në Kuran thuhet se “Allahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimisë) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra”. Ky urdhër u drejtohet me gjasë prindërve. Formulimi për trashëgiminë është diskriminues, nuk përshtatet në kohërat e sotme, është i padrejtë dhe i pavend. Nëse Kushtetuta e një vendi parasheh që femrat dhe meshkujt janë të barabartë, atëherë cili është mendimi i teologëve islamë në Kosovë e gjetiu në Ballkan mbi barazinë mes gjinive? Këtij debati teologët kryesisht i ikin, sepse historikisht jemi mësuar që imamët të pranohen si të pagabueshëm dhe mendimet e tyre të miratohen pa asnjë diskutim. “Mbylle gojën ti se hoxha e di më mirë!” – kjo ka qenë njëra nga porositë qortuese nga disa pleq të matufosur. Një formulim tjetër i diskutueshëm në Kuran është ky: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre”. اfarë do të thotë kjo pjesë e tekstit kuranor të përkthyer jo aq shkathtë nga teologu kosovar Sherif Ahmeti? Sipas Kuranit mashkulli thjeshtë ka gradë më të lartë se femra, rrjedhimisht i bie se vlera e femrës si njeri është më e ulët se ajo e mashkullit. Prandaj, gjithnjë sipas Kuranit, burri ka të drejtë ta rrahë gruan. Në rrethanat e sotme në diçka të tillë mund të besojë vetëm ndonjë i luajtur mendsh.

3. Rrahje me brushë

Suad Saleh, njëra ndër studentet e para dhe sot profesoreshë në Universitetin e famshëm Azhar në Kajro, ka folur së fundi për gazetën gjermane “Die Zeit” mbi rolin e gruas në fenë islame, duke shprehur disa mendime interpretuese përballë formulimeve në Kuran. Saleh thotë se vetë sjellja e Profetit Muhamend ndaj grave të tij tregon se ai ka qenë kundër rrahjes. “Nëse një burrë ka një grua shumë kryeneçe dhe nëse ai dështon me të gjitha përpjekjet, atëherë ai këshillohet që ta godas gruan me sevak në dorë”, thotë Saleh, e cila gëzon të drejtën të shkruajë edhe fetfa, ekspertiza juridike të bazuara në fenë islame. Tani lexuesit do të pyesin: çka në dreq është sevaku? ثshtë një brushë për dhëmbë! Sipas profesoreshës Saleh furça të tilla natyrore, me qime të dendura dhe të ashpra, janë përdorur nga Profeti dhe familja e tij. Pra, porosia e Muhamedit lidhur me rrahjen e femrës/gruas është shumë simbolike dhe, në fakt, me vetë shembullin e tij Profeti ka treguar se kundërshton dhunën ndaj femrës. Duke mos respektuar të drejtat e femrës fundamentalistët fetarë tani shkelin fenë dhe porositë e Profetit, madje furçën e Muhamedit e përkthejnë si hu gardhi, bisht sëpate, dru stufe, tërkuzë etj. Sipas profesoreshës Saleh edhe detyrimi i femrës që të bart nikabin, shaminë që mbulon gjithë fytyrën, me përjashtim të syve, është në kundërshtim me islamin. Ajo me një rast ka thënë se kur kishte parë një femër me fytyrë krejtësisht të mbuluar ishte tmerruar nga kjo pamje. Sipas saj askund në Kuran nuk shkruan se femrat duhet të mbulojnë fytyrën. “Nikabi nuk ka asgjë të bëjë me fenë islame”, mendon Saleh. Për shkak të këtij konstatimi të guximshëm ajo ishte kërcënuar me vdekje nga një predikues islamist, ndërsa një anëtar i Këshillit të Lartë Islam në Egjipt kishte ngritur padi kundër saj. “Burrat nuk dëshirojnë që femrat të bëjnë karrierë. Sidomos teologët tanë nuk dëshirojnë që ne të kemi sukses”, ka thënë njëherë Suad Saleh. Ajo e kishte fjalën jo vetëm për Egjiptin, por pothuaj për të gjitha vendet me shumicë myslimane.
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruan?

e te lumte na te lumt qe ka mbete et tjeret me na mesu islamin se na nuk po e dina.eeeeeeeeeeeeeeeee pse nuk pyesin si me prish dajak burrin qe nuk merr vesh po veq gruan sa qudi.
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Femra rrihet vetem me kembe, s'po them me cilen :p

Sa me larg riteve mesjetare, aq me prane zhvillimit.

Thuajini stop kultures se importuar beduine, kultura jone eshte me e lashte, me e hapur, me e zhvilluar dhe me e pasur.
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Jam kunder çdo lloj dhune qe mund te behet mbi femren.
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Po nuk pati nje gur me qoshe nuk behet puna e sakte

ps : Guri te jete graniti qe mos thyhet lehte lol lol
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Ne s'jemi objekt qitjeje!

Ahahahha Ida, nga mund ta kete prejardhjen etimologjike kjo fjal qitje LOL

Vertete s'jeni ?
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Jam kunder çdo lloj dhune qe mund te behet mbi femren.

edhe ne sex e siper ??? upssss harrova ti se ke provuar akoma LOL LOL LOL

femra nuk goditet eshte ligj vetem me trendafil mund ta godasesh dhe kjo gje pasi te kesh hequar gjembat :D
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Ne asnje menyre nuk duhet rrahur femra pa deshiren e saj .

pikerisht vetem kur e lejon ajo duhet rrahur pro kesaj jam dhe une,ketu ne al na mbyten femrat qe i rreh burri ,vete i lejojne,duan te rrihen dhe mbarjne nganje rrahes
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

pikerisht vetem kur e lejon ajo duhet rrahur pro kesaj jam dhe une,ketu ne al na mbyten femrat qe i rreh burri ,vete i lejojne,duan te rrihen dhe mbarjne nganje rrahes

ME GUSTAS TU si thote dhe ai kengetari
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Ka dal dhe nje mode e re ne shqiperi,,,,,,,,,,,,,,femra rreh burrin!
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Ka dal dhe nje mode e re ne shqiperi,,,,,,,,,,,,,,femra rreh burrin!

eshte po e njejta gje sikurse me femrat ,ju pelqen dhe atyre
mua me ben cudi ,ne e kane dashuruar ndonjehere veten apo jo keta njerez

ps.taku me gusta el tu opinion doje te thoje?
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

me rryp .....
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

jam kundra dhunes ' jo vetem te femres, por dhe te femijeve, te pleqeve, te burrave etj.

por ka raste qe dhuna te imponohet dhe je i detyruar ta perdoresh .

(ka femer te te fut ne shuplake te plas qyrret )

atehere jam i detyruar te bej response mund ''edhe ta vras'' sepse nese morali i femres eshte i pa prekshem nje here, i mashkullit eshte i pa prekshem 10 fishin.
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

por ka raste qe dhuna te imponohet dhe je i detyruar ta perdoresh .

(ka femer te te fut ne shuplake te plas qyrret )

atehere jam i detyruar te bej response mund ''edhe ta vras'' sepse nese morali i femres eshte i pa prekshem nje here, i mashkullit eshte i pa prekshem 10 fishin.

Do beni kush eshte me i forte kshu ? Domosdo do vesh nderin ne vend ti, se ta fusi n'shpulle ajo, ti duhet ti biesh me grusht. Ti me grusht ajo me shkelm, dhe vazhdon ndeshja. :yahoo:

p.s. pse ka femra qe t'bien vete me shpulle dhe te plas .... ato as emrin sja them dot, e para ? wow. Lol
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Do beni kush eshte me i forte kshu ? Domosdo do vesh nderin ne vend ti, se ta fusi n'shpulle ajo, ti duhet ti biesh me grusht. Ti me grusht ajo me shkelm, dhe vazhdon ndeshja. :yahoo:

p.s. pse ka femra qe t'bien vete me shpulle dhe te plas .... ato as emrin sja them dot, e para ? wow. Lol

shpullen vetem plumbi ja ver kapakun se me shpulla rrifen femijet jo burrat.

kurr skam prek femer me dore per keq,, shpresoj qe te jete afatgjate kjo.
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

"Femrat nuk rrihen as me lule". Nuk e di kush e ka thene i pari, por me gjen dakort kjo shprehje....
Do te thoni se kjo eshte disi kalorsiake, dakort, por une si "Xha Sulua" c'duhet te them?
Femra e ka vendin pas burrit........Lere me mire Sulo se....s'te shkon...
 
Xha Sulo me pelqen shume ajo shprehja!
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

eh un zakonisht i rraf femrat shum biles me pelqen kjo gje dhe atyre i pelqen femra rrifet me i gjo qe se them dot po e ka bo zoti e don ate te rrafme hahahaha
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Me rreh sbon veq me ja zon flokt me dere e me ngre per hunde deri sa ti bijn fije per fije bon
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Ne fene islame rrahja e gruas eshte e lejuar bile e urdheruar, ketu poshte jam duke sjelle disa pjese nga Kurani qe flet pikerisht per kyte gje.

Ketu "Zoti" flet me Muhamedin ne forme obligative,ky ajet eshte i obligueshem ne kuran.

sura nisa 4.ajeti 34, Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni frike kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje t'i largoni nga shtrati (e më në fund), edhe t'i rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Do ishte me mire sikur tema te ishte me ca mjeti duhet rrahur burri....
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Ata te cilet e kuptojne gjuhen angleze, ketu nje dijetar Islam e sqaron bukur shume dhe shkurtimisht kete ceshtje:

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=Wp3Eam5FX58]YouTube - Wife Beating in Islam - The Rules[/ame]

Paqe =)
 
Titulli: Me çfarë mjeti duhet rrahur gruaja ?

Eshte nje lloj mjeti qe te shkakton dhimbje te embel ..jam teper dakort per nje rahje te tille ..lollllllll
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top